Karabeci: Me tifozët tanë e mundim Partizanin!

redaktor

Humbja 3-0 me Laçin në transfertë vazhdon të përjetohet keq në kampin bardheblu, edhe për faktin që kjo disfatë përveçse e spostoi Tiranën në vendin e dytë, erdhi në prag të derbit me Partizanit. Erando Karabeci, i cili mungoi ndaj kurbinasve për arsye shëndetësore, këmbëngul se rezultati ndaj skuadrës së Armando Cungut është i gënjeshtërt.

“Rezultati 3-0 nuk tregon atë që dhanë të dyja skuadrat në fushën e blertë. U ndëshkuam nga një gabim i portierit, që ndodh në futboll, krijuam raste të shumta për shënim, por ishim të pafat. Sidomos në pjesën e dytë kemi dominuar në lojë ndaj Laçit. Unë isha i sëmurë dhe e ndoqa sfidën nga televizori. Të them të drejtën vuaj më shumë kur e shoh nga skuadrën time kur mundet.”- tha ai.

Karabeci nuk është stërvitur me skuadrën as në seancën e së martës, por siguron se nuk do të mungojë në derbi.

“Me 100% do të jem në derbi. Sot nuk jam stërvitur sepse kisha nevojë edhe për një ditë pushim, por të premten do të jem gati.”- deklaroi mesfushori.

26-vjecari inspirohet nga prania e tifozëve bardheblu në Qemal Stafa për të besuar te suksesi me rivalët e përjetshëm ndërqytetës.

“Ne kemi patur një ecuri të mirë, nëse merr parasysh faktin se na kanë munguar tifozët. Tani që do të jenë në stadium do të kemi më shumë shanse për të fituar.”- vazhdoi më tej ai.

Ndërsa terreni i mrekullueshëm i impiantit kryeqytetas, është një garanci për një përballje sketkakolare në aspektin e cilësisë.

“Sigurisht që terreni i Qemal Stafës do të ndikojë në cilësinë e ndeshjes. Një fushë e mirë gjithmonë të jep mundësinë të shprehësh futbollin më të bukur.”- përfundoi Karabeci.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *