Kapshticë, kapen 16 refugjatë sirianë; mes tyre 8 fëmijë e foshnja dymuajshe

Elton Tafaruci

Plot 16 refugjatë sirianë janë kapur këtë të mërkurë nga patrullat e shërbimit të Policisë Kufitare në pikën e kalimit të Kapshticës, mes të cilëve 9 fëmijë dhe njëri prej tyre dymuajsh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 të mesditës pranë fshatit Vërnik të Rrethit të Devollit, në zonën e quajtur në drejtim të piramidave. Mes të ndaluarve mësohet të jenë 4 meshkuj dhe 3 femra.

Pas marrjes në pyetje nga forcat e Policisë Kufitare është mësuar se, shtetasit sirianë kanë dashur të kalojnë tranzit në Shqipëri, me synimin për të vijuar udhëtimin drejt Serbisë e me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Për veprime të mëtejshme me këta refugjatë të paligjshëm është njoftuar sektori i emigracionit dhe pritet kthimi mbrapsht i tyre.

Share This Article
1 Comment
  • te kthehen Mbrapsh nga kan ardhur.kalimi i tyre ne teritorin shqiptare rrezikon Turizmin ,dhe aktivizon levizjen ilegale ,icili ndikon negativisht ne mardhenjet me kancelarit. glandestinet i udhezon fqinji jugor.Qellimi i tyre te demtoje politiken shqiptare ne mardhenje me austrine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *