Kasparov: Putini një diktator fashist

Dita

Politikani rus i opozitës, njëherësh ish-kampion botëror në shah, Gerri Kasparov, tha sot se Vladimir Putin ka për qëllim ta ndajë Europën dhe nuk ka asnjë sekret në ambiciet e tij.

Duke folur në forumin e Lirë rus në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, Kasparov lëshoi kritika të ashpra ndaj politikave të presidentit rus.

Kasparov thekson se me sulmet ruse në Siri, Putin shkaktoi përkeqësimin e situatës në terren gjë që detyroi njerëzit të largohen në Europë. “Qëllimi kryesor i Putinit është që ta ndajë Evropën, dhe me këtë ai nuk fsheh ambiciet e tij”, tha mjeshtri i shahut.

Kasparov konsideron se Rusia qëllimisht dëshiron të përkeqësojë situatën në Siri dhe se ka për qëllim dobësimin e aleancës NATO. “Shanset janë shumë të vogla që Rusia të fillojë një luftë kundër NATO-s, pasi Moska e di se një përpjekje e tillë do të nxiste kundërpërgjigjen ushtarake të aleancës”, thotë Kasparov.

Ai e cilësoi udhëheqjen e presidentit rus “një diktaturë fashiste”, duke theksuar se është e pamundur që një rus të kritikojë Putinin, pasi askush nuk është i lirë.

Share This Article
3 Comments
  • Ik or cifut mbeturine e leninit se na cave mender en ti dhe ndonje tjetr si puna jote i hengsh ate perpara putinit ti edhe ca te tjere si ty!

  • Pse nuk flete nga Moska ky? Do ishte me mire keto TJA thoshte balle per balle atij fashistit. Sa per shkaterimin e Europes nuk ma mer mendja s eshte aq I zoti Putini. Jan te tjere trima ata qe e zhveshen nudo Europen plake…

  • Luften ne Siri si ne shume vende arabe e filluan te tjeret e jo Putin, ishin te tjere qe sollen “Pranveren Arabe” tani t’a gezojne. Ate qe u bene te tjereve u ra ne koke, Europa eshte mbushur me refugjate, ekstremiste, terroriste e hoxhallare dhe nuk e di askush se si do ti shkoje filli Europes Plake te pjerdhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *