Ndonëse për shumëkënd është periudhë pushimesh, për punonjësit e UKT-së Gushti është i ngarkuar me punë, si rrjedhojë e problematikës që ka sjellë thatësira e zgjatur. E megjithatë, ata i pergjigjen çdo emergjence qe vjen nga qytetarët, siç duket se ka qene edhe rasti i kengetarit Kastro Zizo, i cili nuk ka ngurruar ta postoje eksperiencen e tij ne Instagram.
Zizo tregon sesi kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe UKT u vunë në lëvizje për të zgjidhur problemin që ai kishte patur me ujin e pijshem dhe për këtë ai e falenderoi publikisht Erion Veliajn.
“Merreni si të doni por nja 2 fjalë për Erion Veliaj unë dua ti them. Përveç faktit që unë kam një raport ndryshe dhe më të afërt me të di të them që shumë të rralla janë rastet ku një kryetar bashkie, aq më tepër i një qyteti të madh si Tirana të përgjigjet personalisht për një problem në dukje “i vogël” siç është uji në pallatet tona. Një gatishmëri absolute nga ai dhe stafi i UKT”, shkruan Kastro Zizo.
Jo vetëm kaq, por ai shprehet I impresionuar nga puna që po bëhet në Tiranë. “Përveç kësaj në këtë qytet po bëhet shumë. Thnx lali. P.s ky shkrim është sponsorizuar nga shpirti im tejet i lirë, kështu që evitoni msg fyese me bazë politike”, shkruan më tej Zizo në falenderimin e tij.

Ketu nuk eshte fjala per te kritikuar kete Kastriot Ziun, te cilin e keni prezantuar si kengetar, por qe askush nuk i ka degjuar nje kenge dhe askush nuk e di se cfare profesioni ben ky tipi per te nxjerre buken e gojes. Me pas, i fut nje thnx lali, fjala e pare shkurtim i thank you ne gjuhen angleze, faleminderit ne gjuhen e huaj shqipe, sigurisht qe tipi as qe e di mire gjuhen angleze, sepse duhet shume pune te mesosh nje gjuhe te huaj, dhe pse di te thuash faleminderit nuk nenkupton se di gjuhen. Akoma me pas i fut nje lali, pseudonim halabak, dhe nenkuptim i Lali Erit, nje e thirrur banale qe mesaduket edhe Lali Eri ja u lejon ketyre trapave qe duan te bejne katunarin modern…O kasolle ku na mblodhe….
Ketu duhet kritikua gazeta qe publikon te tilla gjepura…
Une e mirekuptoj plotesisht sinqeritetin e autorit te shkrimit dhe me vjen mire qe kur eshte per te bere vleresim, e ben. Njeri persembari, por ate shprehjen qe vjen nga mendimi ….me baze politike, desheroj ti bej nje nderhyrje. Per mendimin tim kjo shprehje nuk duhet perdorur se duke e perdorur politiken dhe politikanet i nxine me shume se ç’jane. Une e mirekuptoj pse zoteria e ka perdorur dhe shkas mora nga ai, por duhet kultivuar tek njerezit edukata dhe mendimi qe politika eshte shkence dhe jo harbutellek, ne te miren e shoqerise dhe per shoqerine. E verteta tek ne eshte ndryshe, por politiken ne vete vete nuk duhet ta shajme, le te shajme sa te duam politikanet qe ne fakt s’jane te tille por e kane ozurpuar ate deri sa ne e mendojme sot se politika eshte poshtersi. Shkenca me fatlume ne shoqeri eshte politika se ajo vendos per jeten tone, por politikanet tane jane me mediokerit, pavaresisht pushtimit qe i kane bere dhe duket sikur na e ka fajin politika. Nuk eshte absurde, eshte konrete: mos pranon nga keto lloj specie politikanesh qe te perfitosh nga politika. Te respektoj Kastro per mendimet qe ke dhene.