Kaq të pacipë me dekriminalizimin?!

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Dëgjoj herë-herë panelet e organizuara për tema të ndryshme politike, sociale apo ekonomike. E para pa dyshim është më zhgënjyesja. Z.Shehu, (Tritani) për mendimin tim është nga ata që siç përdoret rëndom, nuk arrin kurrë pulën nga kopshti. Pak a shumë ai tha se gjëja më e rëndësishme që na lanë “amanet” ndërkombëtarët konsistonte në dy fjalë, dekriminalizoni parlamentin.

Nuk e kuptuam pasionin e doktorit të “vogël” për të dënuar kriminelët parlamentarë. Megjithatë po mundohem të denoncoj te Tritani disa të tillë. Në 97-ën ku gjetën vdekjen më se 3000 vetë, zotëria ishte në parlament në shumicë ligj-vendosëse.

Po në pushtet ishte ky farë doktori kur u shkrumbosën së gjalli më shumë se 30 vetë në Gërdec. Po ashtu ky deputet bashkë me mbi 70 të tjerë vranë në mes të ditës e në bulevard 4 të tjerë krejtësisht të pafaj duke kërkuar paqësisht të drejtat e mohuara. Tani ky e soji i tij na kërkuakan që kryeministri aktual të zëvendësojë organet e pavarura duke arrestuar deputetë të kriminalizuar.

Sikur Edi të kishte një mundësi të tillë virtuale, do t’i sugjeroja që Tritanin ta arrestonte të fundit, që të kishte kohë të mblidhte trurin e mos të fliste marrëzira në gjyqin e tij të paktën duke u arsyetuar me paaftësinë e vet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *