Shqipëri – Serbi më 8 tetor në “Elbasan Arena”, sepse stadiumi i Shkodrës duhet testuar në një miqësore të rëndësishme, të cilën Federata Shqiptare e Futbollit e ka premtuar që do ta gjejë dhe do ta luajë në “Loro Boriçi” në nëntor. Ky ka qenë vendimi i UEFA-s, që kështu përkthehet si “kufiri tek thana” për futbollin shqiptar, ndërsa i ka dhënë më shumë kohë qeverisë sonë për ta çuar deri në fund projektin për një stadium modern në Shkodër.
Pyetja është shumë e thjeshtë, po “Elbasan Arena” në çfarë miqësoreje luksi u testua, kur ndeshja e parë zyrtare është ajo me Danimarkën e vlefshme për kualifikueset e Evropiani? Apo atëherë ishim si “shoqe” me UEFA-n dhe Platininë. Dhe ky bllok i parë vjen veçanërisht pas vendimit të KAS-it, që me shumë të drejtë na ktheu trepikëshin me Serbinë e sot na mban në lojë jo vetëm për t’u kualifikuar direkt në finalet e Kampionatit Evropian të Futbollit “Francë 2016”, por edhe për të qenë të tretët në Play-off. E gjithë ky vendim i evropianëve për të luajtur me Serbinë në Elbasan, atje ku më 7 shtator do të presim dhe Portugalinë, s’është gjë tjetër, por vetëm për të mos e toleruar më futbollin shqiptar. Sepse me vendimin e KAS-it i ka rënë ndesh vendimeve të komisioneve të UEFA-s, që pa një e pa dy gjykuan me njëanshmëri dhe pa qëllimin e mirë për të vendosur drejtësinë. Përkthyer ndryshe, tashmë ne jemi në “thepin e pushkës” nga drejtuesit evropian, të cilët për gjënë dhe më pa të rëndësishme do të vënë “lupën” e “qimen do ta bëjnë tra…”.
Më parë jemi gjobitur për hedhje objektesh në fushë. Pa thënë që më 2005-ën me Gjeorgjinë kemi luajtur me stadium të boshatisur në “Qemal Stafa”. Si për ironi është vendimi i korrikut për kryqin e thyer gjerman të shfaqur në stadiumin e Splitit në ndeshjen Kroaci – Itali 1-1. Kroatët, si rast të përsëritur, ndërsa edhe me axurrët kanë luajtur pa tifozë, janë ndëshkuar me minus 1 pikë, dy ndeshje pa tifozë dhe 100.000 euro gjobë.
E kur ndëshkojnë Kroacinë, e cila është kryesuese e grupit, neve nuk na kanë asgjë. Sepse tashmë e kanë hedhur hapin e parë për të na frenuar, gjë që duket se do të pasohet me të tjera masa gjithnjë nëse ndaj Portugalisë në shtator reagojmë jashtë rregullave.
Dhe për UEFA-n e komisionet e saj do të jetë shumë më e lehtë që në ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë stadiumi të jetë krejtësisht i boshatisur. Dhe UEFA këtë po kërkon. Sot vendosi stadiumin, në shtator do të presë se si do të veprojmë ne ndaj Portugalisë dhe përpara Serbisë do të vendosë sipas qejfit të vet. Sepse nuk mund të durojë që një anëtar i saj, me shumë të drejtë, pasi na takonte, të vendosë në KAS-in e Lozanës mbi vendimet e saj. Ne do të ishim sot paqësor me UEFA-n dhe do ta kishim marrë më rehat trepikëshin nëse do të kishim dalë dhe një herë në fushën e lojës në Beograd më 14 tetor, sepse serbët përsëri do të bënin gjurulldi.
E kur UEFA po na vë kushte që tani për 8 tetorin, po ne a do të vazhdojmë të kemi dashuri për Mishel Platininë, që dje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për president i FIFA-s më 26 shkurt? Evropianët gradualisht kanë nisur të prononcohen pro tij, kurse ne… Plotësisht kundër nuk mund të dalim, por as pro me të dyja duart s’bën. Sepse ai dhe institucioni i tij janë përsëri në krah të Serbisë. Sot vendosen stadiumin, nesër është e sigurt se do të kërkojnë të tjera gjëra, pasi fitoren tonë në gjyqin e KAS-it nuk kanë për ta harruar lehtë. Pavarësisht se ne jemi në të drejtën tonë. Tashmë është koha për të mos qenë gjithnjë të vegjël, por ta themi dhe ta kërkojmë atë që na takon.
Po te kishim nje njeri te ndershem ne krye te Federates Shqiptare ashtu do ishte, po kur ke nje ish kumarxhi e bandit nuk do jete ashtu por sipas interesit personal te xhepit te tij.
UEFA dhe FIFA jane blere nga Putini e sllavet.
Ato jane kurvat me te shtrenjta ne bote.
Ne duhet te tregojme se jemi sport dashes dhe ta shijojme ndeshjen ashtu si na ka hije
Do na demtoje shume rende çfare do gjesti i keq qe do ndodhe ne Stadjum
Per sa kohe qe parate e Gazprom blejne pikturat e Picasso si dhurate per Platini dhe sponsorizojne zyrtarisht UEFA-n dhe FIFA-n, vendimet e ketyre organizatave do jene gjithmone anti-shqiptare. Do ishte mire qe lojtaret e kombetares sidomos ata qe jane ne vitet e fundit te karrieres ta hedhin ne gjyq UEFA-n si pergjegjese per dhune fizike dhe psikologjike qe pesuan ne Beograd.
Shume zhurme per pak gje. Per aresye sigurie eshte me mire ne Elbasan se sa ne Shkoder.
Mundesisht, tifozet te hyne ne stadium me dokument identiteti, njelloj si ne kohen e Enverit. Te gjithe te duartrokasin kur duartroket sh. Rama. Te gjithe te brohorasin kur brohoret ai ose sh. Meta, e nga njere edhe z. Nishani, qe me sa kam degjuar do leshoje mustaqet burrerore per kete ndeshje.
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE.
Jam ne nje mendje me tarrasin , Sponsorizuesit gjithmone ,diktojne ,vendosin dhe duke mos dhene drejtesi , Platini mund te behet edhe kryetar i OKB por imazhi i tij nuk eshte aspak me i mire si i blaterit ,