Katalanasit në protestë pas arrestimit të ish-udhëheqësit

Leda Hysa

 

Kundërshtarët dhe mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës nga Spanja organizuan në grupe të ndara sot protesta në Barcelonë, pas arrestimit të ish-udhëheqësit katalonas, Carles Puigdemont në Gjermani.

Partia katalanase, Asambleja Kombëtare dhe e majta radikale CUP u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre të dalin në rrugë dhe të mbështesin Puigdemont.

Ish-kreu i parlamentit të Katalonjës u arrestua sot nga policia gjermane afër kufirit me Danimarkën, sipas një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja.

Policia gjermane njoftoi se arrestimi ishte bërë pasi Puigdemont do të largohej nga Gjermania drejt Danimarkës.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *