“Kapuçonët e zinj” në “Allianz Arena”

anazapta

Një grup njerëzish misteriozë shkaktoi habi në turmën e tifozëve në “Allianz Arena”, gjatë ndeshjes së Bajernit me Hertën. 11 të panjohur, të gjithë të veshur me pelerina të zeza me kapuçë, u ulën në rresht dhe u panë teksa bënin gjeste të sinkronizuar gjatë takimit. Të ulur në radhën e gjashtë nga poshtë, pranë vijës së mesit të fushës, përballë kamerave, 11 misteriozët u shfaqën edhe në ekranet anembanë botës. Një tifoz, Torsten Schmidt, tha: “Ishte shumë e çuditshme. Qëndruan të qetë për një kohë të gjatë, pastaj kapeshin për dore, ngriheshin njëherazi në këmbë e më pas uleshin. Të gjithë aty rrotull u hutuan.

Disa qeshnin, disa të tjerë dukeshin të habitur. Ishte vërtet gjë e çuditshme”. Misteri rreth këtyre njerëzve shtohet edhe më tepër nga fakti se simboli që kishin mbi pelerina është shfaqur javët e fundit në vende të ndryshme të botës dhe ende askush nuk ia di kuptimin. Ky simbol u shfaq për herë të parë më 20 tetor, në një hologram në malin përballë Rio De Zhaneiros në Brazil, ndërsa 24 orë më pas në Hackeny Marshes në Londër. Në fushat e futbollit amator në kryeqytetin anglez u panë dhjetëra topa të vegjël të zinj si dhe një shumë i madh, me diametër tre metra, ndërsa më pas i njëjti simbol u shfaq në tabelat e famshme të reklamave në Nju Jork. Në mënyrë të përsëritur, së bashku me simbolin, është shfaqur edhe mesazhi #WINNERTAKESEARTH, që do të thotë “Fituesi merr Tokën”.

 

Share This Article
3 Comments
  • Disa thone se eshte fushate marketingu e Samsung disa te tjere thjesht fushate marketingu

    Ne fakt ne stadiumin e munchen u paraqiten 11 “kapucone”.(Po aq sa lojtare ka nje ekip futbolli ne fushe)
    Jane shfaqur:
    Ne Brazil
    Ne gjermani
    Ne angli
    Ne itali

    Behet fjale per nje sesion marketingu per kupen e botes brazil 2014 :)))

  • – Na tregoni kishin bileta per vendet ku ishin ulur ,me cfare monedhe i kishin blere ,a kishte resto pagesa dhe kush jua ktheu …………………………………..boooooo

  • ej shqipe me hy me sqaru mire ket muhabet duhet nji nate dimri po nuhabeti eshte se jane superr jane nje bote tjeter jene ne boten e tyre dhe nuk i arrin dot njeri per kete jam i bindur nuk eshte marketing dhe budelliqe qe thone,nqs ishte marketing ne ca menyre u be marketingu ne kete moment dhe pse nuk i kapen kamerat e mediane gjate ndeshjes por vetem paparacet,etj…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *