Karakteristika të njëjta? Ka një arsye të çuditshme pse shumica e çifteve ngjajnë me njëri-tjetrin

time

Ne ndeshim shpeshherë faktin që shumë çifte të martuara duken më shumë si vëlla e motër sesa si partnerë mes tyre. Dhe supozojmë se kjo ndodh ngaqë ata kanë shpenzuar shumë kohë së bashku, aq sa marrin hijen e njëri-tjetrit. Madje, kur fillojnë të vishen njëlloj dhe marrin veset e njëri-tjetrit, ne mendojmë se edhe kjo është një gjë shumë këndshme. Por kur karakteristikat e tyre janë aq të ngjashme saqë duken si binjakë?!

Elite Daily raporton se në sajë të një studimi mjekësor, ne e dimë arsyen e kësaj dileme. Dhe përgjigja është: Për shkak se çiftet e martuara mund të ketë gjene të ngjashme mes tyre. Po, pikërisht.

Hulumtuesit në universitetet e Pensilvanisë, Kalifornisë dhe Bostonit kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë gjasa për t’u martuar me dikë me të njëjtën origjinë. Para ditëve tona, udhëtimeve të lira dhe flirtimeve online, njerëzit nuk kishin në të vërtetë ndonjë zgjidhje, përveçse të lidheshin (dhe riprodhoheshin) me njerëzit brenda komunitetit të tyre lokal.

Botuar në PLOS Genetics, studimi gjeti modelin e çifteve të bardha që martoheshin dhe që kanë fëmijë brenda tyre si një zakon i përsëritur me kohën. Me sa duket, njerëzit me prejardhje hebreje, nga Evropa Veriore dhe Jugore kishin më shumë gjasa për t’u martuar me dikë me të njëjtën prejardhje gjenetike si veten e tyre. Për fat të mirë, ata studiuan familjet mbi tre breza dhe zbuluan se kjo tendencë çiftimi me dikë që ndan të njëjtën prejardhje është në rënie me kalimin e kohës.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • “Hulumtuesit në universitetet e Pensilvanisë, Kalifornisë dhe Bostonit kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë gjasa për t’u martuar me dikë me të njëjtën origjinë.”
    uau çfar zbulimi i madh!?
    70 vitet e fundit njeriu ka mundur të lëvizë me një shpejtësi të madhe nga një vënd në tjetrin!flasim për kohën e fluturimeve ajrore,dhe kjo lloj lëvizjeje është bërë popullore vetëm këtë shekull!!deri para 120 viteve njeriu ka lëvizur shumë ngadal,në hapsira të ngushta!
    kjo është një nga arsyet e martesës në një rreth të ngushtë!
    një tjetër arsye është ajo e njohjes së gjuhës zakoneve të palës tjetër!!
    kjo e dyta është më shumë për mbarvajtjen e mardhënjeve në një rreth më të gjërë se çifti!pra në familjen e të dy palëve dhe në fisin e tyre!!kuptohen më kollaj dy familje nga tropoja,nga shkodra,nga vlora,nga gjirokastra,se sa dy familje njëra nga saranda e tjetra nga tropoja!!dhe këtu flasim për të njëjtën gjuhë,për të njëjtin komb!!
    dy familje,njëra nga kina e tjetra nga spanja kanë shumë më shumë probleme për tu kuptuar se gjërat që i lidhin!!
    gjuha është një pengesë që kapërxehet lehtë nga çifti,jo nga familja e fisi!ajo mësohet dhe shpesh shumë kollaj!!zakonet?!mund të mësohen,por është e vështirë,do shumë kohë të këthehen në zakone!!
    këtu flas për çiftin e jo për familjet e tyre dhe fiset e tyre!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *