Karles Pujol i thotë lamtumirë Barcelonës

redaktor

Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, ka bërë të ditur se në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga klubi katalanas. 35-vjeçari ka kontratë deri më 2016, por e ka marrë këtë vendim për shkak të problemeve fizike që ka vuajtur në muajt e fundit. I shoqëruar në sallën e konferencave të shtypit nga disa nga shokët e skuadrës që nuk ishin të grumbulluar me kombëtaret, Pujol paralajmëroi fundin e një historie të gjatë me klubin katalanas. “Në fund të sezonit nuk do të jem më lojtar i Barcelonës. Pas gjithë këtyre dëmtimeve, më ka kushtuar shumë që të rikuperohem për të arritur një nivel të mirë, më shumë nga sa e mendoja. Nuk e di se çfarë do të bëj pas 30 qershorit. Historia ime me Barcelonën nuk mbaron sot, mbeten edhe tre muaj deri nga fundi i sezonit dhe sigurisht që nuk do të qëndroj duarkryq”, tha Pujol, një simbol i Barcelonës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *