Më shumë se 400 emigrante, pjesa më e madhe somaleze, janë mbytur në detin Mesdhe, ndërkohë që përpiqeshin të arrinin në brigjet jugore të Europës.
Lajmi është bërë i ditur nga BBC në gjuhën arabe, sipas së cilës, emigrantët ndosheshin në bordin e katër anijeve të rrënuara.
Korrespondenti i BBC, në Kenia ka bërë të ditur se ka folur me të afërm të një familje që ndodheshin në mesin e emigrantëve të mbytur.
Ndërsa mediat somaleze, raportojnë se anijet e shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë vetëm 29 persona
