Kaso: Basha nuk është kundër sistemit prim, por duhet të diskutohen parimet

Saimir Lleshi

Për idenë e hedhur për një sistem me prim, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso shprehet se forca që ai përfaqëson dhe kryedemokrati Basha e mbështesin një gjë të tillë.

Por sipas Kasos, ajo që lideri i PD-së ka ngritur si shqetësim ka të bëjë me parimet mbi të cilat duhet të ndërmerret një zgjidhje e tillë.

Për ekspertin ligjor të demokratëve, Ivi Kaso, takimi me ekspertët e Komisionit të Venecias që do të zhvillohet nesër, do t’i shërbejë opozitës për të argumentuar kundërshtitë e saj në lidhje me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga grupi i ekspertëve që po asiston Kuvendin në realizimin e reformës në drejtësi.

“Në dijeninë time, kryetari i partisë, z. Basha, nuk ka shprehur kundërshtime mbi këtë variant, por ka specifikuar parimet mbi të cilat duhet të ndërmerret një zgjidhje e tillë. Unë mendoj se aktualisht në Shqipëri, problem më të madh nuk përbën sistemi zgjedhor, por qasja e kësaj qeverie dhe mazhorance për të siguruar fitoren në zgjedhje me mekanizma të paligjshëm, duke ushtruar presion mbi zgjedhësit, duke blerë vota apo duke kandiduar persona me rekorde kriminale”, theksoi ai për “Shqip”.

Në kuadër të reformës në drejtësi të hënën pritet që të mbërrijë në vendin tonë një grup ekspertësh nga Komisioni i Venecias lidhur me këtë reformë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *