Kastriot Ismailaj, mohon akuzën e “pastrimit të parave” të ngritur nga prokuroria, në lidhje me kompanin Adriatic Development Corporation” në llogaritë e të cilës janë sekuestruar rreth 5 mln euro. Ismailaj, në procesin gjyqësor të konfiskimit të kësaj shume, i tha Gjykatës së Krimeve të Rënda, se të gjitha paratë që kanë ardhur në Shqipëri nga viti 2006 – 2008 janë të ligjshme.
Ai tha se shumat kanë ardhur nga vende të ndryshme në rrugë bankare dhe në asnjë rast në rrugë informale. Çka sipas tij, këto para janë të ligjshme dhe nuk janë burim i ndonjë veprimtarie kriminale dhe nuk ka bazë ligjore që të ngrihet kjo akuzë, raporton ABC.
Ndërkohë, avokati në seancat e kaluara gjyqësor, kërkoi nga gjykata që mos të konfiskohen paratë që janë sekuestruar në llogarit bankare, me arsyetimin se parat kanë ardhur në Shqipëri para vitit 2010, kohë kur ka hy në fuqi ligji “Antimafia”, mbi bazën e të cilit kërkohet konfiskimi i rreth 5 mln eurove që ndodhet në llogarit e tij bankare. Gjithashtu, avokati ka pretenduar se në llogarit bankare të kompanisë “Adriatic Development Corporation”, paratë e bllokuara janë transferuar në Shqipëri dy vjet para se kompania tjetër e Ismailajt, DIA ka nënshkruar kontratën për mbledhjen e borxheve me CEZin.
Në sallën e gjyqit, prokurori dorëzoi si prova materiale 3 vendimet e pushimit të hetimeve ndaj Ismailajt dhe kompanive të tij nga Prokruoria e Tiranës, vendime këto që janë shfuqizuar me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla në vitin 2014. Sipas Ismailajt dhe avokatit mbrojtës, në këto 3 vendimet e pushimit, sqarohet shumë qartë ligjshmëria e veprimtarisë së kompanive të Kastriot Ismailaj ndër vite.
Por, i mbetet Gjykatës së Krimeve të Rënda që gjatë shqyrtimit gjyqësore dhe administrimit të provave, të vendosë pro ose kundër konfiskimit të rreth 5 mln eurove që ndodhen në llogarit bankare të kompanisë së Ismailajt dhe të afërmve të tij. Ndërkohë seanca gjyqësore u shty që t’i vihen në dispozicion të paditurit Ismailaj të gjitha fashikujt hetimor të Prokurorisë së Tiranës, të cilët edhe kanë arrestuar të paditurin.

Pse ziheni kot
Ndajini mes jush
Ato 5 milion te qelbura
Dhe paqe
Dhe populli gezon
Dhe natyra qesh
Shqiperia shkon
Edhe me keq
Per lesh.
Me lesh
Pa lesh
Populli thote:
Bereqetversen
Si ta kesh.
Sa mire i kopsit dhalla keto pune kur eshte per pasaniket,sepse per fukarenje edhe nje gram ashash te denon me burg.Ktheni 5 milionet dhe pagujni dhe demshperblimi per kohen e burgut fukarait Kastriot.
e mori pafajsine dhe ky per munges faktesh me 5 milion evro po ti kisha un blinja 100 gjykatesa e sa te duash prekurore pa bere reforma mandej nuk e di e mund te bjere vlera e evrs!