Sapo është bërë publik vendimi i KAS të Lozanës rreth Skënderbeut për pezullimin e vendimit të UEFA-s për dënimin 10-vjeçar të skuadrës korçare.
KAS ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e UEFA-s duke përjashtuar klubin korçar nga ky edicion i Ligës së Kampioneve.
“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën për masë të përkohshme të ankimuar nga Skënderbeu, duke i qëndruar ekzekutimit të vendimit të marrë nga Apeli i UEFA-s në 26 Prill 2018. Skënderbeu u gjet fajtor për disa ndeshje të manipuluara dhe është përjashtuar me 10 vjet, së bashku me një gjobë 1 milion euro. Procedura e Arbitrazhit ndërkohë është në proces dhe nuk është vendosur një seancë për dëgjimin”, lexohet në komunikatën e CAS-it.

l.h/ dita

Shembull i qarte disinformimi.
Lajme pa lajm, per te bere lajm, futja pordhes …….