Kaq e vështirë puna e urbanëve?!

anazapta

Letër e nënshkruar

Pjetër Bubaj, Rubik

E  dashura  DITA! Marr  shkas nga njoftimi I djeshem per greve te autobuzeve ne Tirane dhe dua te them disa gjera se si eshte  problem I autobuzve ne vendet e Europes (Itali). Atje biletat e urbanëve shiten në kioska te ndryshme dhe ne lokalet ku shitet shtypi etj. Si dhe ne shume lokale te tjera bile edhe me shumic e per cdo  bleres. Ne Autobuza biletat timbrosen nga vete udhetari ku shenohet nr.data dhe ora e akomodimit ne aparaturen perkastese  te instaluar ne autobus. Udhetaret kontrollohen gjate  rruges nga persona te caktuar nga kompanite e tyre. Bileta e pa timbrosur eshte e pavlefeshme dhe te jepet bilete tjeter me gjobe ose te zbresin. Autobuzi ndalon v etem ne vendin e caktuar dhe vonesa per nisje eshte shume e shkurter duke u nisur nga stacioni qofte dhe pa pasagjer. Bileta ka afatin e udhetimit ku per dite te zakonshme koha e udhetimit me nje bilete eshte nje ore, kurse ne ditet e Djela dhe festat publike eshte kater ore. Me nje bilete udheton me dy e me shume autobuza por brenda kohes se biletes. Ne linjat me problem eshte vendosur kontrollor ne autobus apo ne tram qe kontrollon te gjithe biletat. Edhe atje behen greva po ato behen per rritje page te punonjesve. Kurse ne Tirane, autobuzave u mungon aparatura e timbrimit, biletat jane ne dore te fatorinos qe ne shume raste marrin vetem leket pa te dhene bilete, a nuk eshte menyre abuzimi te cilin duhet ta rregulloje vete kompania apo shoqata. Si dhe krijohen incidente dhe ne shume raste fatorino therret me ze te larte per te mos thene pa kulture sherbimi. Ne cdo autobus do te presish bilete, qofte dhe per nje stacion distance. Biletat jane pa kohe afati per te gjithe ditet e javes pa patur parasyshe te djelat dhe festat. Autobuset ecin shume ngadale gati sa nje kembesor dhe qendron shume ne stacione me arsyen per tu mbushur. Ne autobuz nuk shikon asnje polic apo kontrollor por eshte lene cdo gje ne dore te fatorinos. Atehere si mund ti themi kesaj greve te organizuar nga shoqata e autobuzve kur konstatohen gjithe keto mangesi dhe kerkojne  rritjen e cmimit te biletes ne dem te qytetarve shqiptare. Kur do te regullohen keto probleme ne vendin  tonë aman! Nderime e respekt te pambarim  per ju dhe redaksine tuaj te mbrekullueshme.

Share This Article
3 Comments
  • Shume e veshtire eshte dhe ja pse!
    Ne transportin urban eshte bere ZOTERUES …..MONOPOLI!!!
    Per 23 vjet rresht ne cdo linje urbane “KENDON” vetem nje kompani dhe pasi merr licencen e ka paguar PERQINDJEN E MAJME,ka bere si te doje me kete pune!!
    Kemi 23 vjet,qe nuk shohim asnje kontrollor shteti ne keto linja,vec atyre te vete pronareve!!!
    Nuk ka asnje NUMER TELEFONI PA PAGESE,qe te informohet shteti per shkeljet ne URBAN!!!
    Perderi sa nuk kontrollohen FITIMET ditore,mujore etj,doemos,qe ata do te kerrkojne rritje cmimesh!!!
    PERVEC KORRUPSIONIT DHE MAFIES,KETU NUK KA ASNJE PROBLEM!!!
    Qeveria ne se do,mund ta zgjidhe kete LEMSH me URBANET FARE LEHTE:
    -LE TE SHPORRE MONOPOLIN,TE LEJOJE INISIATIVEN E LIRE TE CDO PRIVATI I INTERESUAR PER KETE PUNE dhe PA ASNJE KUFIZIM te pranoje FALIMENTIN E FIRMAVE qe nuk mund ta perballojne kete biznes!!!
    Ne se qeveria hesht dhe i nensjhtrohet kercenimeve te tyre,KJO DO TE THOTE SE ESHTE BERE PALE ME MAFIEN!!!
    HIQNI MONOPOLIN,ZOTI RAMA dhe zgjidhet problemi!!!
    KJO QEVERI PO PUNON ME HAPAT E BRESHKES,se ministrat jane te PA AFTE per te marre NISMA te guximshme pa lejen e KRYEMINISTRIT!!!
    HIJA E BERISHES,VESHTIRE SE HIQET!!!

  • shoqerija qe ka fituar tenderin per transport eshte pale me shoferet dhe faturinot te cilet vjedhin nje pjese te mire te te ardhurave nga biletat qe shesin gjithmon fatorinot ndajne parat me shoferet.
    kudo behet greve per uljen e cmimeve ndersa punonjesit e kesaj kompanije transporti q e eshte fituse tenderit duan te rritin cmimin e biletes.perversitet me te madh nuk gjen ne asnje vend te botes se qytetruar.
    bashkija qe zoteron trasporin urban ne tirane po dhe bashkite ne qytete te tjera te modernizojne kete sektor duke vendosur ne autobus cekinin e biletave dhe fatorinot te bejne veten kontrollin e biletes.keshtu permirsohet gjendja ekonomike e kompanise,nuk do rritet cmimi i biletes nuk do vidhen te ardhurat nga biletat dhe njerzit do clirohen nga kjo cmenduri kolektive.a mund ta beje bashkija kete.them se po.po edhe bashkija eshte perfshire ne kete cmenduri kolektive ajo rri ne pritje te bisedimeve me qeverrine qendrore se ciles ne se meret me kete duhet te tregoi se shteti ekziston….

    • Nje punonjes(kontrollor) i nje firme transporti urban ne Tirane me thote nje dite:
      -Marr nje rroge 300 mije leke te vjetra ne muaj dhe cdo dite edhe nga nje 10 mijeshe nga fatorinot!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Shqeva syte:
      Po nje firme mund te kete 20 fatorino ne turn per nga 10 mije leke ……..HEU,o popull e shikoni cfare LUHET KETU????
      O shtet!
      Nxirr njerezit e tu dhe kontrollo se cfare QAMETI PO BEHET ME MILIARDAT E POPULLIT dhe ti me thua se nuk ke pare per t’u dhene pensionisteve!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *