Karta greke dhe italiane false, arrestohen 4 persona në Rinas

Ornela

Katër persona janë arrestuar gjatë 12 orëve të fundit, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me karta të huaja të falsifikuara.

Ata janë arrestuar në Rinas nën akuzat e “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Kështu, u arrestua në flagrancë Edmond Z., 29 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.

Beqir Gj., 18 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.

Xhemil C., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.

Redon Ç, 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *