Kartëmonedhat më të çuditshme në botë

anazapta

Ish-Jugosllavia u përball me një hiperinflacion të madh që nisi në vitin 1989 dhe zgjati deri në 1994-n, kur u aplikuan disa reforma ekonomike. Kartëmonedha më me vlerë në vitin 1988 ishte 50 mijë dinarë, e cila u konvertua në 500 000 000 000 dinarë në vitin 1994.

jogosllavia

Kartëmonedhat e kampit të përqendrimit

Kartëmonedhat e e krijuara nga nazistët kampin e përqendrimit në Çekosllovaki kishin për qëllim t’i tregonin Kryqit të Kuq dhe organizatave të tjera se sa mirë trajtoheshiin të burgosurit atje.

Në fakt, 30 mijë njerëz vdiqën në kampin e Theresienstad dhe 90 mijë të tjerë u dërguan në kampe të tjera shfarosjeje. Kartëmonedhat 10 dhe 20 kronen ishin pjesë e propagandës, por nuk u përdorën kurrë pasi nuk kishin asnjë lloj vlere. 2

 

1 trilion dollarë….!!

dollariMe një vlerë rreth 300 dollarë, Banka e Rezervave në Zimbabve printoi prerjen 100 trilion në vitin 2008. Në atë kohë, vendi kishte nivelin më të lartë të inflacionit, i cili kishte arritur në 231 milion për qind.

Një fetë e vetme buke kushtonte 300 milion dollarë zimbabveanë. Në 2009, dollari zimbabvean doli nga qarkullimi.

kina

Kartëmonedha më e vjetër

Kartëmonedha më e lashtë e njerëzimit njihet një prerje e gjetur në Kinë. Kuani kinez prej letre (në foto) është kartëmonedha më e vjetër në botë dhe daton në vitin 1380.

Kartëmonedhat gjermane

gomariPas Luftës së Parë Botërore, në Gjermani dhe Austri u shfaqën disa kartëmonedha të çuditshme, mes të cilave edhe kjo në foto.

Kartëmonedha e Ajnshtajnit

albertNë vitin 1952, kryeministri izraelit, David Benn-Gurion, i ofroi fizikanit Albert Ajnshtajn postin e presidentit. Ajnshtajni e refuzoi ofertën, por shteti e nderoi duke i vendosur fytyrën mbi monedhën vendase, lirot, në vitin 1968. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *