SMS në DITA
Në 0689073730
Popullit në qafë i ke rënë / I paudhë gjithmonë ke qenë / Nuk ke bërë asgjë për të qenë / Ligjet e mafies ti i di mirë / Të mbërthen e s’të lë të lirë / Karakterin tënd ajo e njohu mirë / Në shërbim të saj të futi me dëshirë / Për kontributin tënd të vyer / Ajo mirë të ka shpërblyer / U fute e s’del dot / Për atë ti derdh lot / Ti atë e mbron pa masë / Se ke frikë mos të vrasë / Mafia të ka vënë detyrë / Të bësh terror, kaos e rrëmujë / Kur ti vihesh në siklet / Thërret si bisha e ulëret / Në 23 vjet e pak / Nga goja jote ka dalë vetëm farmak / Ti ke qenë i paudhë / Shqiptarët s’i ke dashur kurrë / Nga marrëzia në marrëzi / Këto gjëra i bën vetëm ti / Hiqesh sikur vendin e do / Kundër tij gjithmonë punon / Skenarin e trazirave Sali ke nisur / Të bësh punë të fëlliqur / Marrjen e statusit ta pengosh / Fajin Edi Ramës t’ia ngarkosh / Harxhon energji e para / Për të bërë katrahura / Por ç’e do se s’të del / Kocka në fyt po të ngel. Nexhi
