Në përgjigje të emisionit Tonight Ilva Tare për shqetësimin e vendeve europiane për sa i përket prezencës dhe influencës së Rusisë në rajonin e Ballkanit, ambasadori i Rusisë, Aleksandër Karpushin tha se këto pretendime janë jo serioze dhe se nuk ka asnjë provë që i mbështet.
Karpushin theksoi se Rusia nuk ka dalë kurrë kundër perspektivës evropiane qoftë të Shqipërisë, qoftë të vendeve të tjera të rajonit.
Reagimi i plotë sipas Ora News:
“Materialet e mediave perëndimore kushtuar temës së Rusisë ka shumë kohë që nuk mund të shihen si burime të informacionit të vërtetë dhe objektiv. Shtrembërimi i rolit real të Rusisë në çështje ndërkombëtare është bërë praktikë e përditshme për to. Prandaj, nuk përbën asnjë surprizë që edhe zgjerimin e Bashkimit Evropian e kanë lidhur me faktorin rus. Të them të drejtën, është shumë e vështirë të flasësh për të gjitha këto në mënyrë serioze, pasi shprehje të tilla si “agresioni rus”, “ekspansioni rus”, “ndikimi rus” janë bërë përfundimisht pjesë e zhargonit të gazetarëve, dhe jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në Shqipëri, dhe tregojnë vetëm dëshirën e mediave për të rritur popullaritetin e tyre me anë të titujve “bombastikë”. Është për të ardhur keq që edhe ekspertët shqiptarë bien pre e kësaj mode të re.
Dhe është akoma më e trishtueshme që pas akuzave që ngrihen ndaj Rusisë nuk qëndron asnjë provë. Mjafton të rikujtohet deklarata e famshme e analistit të njohur Spartak Ngjela, sipas të cilit gjatë protestës së opozitës vitin e kaluar në Shqipëri ishin futur “mbi 400 oficerë rusë” me qëllim destabilizimin e vendit. Ku kanë përfunduar këta “oficerë”? Vetëm zoti Ngjela mund ta dijë këtë gjë. Dhe ky është një shembull shumë karakteristik.
Po të flasim për vetë Bashkimin Evropian, ne deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjëherë që përfaqësuesit zyrtarë të BE-së të kenë shprehur ndonjë shqetësim lidhur me rritjen e së ashtuquajturës “influencë ruse” në Ballkan. Interesat e Rusisë në shtetet ballkanike janë krejtësisht të njëjtë me interesat e saj në rajone të tjera të botës dhe synojnë ndërtimin bashkë me partnerët të një dialogu të barabartë në bazë të respektit reciprok, një bashkëpunim pragmatik ekonomiko-tregtar, si edhe një ndërveprim energjik në fushën e kulturës dhe atë të arsimit. Dhe meqë ra fjala, Rusia kurrë nuk ka dalë kundër perspektivës evropiane qoftë të Shqipërisë, qoftë të vendeve të tjera të rajonit”.
b.m. / dita

Nuk mundet te flas sot mbi kte Teme qe diskutohet mbi Rusine ,por nji gje eshte Fakte nder maredhenjet me Rusine ,sipas Prinderve te mi …e theksoj joKomuniste .
Rusia e ndihmoje Shqiperine ne epoken komuniste me industri e gjithcka Ushtri ,pa i kerkuar pas dicka ,nderkohe qe sot te ashtuquajtur Aleate te Shqiperise i kann degjenruar si rrace shqiptarin dhe e perdorin si cigan e shpartalluar ne cdo drejtim ,duke e lene nudo ,para cdo rreziku .
Ky eshte realiteti ne raport me Rusine si shtet e popull .Dhe per kte gje shqiptart duhet te shprehin mirenjeohje Rusise jo te lehin me gjuhen e atyre qe i shkerdhejne ne cdo drejtim .Qendro drejt e trego dinjitete ,fol te verteten ,sepse vetem ashtu fiton rrespektin e Botes jo si zagare mbas kockave ,ndjekur nga peshtymat e opinionit .
Se cfar ndodh sot me Rusine APO tjeter un nuk mundet te flase asgje .Por mendoj se raportet duhet te jeni korrekte per aq kohe sa pal tjeter eshte korrekte .
Boll vrapuat mbas turmave histerike .Tregohuni njerez jo zagare .
I paske patur prinderit jokumuniste fiks fare ?!?!?.
Rusia ka ndihmuar Komunizmin dhe jo Shqiperime.Nuk mundet Vellai i Madh i Serbise te ndihmoj Shqiperine.Vetem mendjet e semura komuniste qe akoma i kendojme Stalinit e kondsiderojne Rusine vend mik.
Qe Rusia fut hundet ne Ballkan o ambasador muzhik e tregon puci ne Malin e Zi dhe deklarata histerike e Ministrise te Jashtme Ruse kur ky vend u fut ne NATO.
Edhe ngjarjet ne Maqedoni ku u arrit ne dhunimin e Parlamentit ishin perpjekjet per influence ruse.Apo deklarata idiote antishqiptare e MJ Ruse qe fliste per Tiranen zyrtare si qender destabilizimi ne Ballkan !!!!
Vetem njohja e Kosoves nga ana e Rusise do ishte fillimi i marredhenieve normale me kete shtet.
Mbeturinat sllavo -komuniste here pas here e nxjerrin koken ,por populli.shqiptar e ka bere zgjedhjen qe ne kohen e Rilindjes….per shqiptaret dhe Shqiperine ,dielli lind andej nga Perendon thonte Sami Frasheri.U perpoqen 45 vjet komunistet ta ndryshonin kete botekuptim ,por historia u kthye prap ne rrjedhen e saj te natyrshme .
Ngjela i gjore u paraqet se pari ne skene si nje klloun,duke tundur pafund flamure partish,vec per tu ulur ne nje karrige ministri
.Dhe per marazin e ngjelkes,pergjate gjithe koheve ne karrigen e min te drejtesise,u ulen gjithe llojet e rapsodeve dhe maskarenjeve,por ngjela jo qe jo.
Dhe tani kur shpresa e fundit,ju shua me rama 2,lajthiti krejt dhe me nje fjalor teper ordiner dhe shpifes halucinant qe mund te matet me kalibrin e Saliut,ju versul kryeministrit te vendit.
Mirpo duke pare,qe mender media boton cfardo lloj palacolleku pa vlere,ja botojne dhe percartjet ngjeles,tani fare ne gjendje kllapie,duke vazhduar pa fund cfaqiet e nje kllouni teper te mjere,deri sa pa u gjetur ndonje dashamires,qe ti mbushe me ne fund ate mendje te rrenuar qe te shkoje te vizitohet.
Ja vlen te thuhet,qe Rama,duke e mbajtur Shqiperine,larg Rusise,duke ndjekur gjeopolitiken perendimore, po i ben nje dem historik ketij vendi,vecanerisht,ne planin kulturor,ku Rusia historikisht,gezon nje vend qendror ne kulturen boterore.Ku brezi i mepareshem,vecanerisht ata qe kane studjuar ne Rusi,jane dashurur thelle me kete kulture,qe i perket nje populli te vecante me shpirt te gjere dhe te talentuar.
Zoti ambasador !
As mos u cuditni dhe as mos ja vini re Ngjeles ato qe ai thot.Te gjorin e ndoqi fatkeqesia dhe kujton se ja ka fain Rusia.Shpesh Ngjela nuk “..i shtrin kembet aq sa e ka jorganin..” I duket vetia mbi te tjeret,sikur ai di gjithcka dhe se do te ndodhe ajo qe ai parashikon.
Dy fjale per dashnoret e Rusise. A nuk mjafton mosnjohja e Kosoves nga ana e Rusise dhe ndikimi qe ky shtet ka ne Greqi-Serbi dhe Bullgari per te kuptuar sesa i nevojshem eshte Bashkepunimi me Rusine?
Z. Ambasador i Federatës Ruse !
Ngjelën e kemi si ujin e pakët , është Anglo-Saksoni më fanatik . Për të ka vetëm dy shtete : SHBA dhe Gjermania dhe është më i informuari për ” politiken e lartë ” të tyre .
Pranon Taku të merret me ju rusët ?! Po , ju përmend kur na fusni diversantë , e ç’bëri 400 apo 4000 diversantë , se mos do t’a pyes njeri Takun , nga i mori të dhënat ?!
Z. Ambasador !
Ngjelën na e lini neve , ai është sharlatani ynë , ju merruni me sharlatanët tuaj , që s’janë pak – Svanidze , Navalnij , Sobçak etj etj.
Le të qeshim me t’a !
P.S.
Dikur Anglo-saksonët , kur ishim armiq me t’a , hodhën plot diversantë në Shqipëri dhe ne I kapnim para se të shkelnin në tokë . Atëhere ju rusët kishit Kim Filbin e famëshm që ia jepte të dhënat Llavrentij Pavllović Berias dhe ky na i jepte neve , taze në pjatë .
Siç duket sot , ne s’kemi një Kim Filb , aty në Moskë , prandajë diversantët tuaj hyjnë e dalin tek ne , siç iu do qejfi – gjithmonë sipas agjensisë private ” avokat Taku “
Rusia mbas luftes dyte boterore, ishtja partnerja kryesore e Shqiperise, I ka dhene shqiptareve nje ndihme te jashtezakonshme ne te gjitha fushat, shendetsi,arsimim, kulture, buqesi moderne, industri,transport, ushtri , ect ect ..
Pa ndihmen ruse Shqiperia do te kishte mbaruar, ishte ne prak urise dhe nje varferie ekstreme ekonomike ! Lufta e kishte shkatruar shqiperine dhe shqiptaret !
Rusia i dha shpirt Shqiperise ! Shqiperia ishte e mbaruar me nje analfabetizem te jashtzakonshem 8 nga 10 shqiptare athere , ishin pa asnje klase shkolle ! Totalisht analfabet ! Rusia hapi duert e shkollave ne Moske dhe ndihmoj me specialiste ne te gjitha fushat Shqiperine !
Prandaj pak me respekt per RUSINE e pas luftes dyte boterore !
I quditshem dhe shqetesues qendrimi i disa komentuesve per qeshtjen Ruso –.sllave ne keto ane !! Po e ilustroj teper thjeshte dhe me modesti kete qeshtje :Ne nji treg ku shiteshin peme e perime ne ish JU famkeqe nji slloven e pyet shitesin a jan te mira e te shishme keto kumbulla ? Shitesi ja kthen po po shum te mira dhe te shishme jan urdhero e provije nji .Bleresi e merr dhe e shijon nji frute kumbulle dhe e pyet se nga vijne keto kumbulla ? Shitesi ja kthen nga Serbija kurse bleresi i mllefosur i thote direkte po e vjelli kete kumbull dhe po ta paguaj !! Ska filozofi tjeter per sllavet e per sllavizmin Serbo -Ruse ne keto ane ….
Aq i do rusia shqiptaret sa qe gjysmen e tyre e preferon nen serbi…
Te tjerat jane dokrra