Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princi William i urojnë të gjithëve Gëzuar Krishlindjen përmes rrjeteve sociale.
Në profilin Twitter të Kensigton Palace u publikua kartolina e urimit e familjes mbretërore.

Fotoja mban firmën e fotografit Chris Jackson dhe është bërë në fillim të këtij viti, përpara shtatëzinë së tretë të Dukeshës së Kembrixhit.
Në fotografi janë William dhe Kate, si dhe dy fëmijët, të vegjlit George dhe Charlotte.
Ndërkohë familja mbretërore po përgatitet të kalojë festat në Sandringham, pronë e Mbretëreshës Elisabetta, ku këtë vit do të jetë edhe Meghan Markle, e ftuar në drekën e Krishlindjes, edhe pse nuk është ende bashkëshortja e Principe Harry.
