Radhë të gjata janë shënuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, në Kapshticë dhe në Kakavijë, për shkak të kthimit të emigrantëve ne vendet e tyre të punës, pas festës së Pashkëve. Gjatë 24 orëve të fundit rreth 3 mijë emigrantë kanë kaluar kufirin në Kapshticë. Pala greke ka kthyer dy emigrantë ditën e djeshme, duke iu vendosur gjoba marramendëse deri 1200 euro. Ndërkaq numri i emigrantëve, të cilët kthehen në vendin e tyre të punës pritet të jetë më i lartë në orët në vijim, ndërsa puna në këtë pikë kufitare vijon me intensitet.