Sikur të ishim budist apo cen-budist, atëherë do të besonim se iu kthye Serbisë gati me tërë intensitetin e vet, mjerimi që kishte prodhuar ajo tek kombet tjera. Për t’ i besuar karmës, krijon dilema mirëpo tragjedia edhe në Bosnjë dhe Kroaci, kryesisht ajo në Bosnjë, ku kryeministri sotshëm serb nga Pale, kërcënohej me vrasjen e njëqind boshnjakëve mysliman, për një viktimë serbe.Ata serb që shiheshin nëpër barka, ishin ata që kishin marrë pjesë drejtë për drejtë në vrasje, përdhunime, ndezje, kidnapime, ose ishin prej atyre, që thjesht duartrokisnin ose duartrokasin shfarosjen e shqiptarëve.
Vdiqën 16 serb nga sulmi i natyrës, nga ushtria serbe u vranë 13.000 shqiptarë, në mes tyre shumë fëmijë. U përdhunuan diku 20.000 gra dhe u dogjën diku 100.000 shtëpi dhe u dëbuan gati 800.000 shqiptarë. Domethënë sipas religjionit budist deri diku u dënua Serbia. Nuk mund të besohet se zoti i monoteistëve merret me politikë dhe ndëshkon popujt, por ishin thjesht ligjet e natyrës në veprim.
Nuk mund njeriu t’ i gëzohet tragjedisë së tjetrit, pa marrë parasysh a është fqinji në pyetje apo jo. Do t’ ishte djallzore, mirëpo t’ i ofrohet ndihmë atij vendi që para Hitlerit ka hartuar projekte shkencore për shfarosjen e shqiptarëve dhe nuk është distancuar kurrë, është shpërthim injorance. T’ i ofrohet ndihmë atyre që me të gjitha mundësitë materiale dhe jo materiale angazhohet në rrënimin e shtetit të Kosovës, është verbëri. T’ i ofrohet ndihmë atij vendi pas atij vërshimi nga i cili mund të dalin në sipërfaqe 120.000 mina apo edhe mijëra skelete të shqiptarëve nëpër Serbi, nuk është empati, nuk është humane, por perversion i llojit krejt të veçan. Është mungesë sedre dhe sadizëm i përkryer. Ai që harron aq shpejt gjenocidin, duron t’ i përsëritet tragjedia…
Nëse oferta për ndihmë do të kishin bërë shoqata humanitare nga Kosova, mund të gëlltitej, por jo kur bëhen nga pjesëtarë të Qeverisë. Ai që njeh mirë serbet, dinë se nga krenaria e tepruar, ata nuk do të pranonin kurrë ndihmë nga ushtarët kosovarë. Ai që njeh mirë serbet, dinë se ata për disa orë do ta pushtonin Kosovën, nëse nuk do t’ ishin amerikanët aty. Edhe sot.
Oferta për ndihmë mund të shpjegohet në tri mënyra: kompleksi dhe si pasojë e tij, dëshira për t’ u treguar të qytetëruar me një vetëmohim tërësor. Vetëmohim që nuk do ta kishte përshëndetur as Nënë Tereza. E dyta, oferta për ndihmë me ushtarë kosovarë bëhej për provokim, çfarë pak duket e besueshme duke ditur përmasat e tragjedisë dhe e treta, që duket më e besueshme, duke u bazuar në sjelljet dhe profilizimet në Kosovë është kjo: me naivitetin e tyre ata shfaqen para Perëndimit si njerëz kompatibël, të nënshtrueshëm dhe të përshtatshëm për të bërë nesër karrierë. Domethënë duke shpërfillur tragjedinë shqiptare në Kosovë, ashtu si e shpërfillin edhe serbet.
Sikur në Kosovë t’ ishin vrarë 13.000 shqiptarë në mes vete, do t’ i kishim pasur 13.000 familje në gjakmarrje dhe ndoshta pak prej tyre, do ta kishin falur njëri tjetrin. Falja brenda familjes, brenda kombit duhet të jetë urdhëresë, por shtetet nuk përfaqësojnë një familje, por një komb, jo një fis, por interesa nacionale shtetërore dhe për të falur, duhen disa parakushte: si pranimi i fajit, kërkimi i ndjesës dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që shpijnë drejt një bashkësie ku dëshirojmë të integrohemi së bashku. Derisa ajo nuk pendohet për krimet që na shkaktoi neve me urdhra njerëzore dhe me teknologji njerëzore, duke u bazuar thjesht në urrejtje, që nga oficerët, deri edhe tek popët serb, atëherë nuk mund të flitet për normalizim të situatës, e ofrim të ndihmës. Asnjë shtet perëndimor nuk do të kishte kërkuar nga Kosova të ofrohej për ndihmë. Njeriu për të arritur deri tek pajtimi, ka nevojë për pendim dhe shtrirje dore.
