Nga Shaban Murati
Ministri i brendshëm i Serbisë, filorusi patologjik Aleksandër Vulin, deklaroi në 11 mars 2021 se krimineli ndërkombëtar i luftës Sllobodan Millosheviç, “meriton respektin e Serbisë, të serbëve dhe të gjithë atyre, që respektojnë luftëtarët e lirisë”.
Qeveria serbe shpall kështu zyrtarisht kasapin e Ballkanit “luftëtar të lirisë”.
A e dëgjoi kush në BE? A ka veshë diplomacia e BE? Shteti serb, që ndërmori katër agresione të përgjakëshme kundër popujve joserbë në ish-Jugosllavi, pretendon tani se i paska bërë masakrat dhe gjenocidin kundër popujve të tjerë ” për liri dhe i udhëhequr nga luftëtari i lirisë Millosheviç”, i cili u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si kriminel lufte.

Ky nuk është revizionim i historisë, por është kërcënimi për të përsëritur agresionet serbe “të lirisë” kundër popujve të tjerë në Ballkan. Dhe Serbia ështe shtet kandidat i BE, e cila i ka hapur bisedimet e anëtarësimit.
Duhej të kishte rënë gongu i alarmit në Bruksel, por hiç.
Dashuria për Serbinë apo për Rusinë ua ka mbyllur gojën dhe veshët Lajçakëve të Brukselit.
Sepse nuk pipëtinë ata as kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ish-ministër i Millosheviçit, sfidoi Ballkanin dhe BE-në në 15 shkurt 2021 me deklaratën për “Serbinë e Madhe”, në prani të zëvëndëskryeministrit rus.
Mirë BE nuk ka veshë të dëgjojë, po Tiranës dhe Prishtinës kush ua thau duart të bëjnë protesta zyrtare për këtë blasfemi historike serbe antishqiptare të të dy krerëve serbë?
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Serbia as qè mund tè kthejè atè faqen e errèt tè historisè sè sajè kriminale, pèrderisa drejtohet ende nga ministrat e Milosheviçit dhe Europa èshtè e tredhur. Ndoshta kjo qè po ndodh duhet tè shqipètarèt tè shikojnè rrugèn e tyre duke forcuar aleancèn me USA & Izraelin do tè na mjaftonin pèr tè siguruar tè atdhmen e kombit. EU nuk mund ta mbajè me zort Serbinè qè tè bèhet vènd demokratik, duke vazhduar tè ushqejè orekset e pangopura ndaj tokave shqipètare. Nèse nuk ndalet Serbia Lufta e tretè èshtè e pashmangèshme,,,,, shqipètarèt duhet tè pregatiten.
BE nuk ka cka me reaguar kur politikanet e Kosoves edhe Shqiperise e kane falur gjakun e Shqiptareve. Serbia duke ju falenderuat politikave te permendur ka arritur te shendrohet prej agresorit ne viktime te luftave ne Ballkan.
Jane te blere te gjithe prandaj heshtin.
Çuditem per kete person me vlera kaq te medha qe gjithmone ne momentet me kritike jep alarmin kunder planeve filo ruse dhe serbe historikisht antishqiptare ngre kembanen te degjojne shqiptare e kosovare ….te degjoje BE por qeveria shqiptare perse nuk degjon nga ky vesh…
Nuk kuptoj ky person kaq i pergatitur dhe i mprehte te mos jete keshilltari numer 1 i Kryeministrit dhe Presidentit Shqiptar?! Te jete deputet ti degjohet fjala ne parlament se eshte figura me e paster ne Shqiperi.
Sa here lexoj artikujt e tij me shpaloset para syve nje diplomat i rangut te larte…nje Qytetar Nderi i Shqiperise…qe duhet respektuar nga gjithe populli Shqiptar dhe qeveria jone.
Marrin “keshilltar….borxh” kur kete person kaq te pergatitur e kemi ketu ne Shqiperi…vleresojini qytetare te ketij rangu te larte qe duhet te na perfaqesojne ne kuvend…qytetare te paster pa damken e tradhetise dhe te korupsionit…çben Edi Rama perse nuk i perkrah dhe vlereson keto figura te pastra te Shqiperise…perse nuk eshte ne asnje liste per deputet Zoti Shaban Murati e te tjere qytetare te ditur Shqiptare qe jane Nderi I Kombit po merret me emra te perlyer qe ofendojne popullin me fjalen e tyre me parlament.
Analiza e juaj dhe vleresimi per Shaban Muratin eshte shume i drejte por intelektualet patriote nuk pelqehen nga politika shqiptare…!
Politikanet tane te 30 vjeteve demokrathi nuk e kan patur mendjen tek atdheu por tek pushteti.
Ne kemi sllobodanet sali karaxhic ketu dhe ju mereni me me serbet.
Ku ka me te rrezikshem se saliu ,ilir hajduti me te shoqen dhe co e ceceneve.
Mua me ka mare pronen dhe nderin saliu me cecenet e tij.
Si thoshte Muhamed Ali cdua une te shkoj ne Vietnam,ata nuk me kane bere gje,ata nuk me kane share zezak,nuk me kane shkelur te drejtat e njeriut si keta amerikanet.
Edhe ketu e njejta politike,nuk kemi cti bejme hajduteve tane dhe meremi me ata qe na rrethojne…
Ne nuk meremi vesh me njeri tjetrin dhe e kerkojme fajin diku tjeter
Shaban sulltan murati eshte bere si shaban qosja
Ai Shaban Qosja je ti more derdimen. Vèrtetè ata vietnamezèt nuk i kishin bèrè gjè Aliut, por kèta serbèt e Millosheviçit s’kanè lènè gjè pa bèrè vèllezèrve tanè. Tè kèrkohet qè krye krimineli, shumè mè i rrezikshèm se Adolf, tè respektohet si “Luftètarè i Lirisè” èshtè kulmi. Liri ndaj kujtè? Nga kush ishte pushtuar Serbia? Enveri ishte shèmbull i Luftètarit tè Lirisè dhe asnjè ministèr nuk ndihet. E kupton more se nè çfarè gjèndje jemi? Me njè president Mato. dy kryeopozitarè kriminelè dhe njè kryeministèr Show men.
E more zagar i Athines , nuk e dinim qe , per te qene shqiptar u dashka te kesh emer bizantin dhe lekure ngjyre kafe afroveriore . Te jep mend kulufi afrikan , apo s`te jep ! Sa here hap gojen , i duket vetja se eshte duke psallur ne kishe ! Pune idjotesh me mentalitet mesjetar qe lepin te pasmet e te perparmet e kolonel Janullaqit ! Prift i urryer grek ne mes te Tiranes , qe rri gjithe diten para monitorit , duke nderruar pseudonimin qe te krijohet ideja se jane shume prifterinj .
Zotrrote krahasimet e situatave që u bani ju nuk përputhën njera më tjetren. Atë qka e ka thën Muhamed Aliu në lidhje me vietnamin dhe Ameriken, nuk qëndron aspak me ate që ju i quani shtete për rreth( krahasim me Indin). Shtetet për rreth Shqiptarëve Greqia dhe Serbia gjakëpirse, kan bër gjenocide dhe masakra kunder kombit Shqiptar, nuk ësht fort largë lufta, masakrat dhe gjrnocidi Serb mbi Shqiptaret e Dardanis .
Shkrimet e Zotit Shaban Murati jane kambana e forte qe duhet te degjojme Shqiptaret…kundra planeve largpamese fillo ruse dhe serbe.
Shaban Muratiit duhet ti degjohet fjala ne parlament…per sigurine e Shqiperise.
Pastrojeni parlamentin nga tradhetaret e Shqiperise sa nuk eshte vone.
Po perse te ngresh nje problem kaq te mprehte si di ta trajtoje vetem Zoti Shaban Murati…more zotni duhet ta paragjykosh nga emri dhe mbiemri…po u dashka folur per pronen tende qe ke shume te drejte…hidhi ne gjyq…po jo te shfrytezosh kete moment kaq madhor per te cilin shkruan z Shaban Murati e te qash pronen tende…perse nuk proteston kunder hajduterise po fut hundet aty ku nuk te takon…nuk eshte prona jote…imja e te gjitheve Shqiperia?!
Une e ti dhe gjithe populli Shqiptar nuk dime shume gjera prandaj ta falenderojme autorin e shkrimit qe na hap syte per probleme kombetare dhe nderkombetare…se vjedhja e prones tende aty e ka fillin te na çvleresojne nga cdo gje..ti flet per pronen tende dhe shume mire ben…mbroje dhe kerkoje me gjyq po Zoti Shaban per ke prone po flet e shkruan…nuk po flet per pronen tende…timen…tonen… per pronen e te gjitheve…per Shqiperine!
Apo gjithmone o le le o bytha ime…!!! E keq e me keq po vene punet.
A.Vulin eshte nga partia e I.Dacic,shkon dhe bene homazhe tevarri i Milosheviqit dhe eshte minister i puneve te mbrendshme te serbis.Rama pret shefin e tije dhe mikun e vete Vucic…..te dy i thone rrames shiftari ….Kush te reagoje?
po keshtu eshte trendi i “demokracise” sot, mor’ shab . çfar eshte patriot per ty, eshte kriminel per te tjeret dhe anasjelltas . ja psh ilir meta sot per ty eshte “tamam” per mua eshte per vizit te mjeku .
Epo je mi allbani urupiane o profesor,
cti bejme nashi kesaj??!!
Rrofte allbania urupiane
rrofshim ne
More Shaban, po kur nuk pipetin EU-ja dhe USA per fjalet e Sheshelit, c’duhet te beje Shqiperia sipas teje? A nuk je ti qe thua se Shqiperia duhet te ndjeke EU-n dhe USA-n?!? Atehere cfare kerkon nga Shqiperia ti? Tu futet aventurave me koke te vet, qe tu jape me pas serbeve te tu Shkodren dhe Lezhen? Kete kerkon ti more Shabanovic? Ta fusesh medeomos Shqiperine ne aventura vet-demtuese? Kjo u intereson tani serbomedhenjve, kur problemi kosovar ka ngelur ne ngerc, se me nje gur vrasin dy zogj!
Vulin cigan i serbizuar me ciganë s’vlenë të merret askush ai është aty për shkak numrit të madh të votave që ka komuniteti rom i serbizuar në Serbi
Me ben pershtypje se si disa nuk mendohen thelle po japin mendime te cekta.Nuk duhet te haprijme por te flasim shtruar.Ne ate qe shkruan Shaban Murati ka shume te verteta.Derisa te jene lajcaket ne BE s’ka se si te ngreje zerin.Me ben cudi se si negociatat jane hapi per Serbine, Por shteti shqiptar kushdo qofte duhet te protestoje ndaj ketij akti qe nje vrases I shqiptareve te konsiderohet luftetar i lirise.Perse shqiptaret duhet te kene frike.Nese eshte puna dhe nen lufte duhet te kerkojme te drejten tone dhe te mos lejojme te na marrin neperkembe.Mire Ndoshta nuk jemi Aq te zote me lufte por te pakten te flasim Per te veten.Zeri duhet ngritur manse dikush na degjon dhe perkrah si SHBA dhe izrael.
Tani ngelet qe Ramuti ti ngreje nje statuje ne Tirane.
Per hir te paqes dhe te miqesise se mire.
Per inat te patrioteve fshatareske shqiptare. Atyre do ju treguar vendi.
Respektet me te thella per kriminelet serbe.
Me simpati te vecante,.
I Juaji Ramut