Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kasat fiskale do kontrollohen 1 herë në 2 vite
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Kasat fiskale do kontrollohen 1 herë në 2 vite
Komunitet

Kasat fiskale do kontrollohen 1 herë në 2 vite

anazapta
Published February 26, 2013
Share
SHARE

Ende pa kaluar 6 muaj, qeveria shqiptare vendos të lehtësojë edhe më tej bizneset e pajisura me kasë fiskale. Referuar vendimit që pritet të miratohet, detyrimi ligjor i kontrollit të kasave fiskale tashmë nuk do të kryhet më 1 herë në vit, por 1 herë në 2 vite. Ky vendim u njoftua nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen me deputetët e grupit parlamentar, ku paralajmëroi se paralelisht do të përgjysmohet edhe kosto e këtij kontrolli. Vendosja e kasave fiskale për bizneset nisi të aplikohet në vitin 2010 dhe mes debateve të forta publike lidhur me koston, qeveria vendosi të marrë përsipër rimbursimin e tyre. Pavarësisht rimbursimit 100 për qind nga qeveria, bizneset ishin të detyruara që të paguanin rreth 10 mijë leke për kontrollin periodik të tyre çdo 6 muaj. Në muajin shtator të vitit të kaluar, qeveria shqiptar vendosi të ulë numrin e kontrolleve periodike, duke përcaktuar përmes një vendimi detyrimin që kontrollet të zhvilloheshin 1 herë në vit. Paralelisht me ndryshimin e detyrimit për kontrollin periodik, vendimi parashikonte edhe uljen e kostos së këtij kontrolli nga 9 mijë lekë në 4 mijë lekë. Me vendimin e ri, sipas kryeministrit, bizneset do të paguajnë gjysmën e çmimit të tanishëm, pra 2 mijë lekë për çdo dy vite që duhet të ushtrohet kontrolli i kasave fiskale.

anazapta February 26, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?