Policia, KQZ-ja, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, listat e zgjedhësve, diversionet me kandidatët etj duket se janë të gjithapjesë e një strategjie të “doktorit” për të influencuar dhe dominuar situatën në zgjedhje dhe për të vjelë rezultatin që ai ka në mendje. Qe sigurisht eshte larg preferencave te votuesit shqiptar. Prej 94-s Berisha nuk ka marre kurre voten e shumices se shqiptareve. Kete here mobilizimi i të gjithë makinerisë shtetërore, përdorimi i aseteve njerëzore dhe financiare publike në funksion të karrierës partiake dhe politike të Berishës po arrin kulmin. Nuk kursehen as maturantët që së fundmi po rekrutohen në listat e forumeve rinore të PD-së, ndërsa pjesa kriminale e policise ka nisur fushatën e “korrjeve’
1 – Dominimi total mbi policinë
Një nga instrumentet më strategjike dhe më bazike të Berishës është policia e shtetit. “DITA ” në numrat e saj të kaluar ka publikuar një seri shkrimesh të cilat flasin për nepotizmin e thellë në të gjitha nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit, madje duke botuar edhe një listë të gjatë të “tropojanëve” dhe “kuksianeve” që janë në krye të drejtorive dhe strukturave më të rëndësishme të policisë. Nepotizmi siguron dominimin e plotë dhe kontrollin e plotë të Berishës mbi policinë, por si përdoret zakonisht policia politikisht në prag zgjedhjesh? Janë të largëta kohët kur policia ndërhynte në mënyrë direkte në qendrat e votimit dhe ngarkonte mbi furgonë kutitë e votimit. Eksperienca e zgjedhjeve të vitit 2009, zgjedhjeve lokale 2011 dhe lëvizjet e fundit, sidomos të policisë kriminale flasin për një taktikë intimidimi. Personat që janë objektiv i kësaj taktike mund të jenë njerëz të afërt të kandidatëve për deputetë të opozitës, mund të jenë mbështetës të flaktë të tyre ose përfaqësues të familjeve të mëdha që mbështesin opozitën. Ata pasi vihen në vëmendjen e policisë kriminale shpesh “projektohen” në situata problematike, arrestohen dhe/ose mbahen të burgosur deri në përfundim të zgjedhjeve ose lihen të lirë pasi kanë firmosur dhe pasi kanë dhënë të gjitha garancitë se heqin dorë nga mbështetja aktive e kandidatëve të opozitës. Dy ditë më parë në DITA kreu i një sindikate të policisë denonconte: “Policet e burgjeve 325, 3O2, 313, Vaqarrit, F.Krujes, Elbasanit, Vlores, Korces, Peqin, Rrogozhine dhe Burrel jane nen nje presion te papare nga shefat e policise dhe drejtoret e burgjeve respektive per te deklaruar pjestaret e familjeve qe jane madhore per votime. Shembull eshte levizja ne detyre dhe transferimet qe po ndodhin ne burgje, shefi i policies se burgut Drenove Korce, nje nga me te kualifikuarit e policise burgjeve, eshte larguar nga e detyra dhe eshte sjelle ne burgun e Elbasanit si oficer roje. Ne Korce eshte zevendesuar nga nje person me 8-klase per militantizem, i cili ishte larguar me ceremoni nga kjo detyre para 2-vitesh per ceshtje korrupsioni e historive “roze” ne kete burg. Tani e kthejne per te kercenuar policet. Sa per dokumenta si prove, nuk mundemi ti kemi pasi ata plotesojne formularet neper shtabet elektorale te PD…”
2 – Lista e zgjedhësve
Është ndoshta mish-mashi më i pabesueshëm dhe paradoksi më absurd për një vend që aspiron madje dhe anëtarësimin në bashkimin Evropian. Gazeta “DITA ” ka siguruar dhe publikuar një raport konfidencial që ndodhet aktualisht në duart e qeverisë dhe ekspertëve të KQZ-së. Është një studim i listës së zgjedhësve në vendin tonë. Konstatimet dhe zbulimet që bën raporti duket se i përkasin një vendi të botës së tretë. Është e papërshkrueshme çfarë ka në këto lista zgjedhësish. Duken si listat e zgjedhjeve të ndonjë shteti afrikan të përfshirë në luftë civile, ku i pari nuk merr dot vesh të dytin. Raporti detajon në mënyrë të qartë dhe emër për emër, familje për familje ata që quhen dhe si emrat e “dubluar”. Këta nuk janë gjë tjetër veçse familje ose persona të cilët rezultojnë të regjistruar njëkohësisht në dy ose më shumë gjendje civile në Shqipëri. Në muajin Prill janë verifikuar plot 33 mijë e 690 rekorde si të dubluar, pra individë që rezultojnë të regjistruar edhe në Kukës por edhe në Tiranë, edhe në Paskuqan por edhe tek “21 Dhjetori”, edhe …edhe…. Familje të tëra të krijuara “fantazmë” ka në këto lista. Nuk bëhet fjalë për 20, 40 apo njëqind. Janë me mijëra. Në raportin auditiv të listës zyrtare të zgjedhësve zbulohet dhe një shifër e stërmadhe. Rezulton se plot 403 mijë e 387 votues shqiptarë kanë ende të pavendosura në listën zyrtare të KQZ-së adresat e qendrave të tyre të banimit! Një tregues ky i qartë se shteti shqiptar ka jashtë kontrollit dhe dijenisë për vendndodhjen zyrtare të banimit rreth 20 për qind të popullsisë votuese.
3 – Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Shumëkush mund të pyesë, po “Fondi” ç’hyn këtu? Në fakt Fondi Shqiptar i Zhvillimit është aktualisht instrumenti më i rëndësishëm që qeveria ka në dorë për të investuar në infrastrukturë dhe për të bërë politikë dhe fushatë elektorale në zonat rurale me infrastrukturën. Në mandatin e dytë Berisha u gjend me një borxh të jashtëm dhe të brendshëm që kaloi dhe tavanin ligjor, madje qeveria vazhdon të marrë borxh me interes për të paguar rrogat e pensionet. Në këtë situatë të vështirësuar financiare, është e pamundur për qeverinë që të investohet në rrugë rurale me fondet e buxhetit. Por duket se fati i ka trokitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një projekt ndërkombëtar që synon përmirësimin e rrugëve rurale në Shqipëri. Fondi drejtohet nga Benet Beci, që së fundmi është shpallur dhe kandidat i PD-së në Shkodër, ndërsa thuajse të gjitha rrugët që ka realizuar ky Fond, janë përzgjedhur në mënyrë të kujdesshme për të maksimalizuar influencën e PD-së në komunat që janë përfshirë në projektet e Fondit.
4 – Rikthimi i vendimeve të KQZ-së së vitit 2009
Aktet me pesë vota mund të sjellin një situatë të re në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi PD-ja ka një skemë të re për shmangien e vakuumit të krijuar nga dorëheqja e tre anëtarëve. PD-ja ka një skemë për zhbllokimin e ngërçit që pritet të lindë së shpejti me shqyrtimin e aktit për caktimin e vendndodhjeve të Vendeve të Numërimit të Votave. Mësohet se mund të propozohet lënia në fuqi e akteve të ngjashme që KQZ-ja ka marrë në zgjedhjet e 2009-s, të cilat janë marrë me shumicë e kërkuar sipas Kodit Zgjedhor, pra me minimumin me 5 vota të anëtarëve të atëhershëm të këtij institucioni. Kjo pritet të jetë një nga çështjet që do të përballen socialistët dhe demokratët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa PS-ja e konteston një ide paraprake të PD-së, që udhëzimet e 2009-s të merren si të mirëqena në zgjedhjet e 2013-s nga ana e KQZsë aktuale që po operon me 4 anëtarë. Sipas ekspertëve të PS-së, akte të tilla ligjore kanë titullin e përcaktuar qartë se do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 2009-s, pra nuk kanë vlerë ligjore për zgjedhjet e vitit 2013. Situata e vendimeve me 5 vota të anëtarëve mund të risjellë përplasjen mes anëtarëve për ndarjen e mandateve të 140 deputetëve, ku edhe pse ishin 7 anëtarë, KQZ-ja nuk arriti ta miratonte me 5 vota pro aktin e paraqitur. Pritet që PD-ja me një vendim në parlament të “ligjërojë” aktet e KQZsë së vitit 2009 për Qendrat e Votimit.
5 – Binomi Ristani-Poni
Arben Ristani ka hyrë padashje në histori. Hyri si kryetar i KQZ-së me manipulimet skandaloze që bëri dhe mbajti Berishën në pushtet. Duket sikur është e tepërt të merresh me historitë e Ristanit në të kaluarën, por kur mendon se ai aktualisht është zv/ministër i brendshëm, puna ndryshon dhe meriton një vëmendje të veçantë. Nëse shpesh përdoret shprehja “t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë” në rastin e Ristanit kjo shprehje merr kuptimin më konkret të saj. Arben Ristani, një partiak fanatik dhe, për më tepër, një kamikaz i Sali Berishës, do të jetë një nga figurat më të spikatura për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të 23 qershorit. Po si mund t’i besohet një njeriu të tillë një proces i ndershëm dhe transparent zgjedhor, kur ai përveçse komandimit të ushtrisë së policëve dhe të nëpunësve me dhe pa uniformë të ministrisë së Brendshme, është një nga kandidatët e PD-së të garantuar për të fituar më 23 qershor? Shto këtu dhe zv/ministrin tjetër të Brendshëm, Ferdinand Ponin që e merr rrogën pikërisht për fushatat zgjedhore. Zoti Poni është një nga autorët e masakrës me listat e zgjedhësve. Binomi Ristani-Poni përbën një rrezik serioz për zgjedhjet e 23 qershorit. Të denoncosh këtë dyshe është mbase detyra minimale për cilindo që kupton se si funksionojnë punët në këtë vend.
6 – Anëtari i KQZ-së që lëkund balancat
Shkarkimi i anëtarit të katërt të KQZ-së, Ilirjan Muho nga KQZ, ka futur në udhëkryq krejt procesin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Aktualisht kemi një KQZ gjysmake, me 3 anëtarë dhe një kryetare, totalisht nën hyqmin e Berishës dhe të PD-së në pushtet. Kjo KQZ nuk mundet kurrsesi të garantojë një proces të ndershëm dhe transparent zgjedhor. Ditët kalojnë dhe nëse ka diçka urgjente që duhet korrigjuar urgjentisht, është pikërisht riformatimi i KQZ-së. Sepse është ai që certifikon zgjedhjet. Pikërisht këtu kërkohet të përqendrohet aksioni opozitar. Çdo tolerim në këtë drejtim do të jetë me pasoja të pariparueshme për të ardhmen e demokracisë në vend.
7 – Diversioni Malaj-Duka-Prifti
Mangësitë në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë do të kenë një kosto të tyre të ndjeshme në zgjedhjet e 23 qershorit. E kemi thënë se këto lista më shumë se lista të meri tokracisë, ishin lista të kryetarëve të partive të mëdha që, mirë apo keq, bënë zgjedhjen e tyre për formatimin e parlamentit të ardhshëm. Sidoqoftë, kemi dhe një dukuri tjetër: diversionin e palëve ndaj njëra tjetrës dhe të kandidatëve për t’iu imponuar partive. Pakkush mund të mendojë se këta do të fitojnë si kandidatë të pavarur, por ajo që është e dukshme së largu është se me votat që ata mendojnë se do të marrin do t’i prishin punë opozitës, ose do të amortizojnë fitoren e 23 qershorit. Nuk duam të përmendim këtu rastin e Kastriot Islamit, Dogjanit dhe Kadelit, të cilët tashmë janë konvertuar në ‘demokratë” të kulluar. Në të vërtetë ky është një diversion i pastër, ndaj dhe më shumë se gjest politik, merret si amoralitet politik.
8 – Adoleshentët
Këto zgjedhje, me kalimin e kohës do të mbahen mend sidomos për keqpërdorimin e nxënësve të shkollave për fushatë. Është një sëmundje e vjetër kjo, por përmasat më të mëdha po i merr pikërisht tani. Nuk është vetëm Jozefina Topalli që urdhëron drejtorët e shkollave dhe mësuesit të nxjerrin adoleshëntët nëpër tubimet partiake. Janë edhe të tjerë, janë maxhoranca dhe opozita që keqpërdorin adoleshentët, për të krijuar imazhin e rremë se ata i do populli dhe sidomos rinia. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një pamje kaleidoskopike. Nxënësit e shkollave detyrohet të braktisin orët nëpër klasa, për të marrë pjesë në tubime zgjedhore që jo vetëm nuk i mençuron, por edhe i dentayron. Kjo është nja fatkeqësi e shoqërisë shqiptare. Më shumë se për të sotmen, për të nesërmen.
Habion Hasani & Xhevdet Shehu
*******
Lista e PD, e mbushur me “zbulues prapavije”
Frika e Sali Berishës nga humbja e madhe, nxorri në pah fenomenin më të shëmtuar të politikës shqiptare në këtë periudhë tranzicioni: atë të grupeve diversioniste partiake në radhët e kundërshtarit. Këta politikanë janë një lloj specie e veçantë e njeriut në politikë, që të kujtojnë serialet e filmave me spiunazh.
Kjo lojë spiunësh i ka fillimet që në nisje të proçeseve demokratike, ku produkti i pare kanë qenë një numwr liderësh të Partisë Demokratike dhe ngeli një zakon i preferuar i Doktorit me pardesy të bardhë. Pas riardhjes në pushtet në vitin 2005, Saliu dora dorës filloi t’i shpërblejë zbuluesit me poste deputeti, poste ministrash, këshilltarësh, ambasadorësh e gjithfarë lloj postesh sipas gustos të tyre. Gjithë kjo farsë justifikohej me pakënaqësi të zbuluesve ndaj lidershipit të Partisw Socialiste.
Por në humbjen e madhe dhe largimin e fundit të Saliut, detyrimi i Tij ishte që zbuluesit e vetë ti sistemojë e shpërblejë të gjithë së bashku, një shpërblim ky që iu dogji kartën e zbuluesit spiun. Tashmë kartat e tyre u dogjën dhe Saliut nuk i hyjnë më në punë. Por rregulli i zbulimit dhe spiunazhit kërkon që spiunët bashkëluftëtarë të mos braktisin njeri tjetrin edhe nw botën e përtejme. Pra tashmë Saliu i rregullon ata institucionalisht, me urdhër të qendrës.
Në humbjen e madhe edhe ata do të jenë pranë ustait, për t’i shërbyer besnikërisht ashtu sic kanë nisur të bëjnë gjatë fushatës elektrorale. Kjo me sa duket e ngushëllon Saliun tek shikon të përdorurit prej tij që t’i rrinë rrotull e t’i bëjnë fresk. Që nga viti 2005, pranë Saliut në Qeveri pamë ministrin Xhuveli, i cili kishte punuar në prapavijën e të majtës shqiptare vite të tëra, duke bërë karierë ministrore. Ngjitur me Saliun pamë Arben Imamin, ish kryengritësin që bënte thirrje për të sulmuar e vrarë Saliun, mesa duket për ta degjeneruar revoltën popullore 1996-1997në një luftë civile, me shumë gjasa sipas porosive së ustait.
Po këta nuk qenë të vetëm, sepse sa herë i duhej Saliut zbuluesi i radhës do të digjej. Në vitin 2009 të tjerë zbulues lanë prapavijën e opozitës dhe si të “pakënaqur” nga PS u ngjitën në podiumin e pushtetit. Shumë “stresante” ishte akrobacia e z.Ceka për t’u hedhur në krahët e Saliut, por mesa duket kjo ishte rruga e parashkruar. Kështu ndodhi derisa nga Roma ambasadori anatemoi Partinë Socialiste dhe ironizoi antarësinë e saj, duke mos u treguar fisnik dhe mirënjohës ndaj PS. E vërteta është se Ceka i ka shërbyer besnikërisht Saliut cdo sekondë të jetës së vet, por kulmet e karierës i ka në prapavijën e Partisë Socialiste.
PS me PSD dogjën njeriun e mirë Bahri Myftari, për të nxjerrë Cekën deputet në rrethin e Elbasanit, në zgjedhjet parlamentare 1997 dhe më tej PS i besoi Cekës postin e Ministrit të Brendshëm. Duket se këto ofiqe ishin të “pa mjaftueshme” për Cekën sepse misioni i tij ka qenë shërbimi ndaj ustait dhe besnikëria ndaj këtij shërbimi nuk njeh ndjenjë mirënjohjeje e finikërie, as kufi dhe as cmim.
Por tërmeti në radhët e zbuluesve besnikë e të mirë pergaditur do të binte kur Saliut i duhej të digjte karta e zbuluesve nga radhët e udhëheqjes së lartë të Partisë Socialiste. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 i duhej me doemos një zë “socialist” mbështetës në Parlament, në opinionin publik dhe në atë ndërkombëtar dhe mesa duket u dogj karta e Kastriot Islamit.
Katër vite rresht ky njeri nuk u lodh së foluri kundër PS, bënte llogari që në cdo variant humbëse do të ishte PS, nuk la ekran televiziv pa pështyrë kundër PS dhe në fund e flaku tej maskën duke u bwrw krah për krah me ustain. Duket që ndjehet krenar sepse është atje ku duhet të ishte shfaqur me kohë.
Një nga një, si qepët e kalbura që bien nga vargu, i dogjën kartat Dogjani e Kadeli dhe nga deputetë opozitarë u shndërruan në furka mbështetëse të një pushteti kriminal e të kalbëzuar. Kartat e tyre u dogjwn në momentin më kritik të jetës politike për Sali Berishën, kur Saliut i ishte sosur oksigjeni. Mbas djegies së kartës të spiunit Islami, Dogjani dhe Kadeli, si një trio spiunësh, nuk reshtin së foluri e së pështyri PS, por tashmë jo brënda gjirit të saj. Maskëgrisurit do të çojnë në fund misionin e vet sepse e kanë pranuar atë në nisjen e hershme politke të tyre, janë mbajtur në prapavijën e PS për gjithë këto vite dhe pa dyshim janë shpërblyer e po shpërblehen për gjithë çfarë kanë bërë.
Për të mos iu ngrënë hakun – profesionin e zbuluesit në prapavijat e armikut e kanë bërë mjaft mirë, aq sa të gjithë arritën në majat më të larta të pushtetit socialist.
Karierrwn e spiunit do t’iua kishin zili edhe spiunët profesionistë më në zë. Tw “shkretwt” kanw vuajtur nw dyfytyrwsinw e vet, ashtu si ustai i tyre kur servilosej me njerwzit dhe nw vilat e Bllokut. Duket se nuk janë zgjedhur rastësisht për t’u futur në këtë rol, por diku, dikur dhe nga dikush kanë qenë të para përgaditur. Tashmë që iu dogjen kartat e zbuluesit të prapavijës në radhët e armikut, me siguri do t’iu digjen edhe të tjera letra. Kjo do të ndodhë shumë shpejt, mbase edhe pa u hapur arkivat apo dosjet e famshme.
Pastrimi i politikës nga kjo rac njerëzore me shumë fytyra do të jetë më shumë se sukses i shoqërisë shqiptare. Votuesit të majtë e të djathtë duhet të votojnë kundër tyre. Shitblerja e kësaj race gjithnjë paguhet nga shqiptarët. Kjo kosto e maskuar si vetë spiunët nuk është e vogel, përkundrazi është shumë e madhe dhe shumë dimensionale.
Artilull shume i goditur. Falemnderit!!
Redaksia Kaçi ka që në 2005 që i shërben Salit . Ishte Sali ai që i dha mandatin e deputetit Kaçit në 2005 në Mallakastër duke djegur kandidatin e vet Artur Shehu .Edhe besnikët e Kaçit kan qënë në për poste pune gjatë gjithë kësaj kohe .
DELETED – RUANI ETIKEN
E gjithe kjo dukuri ka rrenje te thella. Eshte pikerisht ajo c’ka lane trashegim pushtimi turk 500-vjecar. Eshte ajo qe ne nuk behemi dot europiane se jemi deficente me elemente oxidentale dhe suficente ne detajet negative te orientit… Fat i madh, Saliu eshte perfaqsues tipik i ketyre fenomeneve(spiunllek, pabesia, kurthe, pusite)…
– ore nje pyetje, Rama pse e le KQZ me 4 te mazhorances nese eshte ne disavantazh te tij??
Opsion 1:
Fiton pa kontestime?????
Opsion 2:
Kerkon thjesht qe te zhvlersohen zgjedhjet dhe te i ribeje mbasi te beje negociata te reja me berishen
Edhe sot i kane detyruar njerezit me shku te mitingu te sheshi Nen Tereza
Provat jane te gjalla, pasi policet e burgjeve 325,3O2,313,Vaqarrit,F.Krujes, Elbasanit,Vlores,Korces,Peqin,Rrogozhine dhe Burrel jane nen nje presion te papare nga shefat e policise dhe drejtoret e burgjeve respektive per te deklaruar pjestaret e familjeve qe jane madhore per votime.
Shembull eshte levizja ne detyre dhe transferimet qe po ndodhin ne burgje, shefi i policise se burgut Drenove Korce, nje nga me te kualifikuarit e policise burgjeve, eshte larguar nga e detyra dhe eshte sjelle ne burgun e elbasanit si oficer roje. Ne Korce eshte zevendesuar nga nje person me 8-klase per militantizem, i cili ishte larguar me ceremoni nga kjo detyre para 2-vitesh per ceshtje korrupsioni e historive “roze” ne kete burg. Tani e kthejne per te kercenuar policet.
Sa per dokumenta si prove, nuk mundemi ti kemi pasi ata plotesojne formularet neper shtabet elektorale te PD.
Kam 6 vjet qe kerkoj 5O burra nga policet e shtetit dhe burgjeve qe te bejme nje proteste dhe deri me sot nuk behen 1O veta prej tyre. Jane policet me frikacake ne bote,por qe te cajne veshet me telefona e letra anonime per shefat e koleget e tyre. Jam i zhgenjyer me ta per friken qe kane prej Gaz Dibres e kusheririt te pare te Ridvan Bodes ne krye te policise se burgjeve.
Prove e forte per presion ndaj policise se burgjeve eshte ” gjetja e analfabeteve ne F.Kruje, Lezhe, Lushnje,Vlore dhe Korce, te cilet kane hyre police pa deftese te shkolles se mesme duke paguar deri 1 milion te vjetra nen dore per nje vend pune” Hoqen 13 police ne Fush Kruje dhe tani me urdher nga Gazi e Halimi , policet e tjere pa shkolle po i mbajne nen presion deri ne zgjedhje ….
Prova e fakte ka boll, por deshmitare trima e te vendosur nuk gjen askend ! Ta them me bindje pasi i kam provuar duke i mbrojtur dhe duke me lene ne balte ne 2O11 kur zhvillova protesten para drejtorise se burgjeve.
Dite te mbare pune,
Dita! Kam shumë neveri kur shikoj zëdhënësit e Qeverisë-Klan. A e kupton populli ç’do të thotë Klan? Do të thotë vazhdim i këtij stresi të madh që po heqim sot. Unë që po ju shkruaj jam një qytetar i thjeshtë, nuk jam as politikan, as gazetar, as zëdhënës i ndonjë krahu. U bëj thirrje si qytetar, se mbi gjakun, mbi pasurinë kombëtare do të vijë drejtësia, ndoshta me shumë mundim, por një ditë do të vijë. Rotacioni do të ndodhë, do apo s’do Berisha. Populli është i zhgënjyer, presionet dhe retorikat janë veç tymnaja. Ndaj i them Gert Bogdanëve dhe lukunisë së tyre se Shkodra, Vlora e gjithë Shqipëria, se komunistat e fundit ikin më 23 qershor qoftë me votë, qoftë me ndëshkim popullor.
Duhet të çlirohemi një herë e përgjithmonë nga klanet mafioze që po prodhojnë veç diktaturë dhe sistem partiak. Morali i shqiptarit nuk bie nga zëdhënësit e klaneve, sado para e pushtet të kenë ata. Ideali, nderi, dinjiteti i përket veç popullit. Faleminderit! Sh.Veshaj
ka presion nga “nr.20 i listes se Tirones” se bashku me shefa e vartes te tjere politike neper rrethe po bejne ndaj punonjesve hallexhinj , te cilet nuk mund te perballojne ushqimin e familjes nga paga qe marrin cdo muaj.
kam nje ne lagje, i majte 24 karatesh: i kane thene o do marresh pjese ne mbledhjet e PD-s s lagjes ose do te heqim nga puna. Metoda fashiste
Perhere me hile i ka marr zgjedhjet ky qelbanik. Asnjeher nuk ka fitu zgjedhje ky copa e ordinerit mashtues. Cfar fatkeqesie e madhe per kete popull ne cfar duarsh ka ren
Une besoj se e majta do fitoje ne zgjedhje, por keshtu si u be kjo pune, me kaq shume kosto morale, shija e fitores ka mbetur e hidhet, me duket si nje gje pa rendesi tani. Berisha ndoshta humbet, por nuk esht mposhtur
E ka thene mir Mustafai burra kurva. Shqiperia eshte mbushur me kurva. Ndrrojani dhe emrin bejani Shqikurvia
Berisha vet eshte nje diversant ne te djathten shqiptare. Ai Ramiz Alia dhe Fatos nano e dine sekretin. Njeri ka vdek, keta dy qe kane ngelur jo rastesisht i bejn njeri tjetrit elozhe
kur nje mashkull nderron sexsin quhet travesti ,po Kacin si do e quajm ?
Vetëm një i konvertuar si Sali Berisha mund t’ia pranonte këtë kapërcim Kastriotit. Janë e njëjta prerje, që vijnë nga e njëjta mitër politike, në të njëjtën periudhë kur ndërroi sistemi dhe që bashkëudhëtuan e mbijetuar deri më sot. Pyetja që shtrohet është: Sa të gatshëm janë demokratët e vërtetë, ata që luftuan në diktaturë kundër komunizmit dhe ata të tjerë që ndjenë persekutimin e regjimit, që ta pranojnë si të djathtë Kastriotin? 23 qershori së pari dhe vetë koha kanë për ta treguar…
Saliu tha ne prezantimin e deputeteve se keta do te bejne vepra. Po ashtu eshte: Ti Sali vertet ben vepra: Vret njerez, kujtojme 97, 98, Gerdecin, 21 janarin, aksidentet rrugore, vetevrasjet, papunesia, varferia, etj. Dhe vepra me e shkelqyer e jotja eshte genjeshtra.
Ne kodin zgjedhor qe duhet te ribehet duhet te sanksionohet edhe neni ku Deputeti qe largohet ose e largojne nga grupi duhet te dorezoje mandatin pasi ai eshte mandat qe i delegohet nga zgjedhesit qe votojne Partine qe mbeshtesin dhe jo personin.Me kete do evitohej pazari i renegateve dhe rrufjaneve politike qe shiten si kafshet e tregut te gjese se gjalle. Dhe e dyta duhet qe zgjedhjet te behen me proporcional te paster ne menyre qe partia qe fiton perqindjen me te larte te votave te kete te drejte te qeverise e vetme ose duke krijuar kolicion nese mundet. Kjo do e bente lojen politike me te ndershme dhe me te moralshme.
Jam një qytetar qytetar i Tiranës që nuk duroj mashtrimet dhe gënjeshtrat , prandaj po shkruaj disa rreshta në Dita. Berisha nga Vlora ngriti akuzën se Rama nuk duhet të kandidonte në Vlorë mbasi selia e P.S. është në Tiranë dhe ai ka frikë nga Tirana. Dakort….Po ti mor zotni për afro 22 vjet rreshtë përse kandidove në Kavajë ? Atje ishte selia jote?
Por si nuk u ndodh një njeri në Vlorë e tja thoshte këtë Saliut? Ka 22 vjet ai që mashtron, gënjen, fyen, deri e me rrënjë shtëpie e nuk skuqet e as zverdhet. Çdo të thotë kjo?!
Po vazhdoj më tej….Ka disa emisione në T.V. Klan që Çani mer në studio Kastriot Islamin dhe ai hedh lumë akuzash pë Ramën. Por mirë që je shkolluar dhe je profesor doktor, por kjo nuk të bën dot njeri me moral të pastër, mbasi mundet të mos e duash Ramën por P.S. që të ngriti në piedestal, duhet ta duash dhe respektosh . Si ka mundësi të tjetërsohesh kështu?
Nuk mundet të flas për Blendi Fevziun mbasi ai të njëjtin qëndrim ka mbajtur ndaj të majtës edhe në emisionin e fundit e shfaqi këtë.Sa për Preç Zogajn nuk çuditem mbasi ainë këto 22 vjet ka ndryshuar aq shumë me qëndrimet e tij sa nuk mbahet mend .Do përmend vetëm një episod të vitit 1997 në fushën “Ali Demi” ku na u drejtua me fjalët “shok na ndihmoni, t’ju ndihmojmë”… Në atë kohë ishte me P.A.D dhe i drejtohej opozitës. Ku është tani ai? Apo në ajër? Dhe mendon si shumë të tjerë që mundë të flasë pa fund dhe çfarë të dojë se populli është idiot?!
Në Shqipërine tonë sidomos të ketij tranzicioni rrumpallë po na dalin pambarim në krye mediokrit, njerëz qe s´janë kerkushi e s´dinë të bëjnë asgjë në profesionin e tyre. Prandaj dhe perëndimorët kanë mësuar nga pësimet e historisë së tyre dhe s´i lënë më të bëjnë xhap monstruozë të tillë qoftë edhe në përmasa të vogla të vesit të vjetër paranojak të tipit Nano. Ndoshta pas një kohe tranzitive të gjatë duke pësuar jo njëherë por disa herë ky popull do të duhet të di këtej e tutje se duhen lënë mënjanë partitë e « mëdha » apo te « vogla » qofshin vetëm të zgjedh/qimtoj ata që janë vërtetë të tillë dhe që meritojnë besim dhe të ardhmen tonë dhe të vendit. Përndryshe ka shumë gjasa që ne të bëjmë atë që do çuditet Evropa, do mebtemi vetëm si “dhia mes dhenve” !
Një politikë e re që sjell një mendësi të re në qeverisje e presim të gjithë ne që i kemi thënë vehtes ta sosim jetën në këtë vend por dhe ata që sot enden nëpër botë dhe një ditë do të kthehen dhe jetojnë në vendin e tyre mezi presin që dhe nga ky vend të dali një elitë drejtuesish që të ngjajë me vendet simotra fqinje dhe ta çoj vendin drejt një barazie dhe drejtësie të dukshme së pari dhe së dyti të sjelle zhvillimin se ky vend kaq i pasur me burime natyrore që i prishim vetë, pasi ato bëhen “prehë” e drejtuesëve batakçij, ndoshta me frustrimin e nyjes gordiane mes grekeve dhe serbeve, dhe vitet e fundit me nje ekonomi kryesisht informale, mund e duhet të marrë rrugën e zhvillimit dhe të stabilitetit ekonomik përndryshe do të endemi ende në rruge pa krye edhe nja 15-vjete të tjera.
Dhe degjuam këto ditë prape tragji-komikun Nano që bënte retorikë me vetvehten dhe rrekej të promovojë “te pamvarurit” por që kan qënë përjetësisht “të varurit e tij”, dhe përse jo se përderisa u katandis kështu ky vend me “dopio-6-tën-Berishë” si “produkt-i-Nanos dhe ai ka kurajon e na del para me nje semantikë e trajtë komike dhe na “ben moral” për ti dhënë kurajon “te pamvarurve-te-varur-prej-tij”, dhe rrekete t’a heq vehten ende’ si “politikan kalibri qe pas s’I erdhi historia”. Nano mbetet midis Al Capones dhe Eskobarit dhe në filozofine Makiavelist (qëllimi justifikon mjetin ». Qyfyre të mëdha po ka në këtë vend, ndoshta është fundi komik i tyre !