“Katalonja nuk është ish-Jugosllavi”

DITA Online

 

Shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në një intervistë është shprehur se populli katalanas nuk është nën presionin e Spanjës dhe sipas tij deri më tani nuk janë shkelur të drejtat e tyre.

Situata e Spanjës dhe Katalonjës nuk mund të krahasohet kurrsesi me ish-Jugosllavinë nënvizoi Juncker në intervistën e tij për një media portugeze.

“Unë mendoj se Spanja nuk është ish-Jugosllavi. Duhet të respektohet dëshira e tyre për të shprehur vullnetin e lirë. Por në Katalonjë nuk po përballemi me një problem të të drejtave të njeriut, sepse katalanasit nuk janë të shtypur e të kërcënuar nga Spanja”, tha shefi i KE-së.

Juncker tha se dëshirat e popullit katalanas duhet të dëgjohen, por sipas tij referendumi antikushtetues i 1 Tetorit, nuk pati një pjesëmarrje të tillë ku mund të thuhet se vullneti i përgjithshëm i popullit katalanas, është ajo që qeveria e tyre pretendon.

Zyrtari i Lartë europian shprehu shqetësimin se me shkëputjen e Katalonjës mund të humbasë kontrolli i unitetit të bllokut europian.

“Nuk dua në të ardhmen një Bashkim Europian të ndarë në 95 vende të ndryshme”, tha Juncker.

Diplomati tha gjithashtu se Kushtetuta spanjolle nuk e lejon një referendum për pavarësi, dhe sipas tij qeveria katalanase dhe pjesërisht Parlamenti rajonal tashmë e kanë braktisur ligjin.

 

Share This Article
3 Comments
  • Ndoshta si strukture jo ,por ne principe PO zoterinj demagoge te demokracise .
    Secili popull ,sado i vogel (siedhe Luxenburgu vendi i fshehjes se miljardave ,te abuzuara nga politikanet e botes ) qofte ai ka te drejten ,
    e zgjedhjes se lire te jetoje i bashkuar ose me vehte me nji popull ose shtet tjeter dhe kte liri ,s’mundet ta percaktoje asnji grup pushtet apo bashkesi bankieresh europian . – Urime Katalonjes per shpalljen e pamvaresise

  • le te behet spanja shtet federal si gjermania dhe katalonja te jete shtet jo thjesht province. Kete nuk kuptoi raca e qelbur serbe, tahmaja e madhe se po te pranonin kosoven republike ndoshta do e zgjatnin dhe ca sundimin e tyre por deri tani vetem greqira ka shpetuar mire pa u bere tabele qitje pas masakres came, ndaj tani koha per kauzen e camerise martire

  • Me kete shprehje kerkon ti dale punve para.Por bie ndesh me te drejten demokratike qe kerkon cdo nacionalitet pavarsine.
    Thenia e Shefi te Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker me ngjason si civilizimi mesjetar qe familjaret donin te jetonin se bashku ne nji oxhak pavarsisht numrit te madh te kunorave.Keti zoterise i pelqen fenomeni social i mesjetes.Per te mos krijuar BE me mbi 95 shtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *