Referendumi për pavarësinë e Katalonjës do të zhvillohet pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës për bllokimin e tij.
Të hënën, në ditën kombëtare të Katalonjës, qindra mijëra mbështetës të pavarësisë pritet të zbresin në rrugët e Barcelonës në një demonstrim force, duke i trazuar ujërat akoma më shumë.
E gjithë kjo, thotë ish-ministri i Jashtëm i Spanjës, njëkohësisht ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, tingëllon si recetë për një krizë të paparashikuar dhe kaotike që kërcënon ta shtyjë vendin drejt territoresh të pashkelura më parë.
Situata ka dalë jashtë kontrollit, është komenti i Solanës për “Neë York Times”; nuk jemi më ne një situatë të zakonshme konflikti ku politikanët hahen me njëri-tjetrin, por të paktën i respektojnë rregullat e lojës.
Në asnjë vend të BE-së, kujtojnë analistët, rajonet nuk kanë kaq shumë të drejta autonomie sa në Spanjë. Meqenëse me përjashtim të kërkesës për para, ato nuk kane çfarë të pretendojnë më tepër, në fund u mbetet vetëm dëshira për një shtet të vetin.
Baskët, u përpoqën për disa vjet ta arrinin një gjë të tillë dhe dështuan. Tani është Katalonja që po tenton një lloj grushti të fortë shteti. Referendumi është parashikuar të mbahet në 1 tetor pa asnjë garanci të shtetit juridik. Ligjet e miratuara në mes të javës për të në Parlamentin rajonal konsiderohen antikushtetuese, siç e konfirmoi menjëherë edhe Gjykata më e lartë në Madrid, ndërsa vetë dokumenti themeltar spanjoll nuk parashikon votime rajonale për shkëputje nga pjesa tjetër e vendit.

Viva Catalunya.
Nje komb qe resiston kaq shume shekulli,nuk perkullet pse pushtuesi thot jo
Katalunya eshte mbi shtate million njereze pra sa gjithe shqiptaret ne balkan edhe ju po doni qe ajo mos te vendos vete?