Një shtetas grek që po hynte në territorin shqiptar për disa ditë pushime nëpërmjet pikës së Kapshticës, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak. Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në zonën neutrale dhe viktima është Gergios Konstandin Giannkos, 63 vjeç, banues në Selanik. Nga këqyrja e kufomës rezultoi se i ndjeri nuk ka shenja dhune dhe se vuante nga zemra. Trupi i viktimës u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.