Oferta për ndihmë nga ministri Çeku dhe shprehja e ngushllimeve nga ministri Hoxhaj për 16 serb të mbytur nga vërshimi, duke harruar mungesën e ngushllimeve për 13.000 të vrarë nga ushtria serbe, nuk është tregues se ne jemi më të mirë se ata dhe më të qytetëruar, por se na mugon dashuria dhe respekti ndaj vetes. Se kemi memeroje të peshkut, diku tri sekonda…

Si qeveria e Prishtines, si ajo e Tiranes jane ku therret qameti. Me keto qe bejne qeveritaret tane u themi serbeve “mire na e bete e pak keni bere”. Nuk kane gjak shqiptari e as seder. Turp.
po keta qe qeverisin kosoven me vota te vjellura dhe te sponsorizuare nga ambasadori dell erdhen ne qeveri prandaj jane shum te bindur ndaj nderkombetareve se e din se i pret burgu dhe jane gati jo vetem kosoven e shqiprin ta falin sic i kan fale por po te jete nevoja dhe grat dhe vajzat i japin vetem te shpetojne lekuren dhe pasurit qe kan vene me krim dhe korrupsjone prandaj sillen keshtu me sebet se nuk ju ka ndollur gje ne familje dhe ne fis se kan qene dhe jane pjese e strukturave te serbise dhe t nderkombetareve ate qe beri taci nen qeverisjn e tij nuk do mundet ta benine as serbet lokal te kosoves , por ai e beri me dy qellime e para qe te shpetoje lekuren e vet nga akuza e dik martinit dhe per tjua letesuar dhe ndermbetareve qe gabimin qe bene me bombardimi e serbis ti lanin gjynahet ne kohe paqje me ashim tacin kryeminister qe tjja mundesonte ate qe kerkonte serbia tua plotesonte ,ju kujtohet per gjykaten specjale qe u themelu ne kosove per se nderkometaret dhe vecanerisht ambasada amerikane insistonte qe pa u shpernda ky parlament te votohej kjo gjykat , pes nuk priste kjo pune sa te mbaronin zgjedhjet e parakoshme dhe deputetet e adhshem ta votonin ate gjykat , por u be pikerisht me keta deputet qe ai vendim qe ishte marre nga te huajt te zbatohej nga keta deputet me vota te vjellura dhe te shantazhuar nga krimi dhe korrupsjoni te votohej , dhe nese nga keta qe e kan votuar vet do te jene te akuzuar per bemat qe kan bere vet gjat luftes dhe pas saje duke vrare dhe spiunuar shqiptare dhe vrare pas shpine ne bashkpunim me serbet , sic eshte rasti i familjes jashari qe i vrane me kac e me mace nga shpiunimi i ketyre qe kane qeverisur kosoven dhe shqiprine tung.
eshnate e shqiptareve qe serbet i gjujten ne lumin Save po hakmerren sot!
Budizmi,mesa di une (autori ndoshta e di me mire),nuk ka ndeshkim dhe nuk egziston ne terminologji dicka si mekat; ka vetem gabime,faje te cilat mund t’i korrigjosh,shume thjesht duke jetuar e permiresuar…
Uji,zjarri dhe termeti jane te pameshirshem dhe te papritur,madje me shume godasin njerezit fatkeq e katandine e tyre.Jane te vetmet raste kur te gjithe solidarizohen si mes veti,mes kombesh e mes shtetesh…
Paralelizmat, mbase nuk ishte rasti per t’u bere…
Nje fjale e urte turke thote ” Gjaku jo me gjak, por me uje lahet”.
Karma dmth. nje dite te kthehet cdo veper, qofte e mire, qofte e keqe, eshte ligji i pare i budizmit…