Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim,
Me shqetësimin e përbashkët për situatën kritike të demokracisë, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare sot;
Me bindjen e përbashkët se sot institucionet e pavarura të vendit, kanë dalë jashtë kontrollit kushtetues të popullit sovran dhe janë kthyer në zgjatime të rrezikshme të partisë në pushtet;
Me vlerësimin e përbashkët, për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka sot në të gjitha planet për Shqipërinë, rotacioni politik dhe vendosja e ekuilibrit kushtetues mes pushteteve, institucioneve të pavarura dhe qytetarëve;
Me vetëdijen e përbashkët, për domosdoshmërinë e intensifikimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Familjen Europiane, përmes zgjerimit të konsensusit politik mbi bazën e vullnetit popullor të shprehur me zgjedhje të lira e të ndershme;
Me synimin e përbashkët, për t’u dhënë shqiptarëve një qeveri të shumicës reale duke garantuar, përmes bashkimit të të gjitha forcave që Shqipërinë Europiane e kanë vizion atdhetar dhe jo slogan propagandistik, paprekshmërinë e votës së lirë si themelin e bashkëjetesës sonë në një shtet e shoqëri europiane;
Me vullnetin e përbashkët, për të realizuar reforma të thella që do të sjellin transformime rrënjësore në funksion të demokratizimit e të modernizimit të vendit si edhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik me punësim real e cilesor dhe shërbime publike sipas nevojës;
Me qellimin e përbashkët, për t’i dhënë Shqipërisë një rol të ri aktiv në bashkëpunimin rajonal përmes nxitjes e promovimit të projekteve të zhvillimit demokratik dhe ekonomik, ku marrëdhëniet me Kosovën të ngrihen në nivelin e një partneriteti të ri strategjik, ku mbrojtja e pakicave të garantohet me një vetëdije të re si një pasuri e përbashkët e rajonit tonë dhe ku vetë Shqipëria si i vetmi vend anëtar i NATO-s mes vendeve ende të pa anëtarësuara në BE të Ballkanit pas anëtarësimit të afërt të Kroacisë, të bëhet modeli frymëzues i respektit për vlerat e parimet e botës demokratike;
Me përgjegjësinë e përbashkët historike, për t’i dhënë Shqipërisë sot një forcë të re të progresit si garanci për mirëqeverisjen e vendit, përmes bashkimit të të gjithë socialistëve e të progresistëve, duke nxjerrë mësimet e duhura nga eksperiencat pozitive po edhe nga gabimet e të shkuarës, si edhe duke marrë përsipër barrën e promovimit të idealeve e të ideve të së majtës së re të shekullit XXI;
Vendosin:
Të bashkohen në kuadrin e koalicionit
“Aleanca për Shqipërinë Europiane”
Partia Socialiste e Shqipërise dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bien dakord që ky bashkim të jetësojë sa më poshtë vijon:
1. Një bashkëpunim strategjik, programor dhe politik, bazuar në domosdoshmërinë e realizimit të objektivave afatgjatë dhe në nevojën e bashkëveprimit konstant mes PS e LSI, për të ndërtuar Shqipërinë Europiane si realitet i ri i në të ardhmen e afërt i Bashkimit Europian, përmes mirëqeverisjes së punëve të vendit çdo ditë;
2. Një zhvillim konstruktiv të bashkëpunimit mes PS e LSI, mbi parimet e kushtetuetshmërisë e të ligjshmërisë, respektit të të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës, përmes gjithëpërfshirjes e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë Europiane mbi çdo prioritet partiak.
3. Një vullnet të palëkundur për të garantuar kohezion të brendshëm të koalicionit dhe konsensus për mirëqeverisjen, në funksion të reformave të dakordësuara bashkarisht, të emërimeve që janë përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit për të garantuar pavarësinë e institucioneve, të depolitizimit dhe modernizimit të administratës publike përmes konkurencës e meritës.
4. Një qasje të re publike të shumicës qoftë në parlament e qoftë në qeveri, për të garantuar mbi bazën e një Kodi Etik që do të hartojmë e miratojmë bashkarisht, shprehjen e respektit më të madh për opinionin publik dhe rritjen e transparences ne qeverisje në një shkallë të panjohur deri më sot.
5. Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran qoftë në pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re.
6. Një pozicionim të qartë në mbrojtjen e shtresave të nevojë dhe në mbështetjen e shtresës së mesme, përmes uljes së barrës së detyrimeve apo taksave të drejtëpërdrejta si edhe nxitjes së integrimit social përmes punës dhe rritjes së fuqisë blerëse.
7. Një politikë vijimësisht mbështetëse për biznesin e vogël, për të rritur vetëpunësimin dhe fuqinë ekonomike të familjeve që merren me biznes të vogël si edhe për të filluar uljen e borxheve të familjeve të varfra ndaj biznesit të vogël.
8. Një garanci të plotë për lirinë e biznesit të madh për të stimuluar një ekonomi prodhuese duke mbrojtur lirinë e konkurencës, duke e trajtuar punësimin si objektiv themelor të rritjes ekonomike, duke rritur përgjegjshmërinë e shtetit në raport me çdo potencial zhvillim dhe investitor vendas apo të huaj, si edhe duke rritur transparencën e cilësinë e marrëdhënieve mes qeverisë e sipërmarrjes në funksion të interesit madhor të zhvillimit ekonomik e social të vendit – çka për ne do të thotë përfshirje e sipërmarrjes në çdo vendimmarrje të rëndësishme për të dhe luftë pa kompromis arbitraritetit të organeve tatimore ndaj sipërmarrjes.
9. Një angazhim të fuqishëm për zgjidhjen e çështjes së pronës, duke siguruar transparencën e domosdoshme të procesit të kthim-kompensimit të pronave në funksion të së drejtës së mohuar të pronarëve që pas dy dekadash liri janë ende shumë që nuk gëzojnë asnjë të drejtë mbi pronën e tyre. Duke siguruar përmes një procesi të mirëorganizuar e transparent dhënien e çertifikatës së tokës për të gjithë fermerët që prej dy dekadash punojnë një tokë që e kanë de facto po nuk e gëzojnë de jure. Duke realizuar me transparencë procesin e zvarritur të legalizimeve që në dy dekada ka sjellë vetëm rritjen e numrit të ndërtimeve pa leje dhe shkatërrime të mëdha të territorit.
10. Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit. Në këtë kontekst e shohim të pandashme edhe sigurinë juridike për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë, eficente dhe të përgjegjshme duke organizuar drejtësinë si një shërbim publik të sigurtë e të aksesueshëm nga te gjithë sipas nevojës. Për ne një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë.
11. Një politikë të re për rininë shqiptare si kontributore e pazëvendësueshme per projektin e Shqipërisë Europiane dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Kjo vetëkupton arsimimin e nje brezi me mentalitet dhe profesionalizem europian, krijimin e mundesive reale për punësim, si dhe çdo kontribut tjeter për të përballuar sfidën e lirisë në mjedisin e një ekonomie gjithnjë e më globale.
12. Një vëmendje të posaçme ndaj barazisë gjinore duke synuar rritjen e vazhdueshme të pjesëmarrjes së gruas në përfaqësimin e popullit Sovran në nivel qendror e vendor, në mirëqeverisjen e punëve të vendit apo komunitetit në administratën publike, në biznes apo shoqërinë civile. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të ketë objektiv të palëvizshëm të përpjekjes së saj zhdukjen e dhunës kundër gruas si edhe luftën kundër papunësisë femërore.
13. Një vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, burimet nëntokësore, trashëgiminë kulturore, përmes politikash zhvillimi me një përmasë të gjelbër në kuadrin e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.
14. Një vizion europianizues që të lerë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të
respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës.
15. Një objektiv madhor: Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda harkut të dy mandateve qeverisëse, ku të bashkuar në emër të shumicës së shqiptarëve dhe me dorën e bashkëpunimit të shtrirë ndaj përfaqësuesve të pakicës në emër të Shqipërisë Europiane, do t’i shërbejmë besnikërisht popullit shqiptar.
Karta e Parimeve të bashkimit PS – LSI në kuadrin e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane do të shtjellohet me detaje në programin qeverisës të koalicionit. Këto parime do të kihen parasysh edhe në hartimin e marrëveshjes së veçantë që PS dhe LSI do të bëjnë për zgjedhjet vendore të vitit 2015. Çdo ndryshim në Kartën e Parimeve mund të bëhet vetëm me konsensus përmes një amendamenti me shkrim të firmosur nga kryetarët e PS dhe LSI.
Firmosur, sot, më datë 22 prill 2013.
****
Firmoset marrëveshja PS-LSI, Rama: E majtë fituese. Meta:Bashkimi bën fuqinë
Kreu i PS-së, Edi Rama, dhe ai i LSI-së, Ilir Meta, nënshkruan në Shkodër marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përpara se liderët e dy partive të siglonin marrëveshjen, Taulant Balla nga PS-ja dhe Ralf Gjoni nga LSI-ja lexuan parimet e paktit, duke shprehur bindjen se ky koalicion do të mundësojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda dy mandateve.
Kryesocialisti Edi Rama gjatë konferencës së Partive Socialiste Europiane u shpreh i kënaqur që sot mbahet për herë të parë në vendin tonë një konferencë e tillë, ditë kjo, sic tha ai, që përkon edhe me firmosjen e marrëveshjes mes dy forcave të majta, PS dhe LSI.
“Faleminderit gjithë miqëve tanë të ardhur nga Rajoni e Europa për të asistuar në këtë ditë të shënuar për dy arsye, pasi për herë të parë në Shkodër, Partia Socialiste Europiane mban konferencën e saj për Ballkanin, por sot pas një rrugëtimi të vështirë por edhe falë mbështetjes e inkurajimit të miqve të PSE, jemi së bashku dy partitë e majta për të filluar një rrugë të re, dhe për ti dhënë Shqipërisë një perspektivë të re”, tha Rama.
Sipas Ramës, “më pak se 15 vjet ka ndodhur një ndryshim marramendës, për gjithë Ballkanin. Me finalizimin e dialogut Kosovë Serbi u shënua fundi i shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë. Ja ku jemi sot këtu për të treguar që ne njerëzit mund të bëjmë të pamundura në harkun e jetës gjëra që duken të pamundura në shekuj. Ne besojme tek fuqia e njeriut për të ndryshuar botën dhe tek politika për ta ndryshuar jetën për mirë”, tha ai.
Lideri i PS, tha më tej se ka ardhur koha që rajoni të bashkëpunojë për të ardhmen e tij të përbashkët europiane.
“Në këtë rajon të gjithë së bashku mund të ngremë shtëpinë e të ardhmes sonë europiane. Jeta e re e Ballkanit ku jetojmë duhet të dëshmojë atë që ne predikojmë, paqen dhe fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin rajonal në funksion të jetës së njerëzve që jetojnë në këtë rajon. Ne shqiptarët, por edhe gjithë të tjerët nuk mund të predikojmë paqen në rajon rajon dhe të mos ushqejmë nacionalizmin e vjetër. Ne duam që Shqipëria europiane të ketë një zhvillim të frytshëm, ku popujt e rajonit punojnë së bashku për të ardhmen. Në duam të arrijmë një marrëveshje kuadër për mbrojtjen e pakicave në rajon, pakicat i shohim si ura dhe jo si hendeqe në vendet e Ballkanit. Ne duam që serbët e shqiptarët në Kosovë të jenë një arsye më shumë për paqen dhe stabilitetin, shtetet tona të rrisin cilësinë e jetës së njerëzve dhe mirëqënien e të gjithë rajonit. Ne duam që retorikën e vjetër pas 23 qershorit tja lëmë arkivave, që të mos pengojë rrugën e së ardhmes. Ne së bashku duhet të shohim nga Brukseli për transformimin ekonomik dhe shoqëor, për të cilat rajoni ynë ka nevojë”, shtoi Rama.
Duke u ndalur edhe njëherë tek marrëveshja që pritet të nënshkruajë me Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, Rama tha se ajo do ti kthejë shqiptarëve të drejtën sovrane për të qeverisur.
“Ne jemi sot këtu për të firmosur marrëveshjen që do i kthejë shqiptarëve të drejtën sovrane të qeverisjes së këtij vendi. Kemi rënë dakord për një marrëveshje që nis nga një kartë parimesh”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e PSE-së, lideri i LSI-së, Ilir Meta, falënderoi përfaqësuesit e lartë të partive të majta të Ballkanit për inkurajimin që i bënë të majtës shqiptare për tu bashkuar në një koalicion, që siç tha ai, do të jetë solid e afatgjatë.
“LSI iu përgjigj pozitivisht ftesës së PS për krijimin e një koalicioni paraelektoral. Bashkimi i të majtës dhe i gjithë forcave progresiste është një aksion politik historik, i domosdoshëm, që bashkon dëshirën e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim substancial. Zgjedhjet e 23 qershorit janë një gurë prove për demokracinë dhe të ardhmen, dhe sot e majta ndjen përgjegjësinë dhe detyrën patriotike kombëtare për të hapur një perspektivë të re, e cila mbyll tranzicionin dhe integron shqiptarët në BE. Energjia dhe vizioni ynë i përbashkët do të sjellin një ritëm të ri, me qëllim integrimin e vendit në BE. Kjo aleancë e re bazohet në vlera të njëjta themelore të social-demokratëve dhe progresistëve europianë. Ky është një koalicion i natyrshëm dhe do të jetë solid dhe afatgjatë. Faleminderit për inkurajimin për të lënë pas të shkuarën dhe për tu bashkuar në interes të Shqipërisë”- u shpreh Meta.
Sipas liderit të LSI-së, Shqipëria gjatë këtyre katër viteve duhet të kishte bërë shumë më tepër rrugë drejt integrimit, por mungesa e bashkëpunimit dhe klima e konfliktit e kanë bërë të pamundur.
***
Konferenca e PSE në Shkodër, Rama: Bashkë për t’i dhënë vendit një perspektivë të re
Sot në Shkodër po mbahet Konferenca e Partive Socialiste Europiane. Kreu i PS-së, Edi Rama, tha se dita e sotme shënon nisjen e rrugës së re, për t’i dhënë Shqipërisë një perspektivë të re.
“Sot jemi së bashku për të filluar një rrugë të re për të filluar një rrugë të re dhe për t’i dhënë Shqipërisë një perspektivë të re. Ndiqja miqtë e ardhur nga rajoni dhe mendoja se më pak se 15 vjet më parë ne kemi qenë në luftë dhe prania jonë këtu do të na dukej fantazi e çmendur. Por në kaq pak kohë ka ndodhur një ndryshim marramendës dhe jemi të gjithë bashkë me njerëz të ardhur nga i gjithë Ballkani, ku konflikti dukej i pambarimtë. Ja ku jemi këtu sot si shembull drithërues i të vërtetës se jo vetëm gjërat mund të ndryshojnë, por jemi mishërim i shembullit të jashtëzakonshëm të fuqisë së politikës për t’i ndryshuar gjërat. Ne socialistët dhe progresistët hyjmë te ata që besojmë te fuqia e njeriut për ta ndryshuar botën, për ta ndryshuar për mirë jetën e njerëzve. Ne duam që Shqipëria europiane të mos jetë një slogan propagandistik, por gjenerator i një bashkëpunimi të frytshëm rajonal”, tha Rama.
PS dhe LSI zyrtarizojnë sot koalicionin para socialistëve europianë
PS dhe LSI do të zyrtarizojnë sot koalicionin, përmes firmosjes së marrëveshjes parazgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Marrëveshja mes Ramës dhe Metës do të firmoset prej tyre në Shkodër, ku po zhvillon punimet konferenca rajonale e Partive Socialiste Europiane, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të së majtës së Ballkanit.
Zgjedhja e një momenti të tillë është bërë për të treguar edhe njëherë se e majta shqiptare është tashmë e bashkuar dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj drejtuesve të më të lartë të socialistëve europianë për thirrjet e herëpashershme drejtuar Ramës dhe Metës për të bashkëpunuar.
Marrëveshja firmoset një ditë para afatit përfundimtar të regjistrimit të koalicioneve, data 23 prill.

Tani Berisha le te haje m…. e Monikes!
Tani ata, socialistet tane se bashku me ata europiane te kendojne kengen, hymnin e tyre…..
HEDHIN VALLEN TRE HAJDUTE::::::
Edhe kreshniku i duhet tashti dhe behet Koalicioni i Partive qe ca thone Sot nuk thone nsr 🙂
Urime Kualicionit te Korit Plakave pa Dhemb !
SHUM URIME KUALICIONIT TE HAJDUTEVE O POPULL DO TE PERZEME NJE PALE HAJDUTE DHE DO TE VEME NE PUSHTET NJE PALE TE TJERE DHE NA PREMTOJNE SE PAS 8 VJETESH DO TE NA FUSIN NE EVROPE HAJDE GALLATE HAJDE TALLNI MENDERNE ME NE SE POPULL HALABAK PASKEMI QENE SI SI DUROJME SE MARR VESHT
Ne duam vetem xhaxhin Sali dhe xhaxhin Enver,urraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.
Grupimi i se Majtes e drejtuar nga PS, i ka bere votuesit e PD te acaruar dhe nuk po i ze gjumi si Shoku Sali, se pupulli me 23 Qershor do te clirohet nga diktori e mjeranet e pushtetit te vjedhur.
Lexoj e ndjek me vemendje te gjitha levizjet e pamiraleshme per ate force qe drejton kr.i partise me te madhe ne kete vend z.Rama. e pyes vazhdimisht ku e ka fundin kjo paskrupellsi e ketij njeriu qe zaptoi te majten pa qene i majte kurr,shiti lexione per moralin politik pa pasur kurr nje te tille.Bashkimi qe beri jo me LSI (pasi kjo parti nuk ekziston)por me I.Meten i beri te mundur qe Shqiperia e pas zgjedhjeve te katandiset si Italia sot,ku asnje force te mos kete shumice per te drejtuar vendin e si perfundim shqiperia se fundemi te severiset nga te dy krahet nen siglen qe jo rastesisht z.Rama na i hedh ne tavoline “Per nje Shqiperi Europiane”!Sllogan qe habit te gjithe a thua se Saliu nuk na genjeu prej mese 23 vjete me kete slogan.Duke iu referuar edhe levizjeve te aleancave te fundit rezulton se Ps+Lsi + partiçkat e vogela marrin rreth 39% te rezultatit,aleanca e djathte Pd + partiçkat e kesaj aleance rreth 30%,aleanca e fundit e dale prej pazareve te kafeneve Frd+ Ak rreth 10 % e pjesen tjeter partiçkat e vogela qe su dihet as emri,lind natyrshem pyetja kush do ta drejtoje kete vend?Pas nje zhurme ne emer te stabilitetit do te formohet nje qeveri me Edin+Ilirin+Saliun+Bamirin+Kreshnikun +Mediu. etj.Te jete kjo nje gjelle e stisur nga kushinier profesioniste ku Edvinit i eshte lene kazani me çorben per ta servirur ne tavoline.Qofsa i gabuar.23 Qershori le ta pergenjeshtroje kete skeme me slloganin “Per nje Shqiperi Europiane”.