Karambol në Fier, 2 të lënduar, u përfshinë 3 makina. Shoferët “humbasin kontrollin”

time

Që prej nisjes së kësaj vere aksidentet rrugore nuk kanë reshtur duke u kthyer në një problem serioz edhe për shoferët më të kujdesshëm.

Në një karambol është bërë këtë pasdite në qytetin e  Fierit duke u përplasur me njëri tjetrin tre automjete në lagjen Konferenca e Pezës, pranë shkollës së muzikës.

Në vendngjarje ka arritur policia rrugore e cila menaxhoi trafikun e krijuar si edhe ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë dy personave që mbetën lehtë të lënduar nga aksidenti.

Fatmirësisht, raportohen vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se me 25 qershor në aksin Fier Vlorë u shënua aksidenti tragjik, si pasojë e të cilit u shua familja prej katër anëtarësh të cilët ishin rikthyer në shqipëri për pushime, ndërsa me 27 qershor, drejtuesi i mjetit Audi u la në arrest me burg duke rrezikuar deri në 20 vite burgim.

 

m.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • ´humbjà e kontrollit demton aq rend veturen perpara – gati 1/3 e vetures ka hy mbrenda- vetem kur je me nje shpejtesi mbi normale! Rruget e Shqiperise nuk jane per shpejtesi se n’autostrad te dell papritur ne lope, nje kerr aty ku nuk duhet sepse nuk ka as mbrotje as paralajmerin te kryqezimit te autostrades me rruge anesore!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *