Karagjozët e Shqipërisë

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Trompet’ e këmbanë!

Dhe lepuj në ferra!

Njëri kapedan,

Stallieri me derra!

 

Cjap që shkon për lesh,

A dhi e zgjebosur,

Tjetri del’ e zezë

Me xhel e i pudrosur!

 

I rrjedhuri të vret

E të shan me libër,

I vetmi në planet:

Gjarpër edhe tigër!

 

I dyti si kone

Leh në Berlin,

Pëllet në Bruksel,

Të shet në Athinë!

 

Si Baka me Zekën,

Njësuar me hiçin,

Kur plaku tund stekën,

I riu bën çiçin!

 

Më thuaj o sovran,

I lindur filozof,

Ç’djall emrash kanë,

Këta dy gallofë?

 

Nga Koli J.Dano

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *