Karta e shëndetit, edhe 2 ditë afat

Dita

Afati i përfundimit për përdorimin e librezave të shëndetit skadon më 30 prill. Çdo qytetar që dëshiron të pajiset me kartën e re të shëndetit në sportelet e FSDKSH-së, ose të aplikojë online përmes portalit “ealbania.al”, ka edhe 2 ditë afat.

FSDKSH-ja njofton qytetarët se pas datës 30 prill, në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e papajisur me kartë shëndetit.

Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm identifikues pranë dhënësve të shërbimit i kategorive të përfitimit për të gjithë popullsinë. Sipas të dhënave të marra nga institucioni, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692’500 karta. Ndërsa këtë vit, deri në fillim të prillit, janë shpërndarë 539 998 karta shëndeti dhe rreth 6955 të tilla janë lëshuar online.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *