KAS rrëzon Celibashin, pranon listën e koalicionit PD-AN me 222 kandidatë për deputetë

Ornela

KAS ka rrëzuar KQZ për çështjen e listave të PD. Nuk do të ketë shkurtim liste dhe PD mund të garojë me koalicionin e saj me listën e plotë.

PD dorëzoi pas korrigjimit të listave më shumë kandidatë se herën e parë, dhe KQZ ia shkurtoi me pretendimin se lejohen deri në 153 kandidatë ndërsa PD kishte dorëzuar mbi 200.

Edhe në seancën e sotme PD nëpërmjet sekretarit për zgjedhjet, Ivi Kaso kërkoi që lista të regjistrohet e plotë pasi cënohen të drejtat e kandidatëve, partive politike dhe koalicionit në tërësi.

 

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Edi Rama ! Edhe Celibashi i Ilir Metes nuk doli ashtu sic na the ti atehere kur e pranove qe te drejtonte KQZ! Tashti po behet e qarte se “Rrotacioni”apo dorezimi i pushtetit po behet fakt! Takimete e perzemerta te KomisionereveTe BE me kryetarin e opozites ,me siguri ,per ti dhene mbeshtetje ,”pranimi” nga KQZ i nji numuri me te madh kandidatesh ne lista nga ata qe duhet te pranoheshin simbas formules se gjithpranuar dhe ne fund ,por jo perfundimisht edhe ndihma qe i ke dhene ti me largimin e disa figurave te rendesishme te PS dhe sikur te mos mjaftonte kjo, vendosja ne vende “kritike”ne lista e disa te tjereve qe kane mbetur,e ben te plote pasqyren e perfundimit te zgjedhjeve dhe vendin e PS ne to!Ja ! Ky eshte dorezim pushteti;Mbetet qe ndonji “Arvizu” te thote:Ky eshte “burre shteti”!

  • Ja rrjedhojat e keshillin politik te sajuar nga amerikanet dhe europiane.A nuk mund te themi qe reforma zgjedhore ,te pakten sic paraqitet deri tani ,ka deshtuar?per mendimin tim po,ka deshtuar.ky eshte vetem fillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *