Rama: Rruga Kardhiq-Delvinë do jetë gati brenda këtij viti

Ornela

Në lotin e katërt të aksit Kardhiq-Delvinë punimet kanë kaluar 50% të volumit dhe ky aks i rëndësishëm veçanërisht për turizmin pritet te përfundojë ne fund te vitit te ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama shkoi të inspektonte ecurinë e punës në këtë rrugë, përfundimi i së cilës do të evitojë Qafën e Muzinës, duke shkurtuar me 1 orë lidhjen e Tiranës me Sarandën.

“Duhet bërë një projekt siç e ka gjithë bota normale, që aty ku gërryhet mali ose kodra për arsye të veprës, të krijohen kushte për rehabilitim. Është tamam si një plagë që çan dhe e lë në qiell të hapur. Volumi i punës është shumë i kënaqshëm. Sfida jonë është që jo vetëm të bëjmë rrugë ku të kalojnë njerëzit, por edhe rrugë cilësore, të qëndrueshme dhe nga pikëpamja mjedisore të pakontestueshme. Kështu që është shumë mirë, por duhet të bëhen të gjitha këto që të kurohet çdo lloj detaji që të jetë rrugë model”, deklaroi Rama.

Aksi Kardhiq-Delvinë pritet të ndihmojë edhe turizmin në jugun e vendit, ndërsa banorët e zonës shpresojnë se impakti do të ndjehet edhe në ekonomitë e tyre lokale.

Gjatë qëndrimit në jug të vendit, kryeministri vizitoi edhe qendrën shëndetësore të Lunxhërisë, në të cilën është investuar në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në mbarë vendin.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Nuk e mbulon Kardhiqi dhe as Delvina hajnine makaber te fondeve publike me lekat e kokpalareve shqyptare alla:

    BASHKIM ULAJ&LUKUNI

    O Edi Rama qe pranon qe ke vjedhur votat me Gjushat dhe Avdylat e Durrsit, por nuk pranon se je:

    KRYEMINISTER ILEGJITIM

    njashtu:

    Si komunisti i pacipe Maduro i Venezueles.

  • Po mire ky rama cfare eshte, ndonje inxhinier zbatues qe ka bere projektin dhe tani po shikon se si po zbatohet, apo thjesht bredh sa andej kendej mbas c’do rruge e lulishte per te krijuar ate idene e rreme se “po punon”.

    Nese duhet gerryer kodra apo mali, ky eshte nje detaj teknik qe e kane zgjidhur inxhinieret, ky eshte aty thjesht si nje aktor banal per kopene e tij.

  • Shqipëria po merr frymë lirisht falë ideve dhe punës së pa lodhur të qeverisë Edi Ramës ,së par më mbarvajtjen e reformës në drejtësi dhe nuk kompleksohen aspsk nga fyerjet dhe sulmet e pa fundëme të një pakice që do mbahen men gjatë si armiq të vërtet të këtyre 30 vjetve kundër shqipërisë dhe një grushti shpellarësh si Sali Berisha,L.Basha ,Edi Palaçja ,Strazimiri i pistoletës ,komisinit pykës dhe rripit Flamuri pa bisht injorant lëpirsi i bythëlëpirsi me mut të Sali Berishës që i bënë gjëmën atdheut e popullit ,vodhën gjysmat e lekve të rrugve por quan disa herë shqipërinë në prag të luftës civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *