Të quash “tradhtar”, Kastriot Islamin, ose ndonjë të ngjashëm me të, natyrisht që ky term është krejt pa vend dhe krejt i pa merituar, sepse ka disa faktorë që nuk e lejojnë këtë politikan të ardhur nga skutat e errëta të së djeshmes sonë, të ngrihet në nivelin e tradhtarit. Nuk është fjala vetëm tek fakti se politika jonë është bërë një tymnajë e pafund, por Kastriot Islami nuk plotëson as kërkesat më minimale që të ketë nderin të quhet tradhtar. Nuk ka asnjë dyshim se ai ndihet i lumtur kur dëgjon ta quajnë tradhtar, duke lënë të nënkuptohet se ai ka bërë gjithçka që të mund ta meritonte këtë titull, por për fatin e tij të keq nuk do ta meritojë kurrë. Ai ndihet thellësisht viktimë e një grupi njerëzish që nuk e kuptojnë largpamësinë e tij, ndërkohë që shumë të tjerë janë viktima të gjykimeve të tij të shkapërderdhura politike, gjykime që në aparencë duken se dalin nga kalkulimet e tij të ftohta matematike, por nuk është fare e vështirë të kuptosh se ato e kanë burimin në logjikën e tij (a)morale. Edhe po ta vesh re në “llafosjet” e tij të pafund nëpër studio e gazeta, ai mundohet me të gjitha mënyrat për të gjetur dikë që ta ketë quajtur tradhtar dhe pastaj me këtë argument vrapon pa u ndalur nëpër analet e historisë jakobine, nëpër stepat sovjetike, nëpër pllajat koreane, a nëpër plazhet kubane, për të bërë ca lidhje të çuditshme që vetëm ai i di t’i bëjë. Ndihet i lënë pas dore, nëse në studio nuk del ndonjë gazetarë ta quaj tradhtar dhe ai i provokon gazetarët që dikush prej tyre ta quaj kështu. Do të bënte gjithçka që ta meritonte këtë emërtim, madje të harrohej emri i tij thellësisht oriental dhe në vend të tij të shkruhej pseudonimi “tradhtari”. Ky mision i tij është i pamundur për një fakt fare të thjesht. Që të kesh “fatin” të quhesh tradhtar, duhet së paku të tradhtosh dikë, apo një grup njerëzish, të cilët duhet t’i kesh dashur, të tradhtosh një parim, apo disa parime, të cilat t’i kesh mbrojtur dhe e fundit së paku të tradhtosh veten tënde për të cilën duhet të kesh pasur minimumin e respektit.
Nëse i shohim këto tre sprova për t’u ngjitur në podiumin e tradhtarit, do të bindemi se Kastriot Islami nuk plotëson asnjë prej tyre dhe ai, ngado që të vërtitet, deri në fund ka për të mbetur një tradhtar i dështuar, pa kurrë si i tillë. Ai është i dënuar për të mos u quajtur tradhtar.
Së pari, ecuria e tij politike mes një grupi të formacionit ku ka bërë pjesë deri pak kohë më parë, apo edhe tek grupi i njerëzve u ka shkuar, po të shikohet me kujdes, do të bindesh se atë as e ka lidhur gjë me ish grupin dhe as e lidh gjë me grupin ku shkoi. Ikja tij prej një grupi, me të cilin kohëzgjatja është thuajse sa jeta e tij jo biologjike por politike, në një mënyrë kaq të shpenguar, tregojnë se brenda ndërgjegjes së tij, mund të luhaten lloj-lloj ndjesish, por nëse do të kërkonim shenja tradhtie do të na duhej të gërmonim të gjenim edhe shenja dashurie, gjë që duket se mungojnë krejtësisht. Edhe shkuarja e tij po kaq shpenguar tek një grup tjetër, që për shumë arsye tani nuk mund të jetë sa jeta e tij politike e as ajo biologjike, mund të tregojnë thjesht pabesi, por në asnjë mënyrë tradhti, sepse vetëm pabesia lind bashkë me lidhjen e re. E pra (mos)lidhjet e Kastriot Islamit mes grupeve të njerëzve nga ikën e ku shkon, me gjithë përpjekjet e tij që ai të quhet vazhdimisht tradhtar i një grupi, duket se është e qartë se nuk do ta gëzoj këtë privilegj.
Së dyti, përpjekja për të marrë sharmin e tradhtarit, mes besnikërisë së tij ndaj një parimi, apo grup parimesh, është e dështuar që në fillim. Për këtë mjafton të sjellim në vëmendje një shembull ku duket se qëndrimi i tij ndaj parimeve, nuk është gjë tjetër veçse një veprim (a)moral i tij. Ishte një kohë kur ai theksonte parimin se e majta kurrë nuk mund të fitojë pa bashkimin e saj dhe se fitorja i takon vetëm së djathtës, sepse në gjirin e saj ka një pjesë të së majtës. Më tej akoma ishte ai që thoshte se duhet bashkuar e majta që të arrihet fitorja, por aty për aty shtonte se edhe po u bashkua e majta fitorja nuk arrihet dhe ishte po ai që tha se me të majtën, pa të majtën fitorja i takon vetëm të djathtës. Edhe vetëm ky fakt i thjesht, tregon se lidhja e tij me parimet është një lidhje që me sa duket nuk eksiton. E pra thjesht nga kjo logjikë thellësisht qesharake, më thoni ku është merita e tij që të ketë fatin e të quhet tradhtar!? Ai kurrë nuk ka tradhtuar asnjë parim, sepse kurrë nuk ka pasur një të tillë që më pas ta tradhtojë.
Së treti, ndoshta duhet kërkuar grimca tradhtie tek koherenca e Kastriot Islamit ndaj vetvetes, por nëse ka një terren i cili ngjan vërtet si bokërimë, ku nuk mund të lulëzojë asnjë tradhti, është pikërisht qëndrimi ndaj vetes. Ky politikan, tipik i një politikani provincial e inatçi, kishte detyrimin minimal ndaj vetes që të respektonte qoftë edhe pak detaje nga e kaluara e tij, nga bindjet e tij. Mënyra si i braktisi ato, thuajse me tallje, tregojnë se ai kurrë nuk ka pasur bindje dhe koherencë ndaj vetes, por thjesht e gjithë karriera e tij nuk ka qenë gjë tjetër veçse një konjukturë e pafund interesi vetjak. Në këto kushte, ata që do të mundohen të gjejnë një devijim besnikërie të Kastriot Islamit ndaj vetes së tij, e kanë kot. Ai nuk ka mundur të krijojë imazhin e devijimit, sepse trajektorja e tij për shumë kohë, nuk është gjë tjetër veçse një spërdredhje pa fund dhe në këto kushte të flasësh për devijim është pa sens.
Dhe së fundi, dihet me siguri se nesër Kastriot Islami do të ulet në parlament dhe po me kaq siguri dihet se ky do të jetë parlamentarizmi i tij i fundit. Në këtë pozicion të ri, nuk do të mundet të rindërtojë një karrierë politike, sepse edhe biologjikisht jeta është kaq e shkurtër. Ai do të ulet në një cep, diku në skajin tjetër të sallës së parlamentit dhe vetëm kaq. Askush nuk do të ketë më nevojë për kalkulimet e tij, apo idetë e tij që derdheshin pafund në kohën që iku, sepse në vijim ai thjesht do të jetë asgjë më shumë se një numër. E kur ta kuptojë se nuk kanë vlerë as kultura oksidentale, as karriera e gjatë politike, nëse në perëndim të jetës kthehesh në numër, ndoshta Kastriot Islami do të ketë kohë të meditojë nëse vërtet ishte një tradhtar, apo një numër dhe asgjë më shumë.

PD_ne e ka zene halli, qe kur erdhi Kaci i Zi.
Ai qe do thyente Kafka, dhenderr hyri ne seli.
Gjithe selia po gezohet, Kaci i zi ndryshoi njgjyre.
Kostum blu kollare kuq, sterre i zi vec ne fytyre.
Gjithe selia po gezon, na erdh nje ideolok.
Bukur ja morem PS_se, erdh me byth dhe jo me kok.
Tek banjat ne koridori, mori zyren e Rujsmalit.
Nja dy dyer pak me poshte, nga ai burri maje kalit.
Erdh Islami erdh Islami, Bjene tupanat ne PD.
Vec se zyren keq ja dhane, atje prane ka nje wc.
Me flamurin u takua, zarfin ja la nene dore.
Islam sje politikan, Islam ti je vec nje horr.
Se horrat e kane zaptuar, gjithe seline kat me kat.
Ju mungonte vec Islami, pa te s”rrinin dot rehat.
Ju mungonte nje kodosh, si nje kurve e perdale.
Po cna bere mor Sali, dhe ty me te befsha varre.
Po cna bere mor Sali, shpejt harrove cfare ke thene.
Por ty Kastriot Islami, te ka share me babe e nene.
Po cna bere mor Sali, po cna bere mor derman.
Me mire se Kastriotin, kishe marre ndonje hajvan.
Keshtu qenka politika, me e keqe se wc_ja.
Gjithe jashteqitja e PS_se, po strehoet tek PD_ja.
Shpejt harrove Arben Brocin, dhe Azemin me shume halle.
Mire te thone or Sali, se ti paske rrjedhur fare.
Turp i zi nuk ke cfare thua, qe te marresh Kacin hua.
Nje jashteqitje e PS_se, ne seline e PD_se.
Cfare do thone demokratet, e cfare mund te thone te ngratet.
Turp i zi se mban kandari, na mungonte vec magjari.
Se kjo qenka politika, dridhe dridhe or Sali.
Se dhe ty po te vjen dita, per pension e per ne shpi.
Se e mbushet parlamentin, mushka, kuaj, dhe magjare.
Po cna bere mor Sali, na e hoqe kemben zvarre.
Po cna bere mor Sali, te la mendia apo si.
largove gjithe themeluesit, na solle Kacin e zi.
Eshte turp por do ta themi, se e mori vesh gjithe bota.
Ndoshta se bere me shpirt, por ta zuri bishtin rrota.
shkrim i bukur.Me duket se K.I.(shiko Sokrat,se qenka “anapodha” i I.K.,atij shkrimtarit famoz qe po ia zene pamjen e ballkonit nga Dajti)ka problem me veten.Ai duket sikur vuan nje kompleks gjeniu,tip qe di shume majtas e djathtas,por s’e duan as te majtet e as te djathtet.Ky del gazetave dhe shpjegon se ç’duhet te beje PS,ndesaeshte kandidat i PD.Eshte gallate ky,mund te ishte president,minimalisht,se i eshte mbushur mendja qe ka lindur per gjera te medha.
PO SI MUND T’I QUASH TRADHETARE MORE ZOTERI. KUSH GUXON. ATA JANE “AJKA” E KOMBIT. PO KU KA TRADHETAR SHQIPERIA. ASNJEHERE NUK KA PATUR.
KA VETEM BURRA “SHTETI TE MEDHENJ” TE TE GJITHA KOHRAVE DHE “HERONJ “.
DESH HARROVA, KA PATUR EDHE NJE GRUA BURRNESH QE TJERR LESH.
JA P.SH. ” AHMET ZOGU BURRI ME I MADH I KOHRAVE DHE ANTIFASHISTI I VENDOSUR QE I BERI BALLE ITALISE ME 7 PRILL 1939 ” ( Saliu )
“Gjon Marka Gjoni, punoi dhe u tret per popullin e shum vujtun” ( josefina )
” Sali Brisha, burri qe çan malet,skenderbeu i shqiprise”,heroi i kombit tem .( xhozi)
“Jam nji nane shemllore qe femijt e mi dhe dhanrin i kam dergu neper ambasada te evrops me paret tuja, o ju nana ne nevoje” ” Kam sakrifiku per kete ven duke bredhun me avion ne çdo cep te botes sidomos ne Arabi ,kuvajt ku kam taku shume shejka dhe kam provu zemer gjeresine e tyne nga afer per te ndihmue shqipnine teme”( jozefina)
” Une dhe saliu jemi faktoret ne Shqiperi, te tjeret na vijne nga mbrapa . Ashtu si historia e jone na vijne mbrapa Kaçi, Jozi, e te tjere te pa numurt( fatosi )
” Jam dakortue me shokun Fatos. Nuk ja thyjme besen shokut Ramiz qe na i bani kete te mire. I pa harrue qofte. “Kujdes se me Kaçin ju thyej kafkat ” Saliu d.v.
Peshqesh i kemi sa te jene gjalle, se keta lozin kungulleshkat .
Na ka mbyt rrugaçeria
Nano Kaçi dhe te tjere
Bashk me Sal’ e Jozefinen
Kuterbojne e mbajne ere
Hall i madh qe na ka gjetur
Te gjithe hajn ne nje kazan
Nga kjo fare e pa ngopur
Kur do shpetojme mor aman !
A e dini se Kastriot Islami eshte me origjine te lashte nga Hormova e Tepelenes dhe jane shperngulur ne Mallakaster , ne kohen e Ali Pashes afersisht ne vitin 1778
A e dini se Fatos Nano eshte me origjine te lashte nga Hormova e Tepelenes dhe shperngulur ne Nokove te Gjirokastres ne kohen e Ali Pashes afersisht ne vitin,, 1778
A e dini se Skender Gjinushi eshte me origjine nga Hormova ,babai i tij Hetem Gjinushi larguar per Tirane ne pas vitit 1944
Pak histori ndoshta pa lidhje..
A e dini se Ali Pashai pasi masakroi ne leme me driza gjithe burrat e Hormoves te parin e tyre Caush Priftin e shkoi ne hell dhe e poqi ne zjarr
dhe kenga Thote ,,,
,Caush Prift Caush Hormova
Gjall ne leme ne hell te shkova
Gjak e dhjame te pikova
Dote besen sta nderrova
Origjina. Çaush Prifti i Hormovës dhe familja Ikonomi Perikli Ikonomi, jeta dhe vepra e një iluministi të viteve 30!
Të llojllojshme janë opinionet dhe konsideratat që i mvishen rëndom intelektualit në këtë botë; jetës, punës dhe veprës së tij. Natyrisht, disa dhe mund të jenë vërtetë të drejta, por shumë prej tyre ndodh që janë me dashje përçmuese e denigruese. Pa kërkuar të hyj këtu në polemikë me asnjë rast, unë do konstatoja se intelektuali i vërtetë është bash si ai prifti, i cili me besnikëri, përkushtim të plotë dhe me dashuri i shërben për gjithë jetën e vet altarit të fesë. Të tillë e përfytyroj edhe Perikli Ikonomin, njërin prej intelektualëve iluministë, të gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Në fakt, lidhur me rastin e Perikliut, edhe për nga geni familjar mund të themi se ai kishte trashëguar diçka nga përkushtimi priftëror, mbasi ky intelektual rridhte nga një derë që kishte nxjerrë të paktën dymbëdhjetë breza priftërinjësh. I biri i tij, Sotiri, një qytetar i thjeshtë dhe i nderuar i cili banon në qytetin e Fierit, ndërsa bashkë me një mikun tim historian i kemi vajtur për vizitë në shtëpi, na vë përpara pemën gjenealogjike të familjes, e cila është punuar, gjithashtu, shumë vite më përpara prej vetë babait të tij, Perikliut.
Janë dymbëdhjetë breza priftërinjësh që arrijnë të mbajnë mend në familjen Ikonomi, gjashtë duke filluar numërimin nga më i fundit Papa Pavli (brezi i gjashtë), i ati i Perikliut, dhe duke shkuar tek më i pari, dmth., tek Çaush Prifti (brezi i parë), si dhe gjashtë breza të tjerë priftërinjësh përpara Çaush Priftit. Po kush ishte ky, Çaush Prifti? Ky stërgjysh i familjes Ikonomi ka jetuar aty rreth mesit të shekullit XVIII – të, dhe përveçëse prift, ishte i pari i fshatit Hormovë në Tepelenë. Sipas thënieve, në shtëpinë e tij gjeti mbrojtje nëna e Ali Pashë Tepelenës, Hankoja bashkë me Aliun e vogël, kur u përzunë forcërisht nga prona e tyre që kishin në Tepelenë. Çaush Priftin dhe mardhëniet e Hankos e të Ali Pashës me Hormovën, fatmirësisht i gjejmë të përmendura edhe në faqet e romanit historik, “Ali Pashë Tepelena” të shkrimtarit Sabri Godo.
Kur Aliu u rrit dhe u bë prijës i një ushtrie të armatosur, i shkoi në thikë të gjithë burrat e Hormovës, sepse nuk i nënshtroheshin si krahinat e tjera dhe se nuk ia dorëzonin parinë. Ja sesi e përshkruan S. Godo në romanin e tij historik këtë moment. “Fshati i madh (Hormova – shën. P.N) qe grindur tri ditë, se një pjesë nuk e pranonin dëbimin e parisë. Më në fund fshati kërkoi të kuvendonte me Aliun, që të gjendej një ujdi për të dy palët. Ushtarët e fshehur gjatë natës në kodrat me shkurre të forta rreth manastirit e lanë parinë e Hormovës të hynte në avllinë e madhe dhe u turrën aty duke i masakruar të gjithë. Mbajtën gjallë vetëm Çaush Priftin.” (fq. 42). Shkrimtari, megjithëse nuk e përshkruan në romanin e tij vrasjen e Çaush Priftit (ose Dhimitrit, siç quhej ai në të vërtetë), ia lë në dorë lexuesit që të nënkuptojë këtu një vrasje mizore. Ajo që ka për të thënë Sotiri për këtë vrasje i kalon caqet e çdo parashikimi për nga makabriteti. Sipas rrëfimit të tij, Ali Pashai, pasi e shkoi në thikë edhe Çaush Priftin (Dhimitrin) si të tjerët, për të kënaqur sedrën e tij mizore e futi si bagëtinë në hell dhe e vu të piqej në zjarr. Vërtetësinë e pohimeve të tij mbi ngjarjen, Sotiri na e përforcon, duke përmendur vagjet e një kënge të vjetër; “Çaush Prift, Çaush Hormova,/ gjallë në lëmë në hell të shkova,/ gjak e dhjamë t’i kullova,/ besën dot nuk t’a ndërrova.” Pikërisht mbas kësaj ngjarjeje, Papa Jani, i biri i Çaush Priftit (Dhimitrit) bashkë me pasardhësit e tjerë të priftit të Hormovës, shpërngulen përgjithmonë nga vendlindja e tyre, për t’u vendosur kësaj radhe në Vokopolë të Beratit, asokohe një fshat i humbur, vetëm me pesë shtëpi – (shkruhet në një shënim të lënë nga Perikliu), – ku merren në mbrojtje nga Ahmet Kurt Pasha, sundues në këtë rrethinë dhe armik i betuar i Ali Pashës. Sipas shënimeve të lëna nga vetë Perikliu, kjo mund të ketë ndodhur aty rreth vitit 1778.
Ndërkohë, familja e Hormovës edhe në vendbanimin e saj të ri do të vazhdonte të ishte derë e përkushtuar me besnikëri ndaj priftërisë. Kohë më vonë, falë zellit dhe meritimeve të tyre në shërbesë, do të fitonin edhe titullin më të lartë të priftërisë, – atë të Ikonomit. Tani e tutje familja Prifti do të fillonte të njihej kudo me mbiemrin e saj të ri: Familja Ikonomi. Në këtë mjedis familjar, u lind Perikliu, në Vokopolë të Beratit, me 25 mars të vitit 1892
Shkollimi dhe puna si mësues
Mësimet e para Perikliu i mori në Berat, nga patrioti i shquar Babë Dudë Karbunara (1842 – 1917/ rilindas i shquar dhe themelues i shkollës së parë shqipe në Berat), mandej njohuritë e tij mbi shkencën, shoqërinë dhe jetën do t’i shtonte e prefeksiononte në Korfuz e më vonë në Janinë, në gjimnazin e njohur grek, “Zosimea”, ku kishin studiuar më parë edhe disa figura të tjera të Rilindjes dhe të Iluminizmit shqiptar, ndër të cilat vlen të përmendim dy nga figurat e ndritura të vëllezërve Frashëri; Naimin dhe Samiun. Në këtë shkollë, sipas të birit (në materialin publicistik që munda të siguroj nuk përmendet), fillimisht ai ndoqi dy specialitete; respektivisht, degën e psikologjisë dhe atë juridike. Në fund të studimeve diplomohet specialist i psikologjisë dhe kthehet në atdhe për t’u bërë kështu, një ndër mësuesit e parë të shquar, në atë kohë kur mësuesit në Shqipëri numëroheshin ende me gishtërinjtë e dorës. Tashmë do të fillonte rruga e gjatë e mësuesisë për Perikliun. Fillimisht emërohet mësues i shkollës së djemve në Berat, ku do të jepte lëndën e gjuhës shipe dhe të leximit. Ishte viti 1916.
Më vonë do të bëhej drejtues i shkollës qytetëse në Berat, ku ushtron profesionin e tij derisa e dërgojnë në një shkollë tjetër në zonat minoritare të jugut të Shqipërisë, në Delvinë. Duke qenë se në këto shkolla mësohej asokohe vetëm greqishtja, mësuesi i ri beratas, insiston që krahas greqishtes nxënësit e kësaj shkolle të merrnin edhe njohuritë e shqipes. Për këtë gjë, siç na thonë familjarët, banorët e zonës minoritare e shpallin antigrek dhe këmbëngulin që qeveria ta largojë. Qeveria e kohës e dëgjon ankesën dhe e dërgon Perikliun të punojë në Kavajë, ku do të rrinte dy vjet. Në vitin 1934, Perikliu përsëri do të lëvizej. Kësaj radhe do të caktohej në Fier drejtues i shkollës femërore të qytetit. Kjo shkollë femërore do të hapej me kërkesën e tij, sepse për të ishte e padrejtë që femrat të mos kishin edhe ato një mundësi ku të arsimoheshin, ndërkohë që për mentalitetin e kohës, ishte akoma shpejt për t’i dërguar të mësonin në të njëjtën shkollë bashkë me djemtë. Në këtë qytet Perikliu do të rrinte deri në fund të jetës.
Mësuese të stafit të tij pedagogjik të asaj kohe, ishin tri figura të nderuara të arsimit në këtë qytet; Vangjeli Kola, Sotira Kusta, Dhimitra Kushi (nëna e Vojo Kushit). Nga fotografitë e pakta që posedon familja nga ajo kohë, ekziston një foto ku Perikliu ka dalë bashkë me tre koleget e tij të punës dhe me një grup të madh nxënësesh të shkollës. Fotoja është një riprodhim dhe në familje na sqarojnë se kjo foto është bërë aty rreth vitit 1934. Pavarësisht vështirësive të shumta që u dilnin para përhapësve të arsimit shqip në ato kohëra, Perikliu do ta vazhdonte me këmbëngulje dhe përkushtim të plotë punën e tij si mësues për 42 vjet me radhë, derisa të dilte në pension, në vitin 1958, në moshën 66 vjeçare.
Këtij mësuesi të palodhur dhe me një pregaditje shkencore jo të zakontë për ato kohëra, vetëm në vitin 1956, qeveria e kohës do t’i jepte titullin “Mësues i Merituar”. Më pas, Perikliu do t’i kalonte vitet e fundit të pleqërisë në Fier, ku për vite me radhë i kishte shërbyer me aq besnikëri e përkushtim altarit të dijes, pranë familjes dhe miqve të tij të jetës, në heshtjen e zakonshme me të cilën i rrethon zakonisht shoqëria dhe pushteti intelektualet e mirfilltë të punës dhe të studimit, ata inteletualet “priftërinj” që i përmenda më sipër, – derisa u shua përgjithmonë, me 23 maj të vitit 1977.
Formimi atdhetar. Vepra didaktike dhe shkencore.
Perikli Ikonomi u lind në një familje të njohur, familja e Ikonomeve të Beratit; u edukua fillimisht nga një personalitet e atdhetar i njohur, Babë Dudë Karbunara e, më pas, studioi dhe u formua në njërën prej shkollave më prestigjioze që njihte Ballkani i asaj kohe, në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Sigurisht, formimi i tij ishte në të gjitha përmasat e veta, atdhetar e iluminist. Njohja rastësore që pati me Ismail Qemalin, në Korfuz, në vitin 1910 do t’ia zgjonte të riut student më me forcë shpresat dhe dashurinë ndaj atdhetarisë dhe çështjes kombëtare. Por, mesa duket, “Zosimeas” s’i mjaftonte fama e saj të ishte plotësisht e tillë edhe përpara një të riu nga Shqipëria. Sadoçë qe shkollë klasike dhe e një niveli të lartë arsimimi, për një të ri shqiptar, gjithësesi, “Zosimea” duket se ishte e destinuar të servirte një realitet jo fort dashamirës ndaj historisë dhe qenësisë shqiptare, siç ishte në ato kohëra dhe opinioni i përgjithshëm midis fqinjëve ballkanikë të shqiptarëve. Kjo gjë do të bëhej një shkak i fortë për t’ia përforcuar edhe më tepër djaloshit bindjet dhe vetëdijen atdhetare e iluministe. Keqinterpretimet e historisë dhe të mitologjisë në disfavor të vjetërsisë dhe të rolit që ka luajtur faktori pellazgo – iliro – shqiptar në gadishull, e nxitin Perikliun t’i futej studimit të dëshmive të autorëve antikë dhe të faktonte kështu duke përmendur një sërë argumentesh të mbëshetura mbi dokumente të vjetra se; “Dodona pelazgjike e Toskërisë ka qenë rrënja e burim’i qytetërimit pelazgo – ilirianë dhe greko – romakë”, në librin historik, “Dodona pellazgjike dhe Tomor’i Zotit të pelazgjëvet”, shtypur me shpenzimet e veta në shtypshkronjën “Atdheu”, Vlorë 1936.
Njohja e mirë e disa gjuhëve të huaja, që i kishte mësuar dhe praktikuar që në “Zosimea”, duke filluar nga greqishtja e re dhe e vjetër, italishtja, frëngjishtja e deri tek anglishtja, do t’i krijonin Perikliut mundësinë që t’i shtonte vazhdimisht njohuritë e tija duke u mbështetur direkt në materiale autentike. Kështu, pas një pune të gjatë studimore me dëshmitë e mundshme historike, Perikliu arrin në sintezën se; “Shënimet historike të Herodotit, Hesiodit, Plinius-it, Pindarit, Plutarkut, Dionys Perigjitiut, Athanas Stragjiritit, Didymosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hios – it, të Meletios e Barthelemeyt e largojnë nga Janina vetiu Dodonën dhe e bjenë këtej në veri të Toskërisë”. (P. Ikonomi, Dodona pellazgjike…, fq. 6, Vlorë 1936) Në këtë vepër historike, përveç argumenteve shumë interesante që autori ka arritur të mbledhë dhe t’i rendisë bashkë me shënimet përkatëse të referencave, mjaft me interes janë edhe kapitujt me, “Kallëzime, gojëdhëna, betime dhe vënde shëmbëllime rreth Tomorit”, si dhe, “Gojëdhëna e kallëzime rreth Shpiragrit dhe Beratit”, të cilat i ka vendosur në fund të librit të tij. Sot kjo vepër, sipas familjarëve, rrezikon të shkojë drejt zhdukjes, ngase ekziston vetëm në dy kopje; një që e posedon muzeu historik i qytetit të Fierit dhe një fotokopje që e ruajnë vetë familjarët.
Përveç historisë mbi Dodonën pellazgjike, Perikliu ka lënë edhe disa vepra të tjera me karakter mirfilli shkencor e didaktik. Të tilla janë; “Atdheshkronja e plotë”, libër shkollor i cili synonte t’i pajiste nxënësit me njohuritë e nevojshme për vendlindjen, botuar në vitin 1912; “Atdheshkronja praktike”, botuar në vitin 1926, e cila sipas autorit, “ka me përmbushë më plotërisht mësimin atdheshkrimor”; “Mineralogjia dhe mësime kimike”, e përfunduar në Berat, me 25 korrik 1933, e cila është ndër të parat vepra në fushën e mineralogjisë në Shqipëri, dhe si e tillë ajo ka shërbyer për dofarë kohe edhe si tekst mësimor në shkollat teknike të këtij specialiteti.
Studiuesi Bardhosh Gaçe, në një shkrim kushtuar Perikliut botuar te gazeta “Kombi” e datës 24 qershor 1994 (“Perikli Ikonomi, enciklopedi e gjallë e kulturës shqiptare”), shkruan se: “Vlera të reja sjell ky libër (Mineralogjia… – shën. P.N.) sidomos në emërtimin e mineraleve, me shumë fjalë të brumit të shqipes”. Duke qenë se nuk arritëm ta siguronim dot librin për ta shfletuar dhe për t’iu referuar drejtpërdrejt, iu referuam një shkrimi më të vjetër (referues) të botuar nga Llazar Moja (“Mendimi patriotik dhe pedagogjik në veprat e botuara të “Mësuesit të Merituar” Perikli Ikonomi”) në “Fieri”, almanak, 1977, – i cili thotë se: “Vihet re në këtë libër një prirje mjaft kuptimplote siç është ajo e zëvendësimit të emërtimeve të mineraleve dhe elementeve kimike me fjalë të brumit të shqipes.” Dhe më poshtë; “Ndër këto zëvendësime të tërheqin vëmendjen këto fjalë; Ligniti – thëngjilli i dheut, kuarci – gurëzjarri, zhiva – engjerdhija, fermentimi – përmbrumësimi etj.” (Fq. 120)
Përveç këtyre veprave që janë të botuara, ekziston edhe një dorëshkrim, gjithashtu në dy kopje (një e mban muzeu i qytetit dhe një fotokopje familjarët), i cili është kristalizim i punës së tij disavjeçare kërkimore – shkencore mbi historikun e Fierit dhe të Apollonisë. Ky libër titullohet; “Historiku i rrethit të Fierit”, dhe është përfunduar në vitin 1957. Punimi në fjalë i Perikliut, jo vetëm që nuk u botua asnjëherë dhe është me i rrezikuari për të humbur nga ç’janë gjithë librat e tjerë, por sipas familjarëve, ka të dhëna se me të kanë abuzuar në mënyrë të pandershme edhe studiues të ndryshëm. Sidoqoftë, pamvarësisht se Perikliu nuk rron me që prej 28 vjetësh, në qytetin e Fierit akoma ndihet një respekt i thellë për punën dhe personalitetin enciklopedik të këtij njeriu. Në shenjë nderimi për të, njëri nga gjimnazet shtetërore më cilësorë të këtij qyteti, që nga viti 1996, mban emrin e tij; Shkolla e mesme e përgjithshme “Perikli Ikonomi”. Por, që t’iu jepet fund abuzimeve të mundshme me veprën e tij dhe të çohet në vend respekti dhe vlerësimi ndaj punës dhe veprës së këtij intelektuali iluminist, duhet që dikush të merret me mbledhjen dhe botimin e veprës së tij (kuptohet; duke i njohur dhe respektuar të drejtat e trashëgimisë), qoftë dhe në një tirazh fare të vogël ekzemplarësh, sa për t’ua dorëzuar bibliotekave të qyteteve për objektiva studimorë.
Si e kujtojnë Perikliun familjarët
Gjatë përgatitjes së këtij shkrimi ne komunikuam vetëm me Sotirin, njërin nga të bijtë e Perikliut. Sotiri është një burrë i moshuar, 74 vjeçar. Është më i vogli i tre djemve të Perikliut. Nuk ka marrë ndonjë arsim të lartë dhe është vetëmse një qytetar i thjeshtë, por nga biseda që zhvilluam me të, duket se e njeh mirë dhe se di ta çmojë si duhet punën shkencore të babait të tij të njohur. “Ishte pedagog edhe në familje, “ – shprehet Sotiri. “Asnjëherë nuk na sillej vrazhdë, përkundrazi ishte shumë metodist në detyrën e vet si prind dhe njëkohësisht, shumë i dashur me të gjithë.” Kur arkeologu francez Leon Rey erdhi në Fier në krye të një ekspedite që do të hulumtonte mbi rrënojat e qytetit antik, duke qenë njohës i mirë i disa gjuhëve dhe i kulturës së lashtë greko – ilire, Perikliut i kërkojnë që të bashkëpunojë me ta. “Ka qenë viti 1936”, – thotë Sotiri. Në fakt, sipas dëshmive të vetë Perikliut tek “Historiku i rrethit të Fierit”, ekspedita e Leon Rey – it i ka filluar gërmimet në Apolloni në vitin 1924. (fq. 11) Por, (prapë sipas tij) këto gërmime kanë vazhduar me ndërprerje deri në vitin 1939, kohë kur Shqipëria u përfshi në listën e vendeve të pushtuara nga invadimet e Luftës së Dytë Botërore, kështuqë kujtimet e Sotirit, megjithë moshën e madhe, duket se ruajnë një saktësi të mrekullueshme lidhur me këtë.
Në vitin 1939, menjëherë mbas pushtimit, edhe Perikliut, siç ndodhi me të gjithë kudrot e tjerë të kohës, iu kërkua nga autoritetet fashiste që të antarësohej në radhët e partisë së tyre, gjë që ai e refuzoi në mënyrë të prerë, – kujton i biri. “Pas kësaj, babai do të ndjehej përherë e më i pasigurtë, nga ndonjë hakmarrje e mundshme e autoriteteve”. Më pas, një incident tjetër do ta vinte emrin e Perikliut në listën e të internuarve, por me ndërhyrjet e miqve të tij të shumtë dhe kryesisht të Jakov Milajt, arrin t’i shpëtojë këtij kalvari.
“Gjatë vizitës së Kontit Ciano në Fier, Major Mesina, organizon pritjen e autoritetit fashist, duke i shtruar në rrugë flamurin shqiptar për ta shkeluar. Këtë poshtërim s’mundi ta gëlltiste Perikliu, kështuqë ndërhyn, duke e rrëmbyer flamurin dhe duke e futur në gji.” – thotë Sotiri. “Pas kësaj ngjarjeje, forcat fashiste e arrestuan dhe e mbajtën nën vërejtje për 24 orë. Rrezikonte ta internonin në Itali”.
Pavarësisht respektit që e rrethoi përherë Perikli Ikonomin, duket se ai nuk pati ndonjë përkrahje kushedi nga shteti, apo nga rrethe të caktuara intelektuale. Titulli “Mësues i Merituar”, sadoqë është një titull i nderuar prejse ka të bëjë drejtpërdrejt me figurën e mësuesit, prapë se prapë ishte një shpërblim-lëmoshë për ta vlerësuar në zenitin e vet këtë figurë. Heshtjen për’rreth tij e përforëcon edhe fakti se ne, megjithë interesimin tonë jo të vogël (ndonjë tjetër që mund të gjejë akoma, urime, i lumshin të dyja duart!), – arritëm të siguronim gjithë – gjithë vetëm tre artikuj publicistikë që vinin në qendër personalitetin dhe punën e tij.
Në kohën tonë kur në media u kushtohen faqe të tëra dosierësh bëmave makabre të funksionarëve të lartë të shtetit komunist, më preku heshtja që e rrethon ende ketë figurë, punën e vyer të këtij intelektuali të viteve ’30, dhe pikërisht kjo u bë shtysa për ta bërë këtë shkrim, pa pretenduar në asnjë mënyrë, se me kaq i kemi dalë borxhit.
Ndër tre artikujt që merren me figurën e Perikliut ekziston një shkrim i një korrespondenti të ish-gazetës lokale (të Fierit) “Drapër e çekan”, autori i të cilit për ta përkujtuar mësuesin pensionist, me rastin e 7 marsit të vitit 1973, i kushtonte një shkrim këtij, ku e përshkruan me respekt burrin 81 vjeçar: “Ecën ngadalë, bastunin nuk e ndan asnjëherë nga dora. Por, megjithë peshën e pleqërisë është i sigurtë në lëvizjet, kurrë nuk harron t’u kthejë përshëndetjen ish nxënësve të tij.” Ndërsa në kujtimet e të birit Perikliu vazhdoi të rrinte zgjuar përsëri gjatë orëve të vona të natës i rrethuar nga librat, derisa e lanë forcat e jetës dhe mbeti qepur mbi krevatin e vdekjes. “Edhe atëherë kur s’dilte dot nga shtëpia për ta marrë shtypin, më kërkonte t’i sillja revista në gjuhë të huaja, të cilat i lexonte ngadalë, shtrirë në krevat.” – kujton Sotiri.
Kështu do të shuhej dal-e-ngadalë intelektuali Perikli Ikonomi, me dashurinë e madhe të atdheut në zemër, me dashurinë e thellë për dijen dhe njeriun në tërë qenien e tij. I fundmi i gjithë atyre prifterinjëve që i kishin shërbyer dy shekuj e më, faltores së Perëndisë, kishte zgjedhur për t’iu shërbyer njerëzve, duke i grishur për shërbesë të përjetshme në altarin e dijes dhe të atdhedashurisë. Bash si një iluminist i vërtetë.
O “sali berisha”! Ke filluar te komentosh, pastaj …ç’te te them, u mundova te gjeja nje lidhje lidhur me shkrimin, por aha, ti dashke te promovosh jeten e ndonje prifti. Me duket se ke ngaterruar adrese. Pastaj nese Hormova ka nxjer Skender Gjinushin, nuk do te thote se te gjithe hormovitet te jene si Gjinushi. Po me dukesh si ai Nard Noka.
kaci ishte 007 tek p.s.
ky me duket komenti me i mire qe behet per kastriot islamin.. kam mendimin se sduhet te merreni me me te se po merr shume rendesi nderkohe qe eshte thjesht nje delenxhi dhe fuks i koheve te vjetra…po mundohet te behet viktime dhe kaq nje proteste idiote prane shtepsie dhe do ta shes sikru cfare i eshte bere… te njesia pese ku banoj une te gjithe demokrate dhe socialiste nuk e shohin dot me sy.. duket si nje kerpush pas pushtetit dhe as me shume…. urime sokrat dhe presim te te lexojme me shpesh
E lexova shkrimin me siper dhe e falenderoj autorin per gjetjen origjinale. Nga qe me pelqeu nuk me la kohe te lexoja ndonje koment. Kaçi nuk ka kellqe te beje tradhetarin, se nuk ka bosht. Ate, veshtire ta quash edhe klloun, sepse nuk di as te qeshe, as te buzeqeshe. Kaçua, as te zgerdhihet nuk di. Ai di vetem te ngerdheshet si nje reagim i frikshem nga zerat qe i vijne anash. E kini vene re kohet e fundit? Nga qe nuk di çfare flet, nuk di as çfare pergjigje do te marre. Shtemberon fytyren i sforcuar per te qene “dakord” me zerin qe i vjen, pa e degjuar permbajtjen e frazes. Eshte kaq i ndotur nga çorba qe ka gatuar, sa qe nuk e merr dot me mend, perse e ka bere dhe per ke e ka bere. Eshte ne fazen e nje deliri qe po e budalleps çdo dite e me shume. Zerave qe i vijne ne tavolinat e analisteve u pergjigjet me ngerdheshje. Nje ngerdheshje e peshtire qe i deformon buzet dhe syte. E genjen mendja se ai shtremberim mund tu percillet shikuesve si buzeqeshje e nje njeriu normal. Jo, ne sforcimin dallohet vetem trembja e njeriut nga çorba e tij. Keshtu pra, Kaçua i numrave dhe llogaritjeve matematike, nuk i dha mundesi vetes te jete qofte edhe nje numer siç thuhet ne shkrim. Ai tashme eshte nje zero e madhe qe ka humbur çdo vlere. Ne keto njezete e dy vjete karriere ne politik arriti vetem nje objektiv: Te zeroje veten e tij. Te lumte Kaço, nje sukses i vertete qe nuk e ka arritur askush parpara teje.
Urime, Sokrat. Shkrim me nje llogjike te ftohte dhe te hekurt. Nje analize brilante per nje njeri pa te vogel e pa moral, interesaxhinj qe ben pazare per gjithçkah.
Nje koment i shkelqyer bravo zoti Sokrat i ke then te tera per kete bastard eshte i zi mu si bytha e tiganit i keq ne shpirt qe nuk i qesh fytyra nje me pak thot populli
Shkrim i arrire. E vertet se dhe akti i tradhetise, ndonese i peshtire, ves gjirizesh, perseri ka diçka qe si te thuash faktorizon personin qe e ben kete akt. Por edhe po ta quash tradhetar, ose me sakt me popullorçe bukeshkale, i pabese apo skuth, nuk eshte ndonje gabim. Une quaj gabim kur dikush, qofte dhe kryetari i opozites, qe e barazon aktin e tij me Hamza Kastriotin. Hamzai ishte tradhetar i Skenderbeut, ndersa Kuçikuç Islami nuk eshte as sa miza ne prapanicen e kalit te Hamzait.
Nje shkrim i goditur “Që të kesh “fatin” të quhesh tradhtar, duhet së paku të tradhtosh dikë, apo një grup njerëzish, të cilët duhet t’i kesh dashur, të tradhtosh një parim, apo disa parime, të cilat t’i kesh mbrojtur dhe e fundit së paku të tradhtosh veten tënde për të cilën duhet të kesh pasur minimumin e respektit.” Per nje njeri pa shtyll kurrizore qe nuk ka nje emer se si ta quash.Dhe KACI nuk i flasin me,tani njerzit e llojit te tij ja shqiptojn KAQI.Falenderoj ate qe e ka shkruajtur dhe pse nuk po e lexoj dot emrin e autorit per kete super shkrim.
Te gjithe njerzit e poshteruar nga Berisha gjate ketyre viteve,jane kthyer prane tij,ai qe te rreh me dru te ben deputet,tani e kuptuan keta,keta jane Ceka,Imami,Zogaj,Selami,Genci,Tritani,Ruli,Islami,Nano,vetem Hajdari ishte ndryshe,kete e qeroje ne bashkepunim dhe te gjithe te tjeret e kuptuan lojen dhe si te dhjere u kthyen ne gjirin e tij,per te vazhduar prane tij DEMOKRACINE e vertete shqiptare.
Publicisti Y.Polovina ne nje liber te tij afro 15 vjet te shkuara i ka bere portretin me te sakte K.Islamit.
Librin e Polovines nuk e zoteroj, por po te gjendej e te publikohej, cilido do te mund te mesonte se te K. Islami morali dhe politika nuk kane asnje lidhje.
Ai nuk eshte i vetmi, perderisa politika do te vazhdoje te jete biznesi me fitimprures ne vendin tone.
Nuk i heq asnji presje komentit te Marjanes. Agjenti 007 tek PS; E kini degjuar ndonjihere Saliun te sulmoje Kaqin e zi. Jo . Po Saliu i dha bursa per te dy femijet qe shkolloi ne France. Si i varfer qe ishte. Kaqi i zi e ka te zi dhe shpirtin. Tani si nji cope e thate qe mban ere do zeri ndonji vend aty afer wç te PD; Kujdes Kaqi se mos te kerkojne ndonji dite me telefon jashte selise. ?!!!!!
i fal enderoj te ghithe parashkruesit per mendimet edrejta.,por te dashur miqte emi mos kai u kthye ne origjine ai i,u bashkua bandes se spiuneve i,u bashk sharlataneve
gazeta dita qe dite e befte zoti dhe g.tema jane gazeta qe ja,u kthiellojne mendien.shqiptareve,jane.gazeta qe ju flasin hapur njerezve te ndershem .une jam larg nga memedheu dhe dua qe ndonjeri te me thote kush eshte k…redaktori i g..dita sepse temen e di kush eshte ju lutem ma beni kete nder…dua ta falenderoj…te bekuar qofshi emigrante……
Do i lutesha redaktoreve te ketij portali te vendosin limit ne komentet qe nje komentues mund te shkruaje. Komente qe jane si liber pa asnje vlere as nuk i lexon njeri dhe vetem sa shtojne rrjeshtat…