Drejtoria e Rajonale e Policisë Kufitare dhe Migracionit arrestoi dje të dyshuarën Alma Rakipi, 39 vjeçe, banuese në Korçë. Sipas hetimeve të kryera rezulton se ajo ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet doganës Kapshticë dhe kundrejt shpërblimit 450 euro, dy emigrantë të paligjshëm me inicialet E. Q., dhe F. R. Pas kapjes së klandestinëve u bë zbulimi i skemës së trafikut dhe identifikua e dyshuara Rakipi, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.
