Nga debatet e djeshme në parlament, ajo që më çuditi më shumë ishte jo sjellja e Berishës, por ajo e deputetit demokrat Kastriot Islami. Pse e them këtë? Sepse që Berisha është i papërmbajtshëm dhe nuk lë gjë pa nxjerrë nga goja sa shkon tek foltorja e parlamentit, kjo dihet nga të gjithë. Sharjet, fyerjet dhe akuzat e pafundme të Berishës ndaj kundërshtarëve politikë janë bërë pjesë e një rituali të përjavshëm dhe plotësojnë ato që nuk i shpreh dot në Facebook. Sepse ato sharje, fyerje dhe akuza marrin formën e tyre të plotë dhe autorësinë e vërtetë kur shoqërohen edhe me gjestet, thirrjet dhe klithmat e Berishës.
Mirëpo fjalën e kisha te Kastrioti. Ky është deputeti më i ri në kampin blu, nuk është bërë ende motak. Duke e njohur për gati një çerek shekulli për komunist e mandej për socialist të flaktë, shumëkush pati shpresën se në kohën e konvertimit nga rozë në blu, ai nuk do të merrte huqet e Berishës dhe nuk do të bëhej si Jozefina, Basha, Paloka, Halimi e të tjerët që janë klonime të liderit të tyre në atë parti. Mirëpo ja që çudia ndodhi. Pa u mbushur viti dhe Kastrioti flet tamam si Berisha, bën gjeste dhe e ngre zërin duke imituar atë që i dha një mandat deputeti në 23 qershorin e vitit të kaluar. Se pse u nxeh dje, pse u inatos dhe shpërtheu Kastrioti në atë mënyrë, ka një sërë interpretimesh dhe hamendjesh, të cilat kanë një emërues të përbashkët: të kaluarën. Ka diçka që nuk shkon me të kaluarën te Kastriot Islami. Atë çështjen që ka shkruar RD-ja se ka qenë rezident i ish-policisë sekrete kur ka qenë në Francë dhe që ia përmendi Rama dje, le ta sqarojë vetë Kastrioti. Aty i ka kolegët demokratë, pasi dosjet nuk janë hapur dhe nuk dihet nëse do të hapen ndonjëherë.
Kurse, atë punën e kafkave e ke thënë Kastriot! Asaj nuk i lëviz dot. Unë po të sjell këtu në vijim atmosferën dhe kontekstin në të cilin e ke thënë:
… Heqja e imunitetit të Fatos Nanos, kryetarit të partisë më të madhe të opozitës në korrik të vitit 1993, çoi menjëherë në një ballafaqim të ri dhe plot nervozizëm midis forcave kryesore politike në Shqipëri. Të nesërmen e heqjes së imunitetit, Nano i deklaronte gazetës Koha Jonë se ishte i përgatitur për gjithçka… Zëri i Popullit njoftonte për organizimin e tubimeve dhe aktiveve të PS në mbrojtje të Nanos dhe paralajmëronte një protestë paqësore në Tiranë më 30 korrik, kundër shkeljes së të drejtave të opozitës dhe lirive të individit si dhe për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë dhe të interesave kombëtare.
Gazeta Zëri i Popullit më 29 korrik botonte në vend të kryeartikullit, një intervistë me deputetin Kastriot Islami, ish-kryetar i parlamentit që doli nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, nën titullin: “Vetëm zgjedhjet e reja mund të largojnë nga pushteti fashistët, të korruptuarit dhe të shiturit”.
Ishte një intervistë e ashpër dhe që është përfolur gjatë. “Fundi juaj është shumë i shpejtë. Ky nuk është presion por një realitet. Populli do t’ju tërheqë zvarrë si diktator e fashist dhe do t’ju thyejë kafkat jo prej busti por si kufoma politike” – përsëriste dhe theksonte K. Islami fjalët që kishte thënë dy ditë më parë në komisionin e mandateve…
Besoj se e mban mend, Kastriot, sepse nga të gjitha ato që fole e nënkuptove, vetëm këtë e shmange.

Po ky fizikanti,shkencetar,na doli kungull,po qe do vdesim nje dit,kjo dihet,po qe do u bonte mik me salen,kurr. Nuk po gjej fjale,a nje epitet per ti ven. Po ky person kur ka qenen kryetar kuvendi ka thene dhe,citoj: te kesh nje automatik e ti grijsh kto te pd. Legeni!!!
O xhota? Mirë bën që ja heq kokës këtij legeni por a ja vlen te meresh me nje legen? Nejse,është mirë kur këtij surrati te zi ja perplas një mallakastriot. Mallakastra kurre nuk i ka dashur tradhetarët dhe këtë po ja tregon edhe ti xhotë mallakastrioti? Ja kanë treguar vendin shumë mallakastriotë. Shumica. Bën mirë që si zë publik ndikon qe mallakastra te mbetet gjithnje ashtu siç ka qënë,varri i tradhetarëve! Është pjese e palcës së shqiptarizmit mallakastra dhe burrat e saj të mençur e luftëtarë me nam! Çdo njeri me dy gram mënd mund të ketë hatërmbetje por kurrë nuk do te vinte në grazhdin e saliut? Eshte grazhd antishqiptar pos dhe grazhd antimallakastriot!? Nderime xhota!
Xhevdet biri ynë? Ik njeherë andej nga mallakastra dhe shkruaj per tokat e kaçit që i ka mbjellë me canabis sativa? I çon pako kanabisi dhe saliut për te pirë! U mbylle aty në redaksi a derebardhe?
Ja ndreq unë samarin kaç ziut. Ja humbas farën fare dhe e flak ne bythë te ullirit ta hané qentë!??