Agjentët e antidrogës zhvilluan një operacion dhe arrestuan 2 persona të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare thanë se të arrestuarit në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare, janë Baki Jaçe, 21 vjeç, banues në lagjen nr. 12 dhe Alfred Hoxholli, 33 vjeç, banues në Zëmblak. Arrestimi u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar Kapshticë, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 11,3 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa, një mjet tip “Mercedes Benz”, me targa AA 602IO, në pronësi të Hoxhollit dhe 2 celularë. Destinacion i drogës ishte Greqia.
