Loja me fletën vazhdon/ KAS pranon kërkesën e socialistëve për fletën e votimit me numra, rrëzon PD-në. Demokratët do e ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor

Ornela

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, duke rrëzuar kështu propozimin e koalicionit të Partisë Demokratike të regjistruar me emrin PD-AN.

PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.

Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale. “Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.

Partia Demokratike do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

PD kërkonte që fleta e votimit të ishte me emra kandidatësh në formatin “portrait” ose të shkruar në mënyrë vertikale. Me vendimin që mori sot KAS, nëse do të jetë në fuqi ky model, në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të zgjedhin për të votuar kandidatin e preferuar jo me emrin e tij, por në numrin përkatës.

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
  • Ramut e dime qe kandidatet e PS jane mafioze dhe me precedente penale. Per kete nuk do qe te dalesh me emra . Mos harro, me emra apo me numra, te gjatin me 7 gunga do fitosh.

  • Eshte shume llogjike qe fleta e votimit duhet te jete me emrin e forces politike qe perfaqeson dhe ne vazhdim emrat e kandidateve we konkurrojne, sipas vendosjes numerike ne shtylla vertikale, te vebdosura keto nga vete forca politike, te cilat duhet te jene te njohura nga elektoratit. Gje e thjeshte, per kalamajte e kopshtit..!

  • Me kaq shume parti dhe emra , fletae votimit do te ishte gazete e mbremjes , krejtesisht e pa perdoreshme , per madhesine . Do te ishte nje skandal nje fv kilometritike . Zgalem

    • Jo, me mire ti bejne votimet per kandidate anonime. Keshtu as nuk do lodheshim te dallojme ca shkruhet ne fleten e votimit, numer, apo shkronje..

    • Zgalem , ajo fleta e votimit po ti vendosesh emrat krahas numrave maksimumi zgjerohet me 5 cm prandaj kjo nuk eshte arsye per ta bere listen me numra.

  • Dicka qe pritej! Serish rremuje dhe mos-dakortesi! Film i hershem dhe … tashme i merzitshem dhe i demshem!

  • Kjo ështe ajo që duhet gjithmone me guxim e drejtësi organet kopetente duhet të vendosin.Po largohet nga ekrani që partite politike të vendosin mbi organet që e kanë nën juridiksionin e tyre marrjen e vendimeve.
    Presioni Amerikan për ti dhëne në duar organeve të drejtësisë detyrën e shtëpise ne ketë fushe po jep frytet që dëshirojme.
    Ka ikur koha e palaçove si Meta,Berisha,Basha e kompani të terheqin nga hundët organet përgjegjëse e të dalin me duar te pastra.

  • E si eshte e mundur qe te pranohet kerkesa e PS qe fleta e votimit te jete me numra dhe jo me emra. Po cfare jane kandidatet ,lope qe u varin matrikullim tek veshet me numra. Mire qe listat nuk i hapet,por tani duhet t’i fshihni kandidatet pas numrave. A mund te jete demokratike kjo?

  • Edhe kët kishim mangut! Arnautistani si laborator ekperimental. Desputetë me numra në kurriz as që e imagjinonim. Pas zgjedhjeve farsë në muajin e gënjeshtrave përfaqësuesit e liderucit global do na duken si ata burgaxhinjtë e dokumentareve të luftës, të cilëve ua stamponin numrin me bojë këpucësh ke bizhamet. Po këtyre gojëkyçurve ku do ja stampojnë numrin? Në prapanicë? U pu pu puuu ç’po na dëgjojnë veshët. U ka bo ai që s’thuhet kalá…

  • Nuk ka asgje per te mbajtur ane ketu. Thjesht me logjike nese fleta e votimit nuk permban emrat e deputeteve atehere votimi do te kthehet edhe njehere atje ku ishte pasi njerezit thjesht do te votojne emrat e pare ne liste. Ndersa me emer mbiemer ka te ngjare qe ata qe nuk jane militante partiake do te votojne emrin per shkak te perceptimit qe kane krijuar per te. Kjo eshte e thjeshte dhe duhej te ishte percaktuar shume kohe me pare. Enkas eshte lene per ne fund. Fisheku i fundit i kryetareve per te kontrolluar lojen.
    Besoj se nuk e kane per kursim letre.
    Kryeredaktor beni ndonje analize per kete.

  • Votova per here te pare ketu ,ne padova ,per parlamentin europian.Lista e partive dhe kandidateve afishuar jashte QV,me emra dhe numur kandidati ,partite me stemat e tyre.Fleta e votimit me stemat dhe emrat e partive.per kandidatet ,poshte cdo partie ishe rrethi bosh,ku shenohej numuri i kandidatet te zgjedhur prej cdo votuesi.Nese lista e partive dhe kandidateve afishohet ne cdo dhome te fshehte ,eshte fare e thjeshte per cdo Votues.Si per cdo gje ,edhe ne kete rast tek ne ka politizim.kjo eshte rrjedhoje e politizimit te organeve zgjedhore duke krijuar keshilla politike ,si dikur byroja politike.

  • Kasem, nuk e kane se nuk di si te zgedhim, po e kane pikerisht per qe mos te zgedhim ke duampo per ke duan Njishat!
    Prandaj kemi keso finta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *