Kapshticë, efektivi gjendet pa shenja jeta

Bora Basholli

Një efektiv policie i Drejtorisë rajonale të kufirit është gjetur i pajetë mëngjesin e së shtunës në ambientet e doganës Kapshticë.

Ajet Beqo, rreth 62 vjeç, ka ndërruar jetë në krye të detyrës.

Burime nga policia bënë me dije se efektivi i kufirit u gjend pa shenja jete në makinë nga kolegët e tij.

Sipas të dhënave të para, vdekja e 62 vjeçarit me origjinë nga Kolonja e banim në Korçë ka ndodhur për shkaqe natyrale, shkruan Vizionplus.

Ai kurohej prej kohësh për probleme kardiake, ndërsa ka qenë I vetëm dhe pa mundësi ndihme kur ndërroi jetë në vendin e punës.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *