Nga Bedri Islami
A mund të vish në pushtet përmes përpëlitjeve të pazakonta, do të thoja halucinante, duke ndjellë kobin dhe duke e kërkuar atë?
Si është e mundur që njerëz të këtij vendi, që kanë qeverisur sipas radhës, disa nga të cilët të mësuar, e në të njëjtën kohë të dështuar, të mos kenë të paktën vetëdijen qytetare të zakonshme për një të vërtetë që duket tashmë që larg dhe që dëshmon edhe një herë se opozita e tashme nuk është ende e reformuar, por vazhdon deformimi i saj?
Po bëhen disa javë që vendi është në pandemi, e cila, sa është e panjohur, është edhe e rrezikshme; sa është mbarëbotërore, aq është edhe e shtetit tonë, që nuk përballohet vetëm dhe ku e paditura mbizotëron tani për tani mbi gjithçka që dihet.
Në përballimin e saj janë përfshirë mjekë të njohur, disa nga të cilët janë bërë shumë e shumë herë më të njohur se disa ministra anonimë, shumë më të afërt për njerëzit se sa disa opozitarë trushkulur; pastaj , sëbashku me to janë i gjithë personeli shëndetësor, që nga kryeinfermierët e deri tek sanitaret e shoferët, të cilëve kushdo, me pak mend në kokë, u heq kapelen.
Në fakt, në këtë luftë, ata janë qeveria e vetme, reale, e dukshme, e kuptueshme dhe e pranuar nga të gjithë.
Shteti, pavarësisht lëkundjeve, të cilat edhe mund të jenë shkak i padijes, por edhe i autokracisë, po bën atë që bëjnë shtetet e tjerë; ende nuk kanë zbuluar dhe askush nuk pret që të zbulojnë diçka shtetarët tanë që marrin vesh fare mirë nga tenderët dhe PPP-të, por atë që po bën, njerëzit e vlerësojnë të dobishme dhe të duhur.
Këtu mbaron kapitulli i detyrimeve të shtetit. Gjërat maten me shifra, që nuk janë vetëm të tilla: pas tyre është jeta e njerëzve.
Pavarësisht parashikimeve kobzeza të opozitës dhe të “shkencëtarëve“ politikë rreth saj, numri i atyre që po largohen nga jeta për shkak të Coronavirusit është i paktë, megjithëse i dhimbshëm dhe, në të shumtën e rasteve, ai bashkëshoqëron sëmundje të tjera.
Në Shqipëri nuk po ndodh hataja dhe as mrekullia. Po synohet të mbahet nën kontroll një gjendje e imponuar, e cila, dihej nga të gjithë, edhe nga specialistët e opozitës, ish mjekë të saj që, ose kanë lënë profesionin tash 30 vite ose kanë studiuar, por nuk janë diplomuar dhe nuk kanë punuar asnjë ditë në zanatin e tyre. Për më tepër, këto, më të zellshmit, bëjnë “korin” e thirrjes tragjike për më shumë të vdekur, thua se rruga drejt pushtetit është rruga e vdekjeve.
Ish deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia, paturpshëm lëshon budallshëm thirrjen se “në lista mungon një i vdekur, tentuan të heqin nga listat një të vdekur”. Gëzim dashakeqas apo idiotizëm? Askush nuk e di.
Në 2 prillin e vitit 1991 babai i Spahisë së sotëm, po ashtu mjek, dhe mjek i mirë, ndryshe nga i biri, nuk ishte në demonstratën e organizuar nga PD-ja, ashtu si nuk ishte as Pjetër Arbnori e as sekretari i degës, Xhemal Uruçi. Ali Spahia ishte në morgun e qytetit dhe priste të vdekurit. Historia përsëritet në rrugën drejt pushtetit: i biri pret listën e të vdekurve, me aq padurueshmëri sa i ati thuaj 30 vite më parë.
Një ish deputete tjetër, Pampuri, me një tërheqje të pazakonshme ndaj së keqes pret që “ 70 mijë femra të fasonëve janë në rrugën e infektimit”, dhe të duket sikur shikon një njeri që fërkon duart nga gëzimi. Më është kujtuar një nga emisionet e pakta që ndoqa në ditët e para, kur kjo ish deputete, me një përbuzje njerëzore i drejtohej shefit të urgjencës, duke dëshmuar se përse ishte aty.
Kastriot Islami, shkon edhe më tej: atij nuk i mjaftojnë të vdekurit, bënë parashikimin kasadrian se Shqipëria mund të përballet me urinë, do të vdesim për bukë, uria po i troket shumicës së familjeve shqiptare…
Ish presidenti Nishani kërkon me këmbëngulje të vdekur, megjithëse gjithnjë kam menduar se është më njerëzor se të tjerët, por “qeveria shqiptare të kthehet tek transparenca dhe e vërteta, të deklarojë numrin real të qytetarëve që ndërruan jetë me virusin…”, sikur pas kësaj, të gjithë sytë e shqiptarëve do të drejtohen tek opozita, që pasi bëri numërimin, i kthehet fitorja.
Ish shefi i qeverisë, Berisha, në të vërtetë është tërheqësi i këtij mentaliteti në mendimin politik të opozitës. I mësuar të vijë në pushtet përmes dhunës dhe vdekjes, i paduruar për të qenë sërish i domosdoshmi i pushtetit dhe duelisti i dukshëm, pak ditë më parë, me 3 prill, do të deklaronte se “qindra të sëmurë me Covid 19 do të vdesin në shtëpitë e tyre apo spitale duke iu mohuar mjekimi”. Shton më tej se e gjithë kjo përhapje është e qëllimshme, një dëshirë e fshehur brenda tij, për deri sa “ një deputet i PS në Vlorë ka kërkuar të infektohen sa më shumë…”
Një ditë më pas, Berisha, ende në delirin e tij, përcakton se “me qëllim lihen pa zbuluar mbi 1500 për qind të infektuarve me Covid 19 dhe se Shqipëria ka vdekshmërinë pothuaj dyfishin e rajonit”.
Ndërsa në Shkodër, mjerisht, opozita e mundi qeverinë, por edhe qeveria e la në harresë Shkodrën. Shkodra mbetet shembulli më tipik i përçthurjes intelektuale në një rast si ky, por edhe i sundimit të politikës mbi mendjen.
Solla shumë shembuj, të cilat janë vetëm një pakësi e asaj që po ndillet me aq shumë vëmendje, forcë, përkushtim dhe rrëmujshëm nga opozita e tashme. Ngarendja e saj drejt së keqes të kërkuar me ngulm shkon deri në përcaktime se “ testet rezultojnë negativë, por skanerët rastësorë po zbulojnë raste të infektimit me Covid 19”, si përpjekja e radhës për të gjetur të keqen.
Përse ndodh e gjithë kjo? Ka disa shkaqe.
Së pari, opozita ende nuk është çliruar nga sindromi i Berishës ose bashkëjetesa me të keqen. Të gjithë ata që mund ta trajtojnë veten si fajkoj në PD, në të vërtetë ecin sipas gjurmës që lë Berisha. Nëse ai flet për të keqen, ata rendin të gjejnë të keqen. Nëse Berisha rend për të gjetur kufoma, edhe ata rendin po ashtu. Sa më e madhe të jetë e keqja, aq më tepër ka një ndjenjë të brendshme ngazëllimi, sikur përmes kësaj të keqeje mund të largohet Rama nga pushteti dhe të vijnë ata.
Një pjesë e tyre e kanë në vetëdije të dhënën se nuk mund të jenë në listat e ardhshme të deputetëve, të qeverisë..kur të jenë, të pushtetshëm, nëse nuk janë të dhunshëm dhe nuk ndjellin të keqen.
Së dyti, në kupolën e opozitës janë ngurosur disa figura politike , të cilat më shumë njihen për budallallëqet dhe egërsinë e tyre politike e njerëzore, përfitues dhe të lidhur me botën e oligarkisë kur ishin në pushtet, se sa për mençuri dhe gjetje shtigjesh të sakta drejt pushtetit.
Kjo ngurosje e kupolës drejtuese bën edhe ligjin, përcakton rrymën.
Tentimet e herë pas hershme të Bashës për të qenë më komod, më i drejtpërdrejtë dhe më i arsyeshëm, ose do të jenë në kundërshti të plotë me neveritjet e forcës politike që është rrotull tij, ose menjëherë do të ndjehet vërsulja e një lukunie mediale që kërkon edhe ajo pjesën e kurbanit njerëzor.
Për sa kohë që Basha do të ketë rreth vetes alibeajt, palokajt, vokshajt, bardhët, ristanët, dashshehët, pampurët, nardndokajt, spahijtë, voltanët, këto spurdhjakë që nuk po rriten kurrë, dhe jo mendjet dhe njerëz me autoritet, aq më larg do të jetë nga pushteti dhe krijimi i figurës së tij si drejtues i një force politike që synon pushtetin.
Së treti, në opozitën mbisundon mendimi se Rama nuk mund të largohet nga pushteti përmes votës. Edhe Berisha e ka pranuar këtë dhe ai është i sinqertë në rolin e tij politik kur bën thirrje , çdo ditë e çdo natë, për revolucion, dhunë, grusht shteti, përmbysje.
Të tjerët kanë rënë nën sundimin e këtij mendimi. Tani ata kanë gjetur rrugën e vdekjes për të ngjallur përbuzje ndaj pushtetit dhe për të ngritur revoltën, por , në fakt, po bëjnë të kundërtën e asaj që dëshirojnë. Në kohë lufte, si është krijuar psikoza në Shqipëri, dhe këtë e krijoi me mjeshtëri shefi i qeverisë, askush nuk është i gatshëm të ndërrojë qeverinë.
Kthimi i idesë së vdekjes si rrugë drejt pushtetit dhe përcaktimi i së keqes si shfaqje e dështimit nuk është ajo që duhet për të gjetur veten në këtë pandemi.
Ndjellja e së keqes nuk është virtyt, është vesi i një klase politike që duke e kërkuar të keqen, vjen një ditë dhe bëhen sinonim i saj.
****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

Korbi Sali dhe pjella e tij,qe ndjellin vetem zi!/gjithditen bejne krra-krra /dhe lusin per te vdekur,/caktojne dhe radhen kush e ka!Keta perbindesha vajmedet /,qendrojne akoma ne pushtet!(Kasandrat ndjellazeza-Dita 19-04-20)
Nje analize korrekte dhe realiste ,por do te shtoja se pavarsisht punes se mire te k/ministrit duhet te vihet nen presion per te shtyre perpara aktivitetin e drejtesise,me k/prokuror te zgjedhur me drejtesi duhet te jete me aktive pshm: Kush e pengon kete k/prokuror te hape dosjen e vilave te Bashes,Malltezit,Kryemadhit pasi padurimi i popullit ka tejkaluar çdo limit,le te jape shembullin i pari k/prokurori duke rrezuar nje tulle nga muri kinez i korrupsionit ne Shqiperi.
Aman o koke-kar me fal korcar po shkruaj koke-kar se korcar nuk mund te jesh po Aman mos thuaj gje per bunkerin e nudistit tuaj megjithese se nudisti me 3000 Euro e ka bere
O ti me pika o “dru me pre “qe shan prapa ekranit je nga ata qe te vrasin prapa ferres pra shpellar dhe me shpellaret nuk ja vlen te humbesh kohen,ptu kafshe pylli qe di te flasesh vetem gjuhen e kafshes…
I nderuari Bedri!
Nuk eshte opozita ajo qe ju cilesoni,se opozita ne Shqiperi nuk ekziston!
Ata qe duan ta mbajne veten se jane opozite jo vetem nuk veprojne si te tille,por si bande kriminale,qe nxisin destabilizim te vendit ne kete gjendje te rrezikeshme pandemije!
Per keto arsye gjykoj se qeveria dhe drejtesia te gjithe ata qe perhapin panik si K.Islami apo nxisin turmat t’i kundervihen pushtetit aktual duhet te reagoje me force duke i arrestuar pa hezitim!
Boll me me opozita,me thirrje per bashkepunim etj,se me keta halabake kurre nuk do behet bashkepunim se ata e kane hallin e kokes se tyre e jo te vendit!
Nga ana tjeter kryeministri Rama mendoj se duhet te rregulloje fjalorin si me popullin por sidomos me keta te ashtuquajtur opozitare!
Duhet t’i jepet fund perdorimit te ironise,cinizmit,kercenimit etj ndaj kushdo,por vetem te veproje ligji!
Se fundi,gjykoj se nuk i duhet dhene shume hapesire lojrave te fjaleve te Berishes,Bashes etj,sepse ata me kete gjendje qe jane edhe sikur Rama te beje krimet me te medha kurre nuk do arrije t’i afrohet qindra krimeve pa fund te Berishes,Bashes etj!
Shkurt:PD-ja nuk vjen ne pushtet as per 50 vjet,ndaj qeveria te shikoje popullin me shume se e ka lene krejt pas dore e te mos merret me keta plehrat “opozitare “!
Bedri.! Ti e dine mire qe andej nga Veriu kan nje fjale te uret kure thuhet. :Si te jete Imami ashtu eshte edhe Xhemati.! Pra Ky xhemat (Pjesmarrseve ne Xhami quhet Xhemat) eshte njelloi me kokat e tyre. Po keshtu thuhet edhe ne Filozofi.: Ashtu si te jet baza eshte edhe supoerstruktura”
Pra Baza e Partise Demokratike eshte e till qe nuk ka premtuar asnjeher per pushte. Berisha me urra e ka marre dy here pushtetin.Tani me nuk ka urra.Tani ka rregull norem dhe disiplin ne zgjedhje dhe jo “Urra.”
Ne ket kendeveshtrim Opozita e sotmne nuk eshte aspak e afte te marre pushte/ Pore kam nje frige. Se per hire te rrotacoionit ben vaki qe EDI RAMA. Ja fala pushtetin . Kjo do te ishte ftalitet per kombin shqiptare dhe jo vetem thjeshte per shqiperi Meme.
Prandaj Ju Gazetaret qe i ndiqeni per dite problemet duhet te godisni foret qe pushteti te mos kaloj ne duarte e ketyre tradhetarve qe tradhetuan dy her elektoratin e tyre.Nje her kure dorzuan mandate dhe heren tjeter kure nuk moren pjes ne zgjedhjet e pushtetit vendore.
Pra keta kan treguar hapure qe nuk jan te afte te marrin pushte me voten e llire pore vetem me URRA. Kjo urra ka mbaruar bashke me Berishen.
Partia Demoktrtike po nuk u refermua ne themmel me ket Imam dhe me kete Xhemat kurre nuk duhet lejuar qe te vije ne pushtet.!
Më në fund zoti Bedri po e gjen fillin e rrugës të humbur. Po e shikon që nuk ja vlen ti vesh kundra Ramës, përderisa hë për hë zëvendësuesi i tij është jashtë çdo lloj llogjike.
Nuk mund të rikthehet sërisht doktor vdekja.
Po le ta hapi Rama PS-ne qe te.mos.kthehet me doktor Vdekja.
Pse i ka ngordhur Rama gjith mundesite e zhvillimit te se majtes?
Po e kthen Rama doktor Vdekjen ne pushtet jo Bedriu
Eshte firmosur me pardesy t bardha kjo qe ne zyren e Ramiz katovicarit dhe eshte rifirmosur ne 2008
Sali Berisha , i vetmi burre shteti qe mori nje shtet te koruptuar , te shkateruar e te vjedhur nga Fatos Nano se bashku me agjenten Greke Xhoanen dashnoren e ish ministrit asfalies greke per 8 vite radhazi ,nje shtet pa asnje km rruge te asfaltuar , me nje pension pleqsh prej 30000 – 40000 lekesh ,ku ambasadat e tirones ,dyndeshin nga ata mijera te pashprese , me nje sistem energjitik te shkateruar ku populli kishte vetem 8 ore energji ne dite , me nje papunesi mbi 80% me e larte se vendi i fundit Afrikan , etj etj .Mori zotimin e cmendur qe ta mposhtte situaten e agjentit Nano .Pensionet i riti 200% .Shqiperia u kthye ne nje kantjer te fuqishem pune per shtrimin e gjithe rrugeve nacionale ku pamja nga google maps duket si nata me diten ..Shqiperia u elektrifikua 24 ore ne 24 ore me energji te bolleshme 220 volt fiks .Europa duke pare zhvillimin e vrullshem ekonomik hapi paketat ndihmese per qeverine e pare jo te koruptuar Shqipetare e bashke me to edhe portat pa viza drejt Europes ..Lider si Dr Berisha do ngelet ne piedestalin e historise ..Me 21 janarin qe tradhetari mbareshqipetar Rama ngriti dhunshem popullin e genjyer duke djegur e shkateruar ato vepra te medha e duke lene paralitike te perjetshem 96 police bij te nenave Shqipetare e duke dhunuar me mjete plasese Kryeministrine e gjithe objektet qeveritare shqipetare ku ne kete grusht shteti me dhune u vrane 4 vete ,ku ne shtetet e tjera per te tilla grushte shteti jane vrare mijera kriminela qe kryen keto akte te shemtuara si me 21 janar , e perseri Berisha ja doli me sukses ,ku organizatori dinak e i pabese Rama u fsheh ne Beograd per 2 dite resht nen mbrojtjen personale te dacic-vucic..Mbas komentit tim do dale nje injorant i fshehur mbas 101 emrave e do filloje te vjelle vrer kunder dr Berishes e demokracise ..Shiheni papagallin e paguar ju lutem .
Erhard ..Sala e kurseu Ramen per 21 janarin ,grushtin e shtetit te madh i cili duhet te denohej me pushkatim ose burgim te perjetshem per ngritjen e masave te medha me dhune per djegjen e qindra automjeteve dyqaneve vrasjen e 4 personave si shkak i dhunes se grushtit te shtetit .Cfare na derdellisin disa idiota per burg burg burg .Ku pjerth Sala per Ramen ore qe e shan me liber shtepie ate imoral pordhac diktator per te varferit e injorant force .Sala fshin sumen me Ramen e e rezon kur ti doje qejfi ,sepse nje fjale thote per ngritje popullore , e Ram diktatori per disa ore ka shku ne Serbi ..Thuaj shyqyr qe Rama eshte dinak i lindur e e mban grure me Dr Berishen se kaq vite zor se do i kalonte ne politike ,e Berisha e lejon qellimisht ate te prishe e pastroje ato vepra pa leje te komunistave ne Vlore e gjithe Shqiperine qe Berisha nuk mun ta arinte kurre .Si i djallezuar me marjen e pushtetit rames i kane ngelur edhe pak objekte te atyre mijera mafiozave socialiste pa prishur e me mbarimin e misionit te ngarkuar nga Berisha rama do ike nga pushteti e politika gjithashtu.
Nuk ja vlen te komentosh keta me lart…. Ndersa z. Bedri ben mire qe rikujton shume gjera qe i dime por qe duhet te rithuhen per te sapolindurit qe ju duket se bota filloi pardie….
LONDINEZ .MOS HAROVE TENTATIVEN E GRUSHTIT TE SHTETIT TE SALI BERISHES MBAS VRASJES SE AZEM HAJDARIT, KY GJAKATAR QE MBAN NE KURIZGJAKUN E MIJRAVE SHQIPTAREVE DUHET TE ISHTE GJYKUAR E PUSHKATUAR ME KOHE DUKE I KURSYER SHQIPERISESHUME TELASHE. SA PER ATE QE THUA SE SALA E PERMBYS RAMEN NE SEKONDE ,KANE DISA VITE QE E PROVOJNE.IKU KOHA E HAXHI SALIUT. PERSHENDETJE
DITA:Ky eshte BEDRI ISLAMI i vertet qe e nderon Diten,Kosoven dhe ne.E urojme qe te na sjell sa me shume argumente qe dihen ne 30 vite per ti çjerr masken Berishizmit,fantazmes me te urryer te mbi 90 % te popullit Shqipetar.Veç tjerash:
-Dite me pare Saliu nxori ne DIXHITALB nje vidio sikur policia hodhi ne det-Vlore nje grua,kur ne fakt gruaja ishte duke u mbytur dhe polici i veshur shkoi dhe e nxori nga deti te gjalle.Dhe kur ajo po ndihmohej nga 2 policet u rrezua nga te ftoftit,etj,probleme.Dhe SALIKRIMI shfaqi ne vidio vetem sekuencen e findit qellimisht per te baltosur policine.
-Me kete rast desha te falinderoi 2 popicet e shtetit te cilet duhet te shperblehen… dhe ne te njejten kohe i bej thirrje DREJTESISE AKTUALISHT NE KOMA te veproi per te derguar ne REÇ njeriun-fantazme qe po shpif çdo dite ngjarje ogurzeza per te ulur imazhin e vendit dhe te Qeverise te EDI RAMES qe po menaxhon 4 ternete ne disa muaj:2 TERMETE natyrale,COVID 19 dhe termetin OPOZITAR ne 7 vite e sidomos ate te 2019,ku opozita e rruges eshte diskredituare perfundimisht ne Shqiperi dhe nd/kombetarisht dhe nga vetem nje njeri-Sb,i cili po ulurin si QENI I TERNUARE NE ZINXHIR qe ulurin per te kafshua Edi Ramen,i cili i eshte bere kocke ne fyt e nuk e mund dot me vota,meqense nuk e vrau ne 21 janar 2011,badhke me 4 protestuesit e pafajshem.
-FLM-DITA,FLM-B.ISLAMI
E filluan prape violinen e Berishes keta te dy, dhe Viki, dhe Bedriu.
Thote mire Cenua, keta qe llapin si parimore do fillojne te na shesim Ramutin nga e para kur te afrohen zgjedhjet.
Ndjellazinje, kobzinje.
Aman ore, nga cfare kazani lamashesh keni dale?
Bedri Islami, je ne pozicionin e duhur, dhe ne kohen e duhur per te kujtuar zullumet dhe krimet e grupit mafioz te Sali Berishes. Kujtesa eshte mema e dijes thote nje fjale popullore.
Viti 2021 po vjen edhe pse me pandemine shume te rrezikshme, zgjedhjet do te behen dhe lufta per pushtet do te acarohet edhe me shume. Drejtuesit e opozites me Sali Berishen flamurtar do te mbulojne krimet e tyre dhe do te “zbulojne ” shume krime te reja te se majtes. Populli, njerzit e thjesht nuk genjehen kur shkojne te kutia e votimit, por me pas mungon transparenca e numurimit te votimit. Gjithesesi analiza juaj qendron plotesisht, per mendimin tim.
Te pergezoj per shkrimet dhe pershkrimet e tua, dhe kujtimet si ato per Sergej JESENININ..
Sa here shako këtë fytyrën e ndyrë,
humbas shpresën që shqipëria mund të bëhet.
7 vite qelbesirat agjentet e serbise ngriten ato qindra cadra si turqit ne bulevardin qendror kryeqytetas per rezimin e Strategut Shqipetar Sali Berishes ..Prit e prit e prit si puna e dhelpres duke e ulur imazhin e Shqiperise per toke ne djithe boten e duke i akuzuar per korupsion me nje video montazh qore..Gjithe te zezat ka bere tradhetari i djallezuar Rama kunder popullit Shqiperise e Kosoves martire .Me minishengenin serbosllav tregoi edhe me shume fytyren e uryer prej armiku ndaj vellezerve Kosovare e blegtoreve e agroteve Shqipetare qe prodhimet e tyre i hedhin poshte..Kushdo qe ben tradheti ndaj atdheut ,heret a vone do pergjigjet penalisht me doemos .Edhe Basha i cili se shpejti do mare pushtetin , hapi i pare do te jete hetimi i kujtdo qe ka tradhetuar interesat madhore te shtetasve te vet e tradhetuar tek kriminelat e ballkanit qe nuk kane asnje mik e shok ne kufijte e tyre pervec pederastit Shqipetar.
SI nje trap madheshtor
I Vucidollit Te lashte
Ti linde ne vendin
Nga ikin bedrinjte
Ata Te gervishin
Por ti zbukurohesh
Ti ngrite Te Gjatin
Perjete do nderohesh
Hahaha, kris, ja ke gjetur fiks fare.