Kardinali katolik: Virusi është prodhuar nga një vend i pasur, përgjegjësit të dënohen për gjenocid

redaktor

“Disa nga viruset për të cilët flasim këto ditë janë rezultat i eksperimenteve të paskrupullta në laboratorët e disa vendeve të pasura. Përgjegjësit duhet të dënohen për gjenocid.”

Nuk është teoria e një prej shumë komplotistëve që mbushin rrjetet sociale pas përhapjes së koronavirusit, por mendimi i një prej figurave më të rëndësishme të kishës katolike, kardinalit Malcom Ranjith.

I shkolluar në Romë, poliglot i shkëlqyer i 10 gjuhëve (singaleze, tamil, greqisht, hebraisht, latinisht, italisht anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht) shpesh herë ambasadori i Selisë së Shenjtë në vende problematike, pjesë e anës konservatore të Kishës katolike, kardinali i Sri Lankës nuk sheh asgjë të natyrshme në një virus si koronavirusi, që në pak javë u përhap në të gjithë globin.

Kardinali mendon se “këto eksperimente nuk ndodhin në vende të varfra, por në laboratorët e vendeve të pasura. Të prodhosh diçka të tillë është një krim ndaj njerëzimit, dhe duhen ndaluar. I lutem Zotit të na tregoi se kush është përgjegjës”.

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë provë për një origjinë njerëzore të virusit, vetë qeveritë nuk kanë bërë shumë për të mos furnizuar tezat e komplotit me material. Jo më larg se disa ditë më parë, zyrtarë nga Ministria e Jashtme Kineze akuzuan ushtarë amerikanë si shkak të përhapjes.

***

e.k. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Ky Kardinal është i paisur me veti hyjnore në Vatikan në ndërgjegjen e tij është kultivuar e tiposur idja Kristjanizmit që koroanvirusin e prodhoi dora e njeriut për të vrarë popullësinë njerzore ,po deklaron me ndershëmri se është njeriu i zotit dhe zoti i tregon të vërtetën se koronavirusi u prodhua në labëratoret të një vendi të pasur dhe se përgjegjësit duhet dënohen për gjenocid kundër njrëzimit . OBSH-së duhet të hapë një hetim e ndëshkim maksimal.

    E për shëndesë deklaratën e papve -e Kardinalit e shjtorve të tjerë që kërkojnë që koronavirusi është një armë biologjike e pa njohur që ju hodhë njerzimit.
    Heshtja nuk do ti shërbente njerzimit,por kriminelve aktual..

    Edhe krishti biri i zotit u tortura për mëkatë të njerzve.Prandaj gëzon të gjitha respektat ky Kardinal që denancon prodhimin e virusit si armë kundër njerzimit.Heshtja e imperjalizmit dhe vendeve të pasura për tragjedinë e koronavirusit nuk jan në favor të politikës tyre grabiqare.Kardinali katolik zbuloi falsifikimin e virusit dhe tregoi se sa të rrezikuar jan sot tërë njerzimi

  • Kjo deklarate eshte nji zbulim ne kete xhungel informative! Vete vatikani te detyroje aparatin e tij shteteror per ta vertetuar kete deklarate dhe njerezimi te mbaje qendrim ndaj fa!jtoreve qe po perpiqen ta zhdukin civilizimin!OBSH ka detyrimin te bashkepunoje me Vatikani per kete problem ,ndersa OKB te ndaloje me ligj laborator biollogjiake ushtarak !

  • o copa e mishit me të kuqe
    ” rezultat i eksperimenteve të paskrupullta në laboratorët e disa vendeve të pasura”
    falë këtyre vëndeve të pasura e ” të paksrupullta” krijohen vaksinat e zbulohen viruset!!
    o debil me shumë gjuhë,paske lindur i trashë dhe jo i hollë në tru!!të ka dhënë tru natyra por jo mëndje!!
    duhet ta kesh trurin si hardisk,por nuk kam parë asnjë hardisk të zgjuar!!
    të tërë janë magazinë e asgjë më tepër!!
    pale si e shkruajnë këta gazekarucët për ta bërë si më të besueshëm”poliglot i shkëlqyer i 10 gjuhëve”!?
    mu bët dhe ju si petro luarasi që sjell meritat e djeshme për ti besuar budallallëqet e sotme!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *