Karikatura e ditës: Leo Messi prenoton “shalët” e Thibaut Courtois

DITA Online

 

Real Madridi ka përforcuar portën me ndërkombëtarin belg, Thibaut Courtois.

Duket se Keylor Navas, një pikë tepër e fortë në suksesin e “Los Blancos”, fitimin e tre titujve radhazi të Ligës së Kampionëve, nuk mjaftonte për Florentino Perez.

Në kampin e “armiqve”, megjithatë, nuk ndihen në siklet nga ky përforcim.

Barcelona e di se ka në përbërje një “bomber” jashtëtokësor, si Leo Messi, i cili ia ka marrë dorën më së miri portës së Real Madridit, duke u bërë një pikë e padiskutueshme referimi në “El Classico”.

Me këtë qasje është edhe karikatura e ditës e “Goal.com”, që ka autorësinë e Omar Momani, bashkë me diçiturën përkatëse dhe sqaruese: “Lionel Messi është duke ëndërruar për kompletimin e “hat-trick” shalë-hapës kundër Thibaut Courtois, portierit të ri të Real Madridit”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *