Pajtim Kasami mund t’i bashkohet Granit Xhakës te Borussia M’Gladbach. Mesfushori i Olympiacos ka tërhequr interesin e klubit gjerman, i cili pritet të formulojë një ofertë në drejtim të 23-vjeçarit që në merkaton e Janarit.
Kasami ka një kontratë me klubin grek deri në vitin 2018, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 6.5 mln Euro. Nëse pranon transferimin te M’Gladbach për Kasamin do të jetë hera e parë që luan në Bundesliga.
