Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet një krimineli i cili është zhytur i tëri në gjakun e këtij populli fatkeq, është pikërisht vizita që i bën z. Lu, ky emisar i politikës amerikane. Duket që në një farë mënyre ky kërkon ta rehabilitojë atë në mënyrë graduale.
Kjo vizitë është një karshillëk i hapur që i bëhet vullnetit të popullit shqiptar, i cili votoi në mënyrë masive për ta rrëzuar nga pushteti abuziv e për ta ndëshkuar në mënyrë shembullore këtë kanibal. Qëndrime të tilla të diplomatëve amerikanë, jo vetëm s’e shëndoshin demokracinë shqiptare, por kryejnë efektin e kundërt. Së pari shtrembërohet në mënyrë të tmerrshme opinioni pozitiv për të, por edhe ky qëndrim pro amerikan i këtij populli jo vetëm që është lëkundur ndjeshëm, por s’është çudi që një ditë të bukur të kthehet kundër saj.
