Katalonja dhe Kosova

Dita

Nga Bedri Islami

Në qytetet e ndryshme të regionit të Katalonjës, qendra e të cilit është Barcelona, po zhvillohet votimi për shkëputjen nga Spanja. Një akt që është pritur nga shumica e popullsisë, por e kundërshtuar nga qeveria qendrore.

Mund të jetë, sipas pikëpamjes kushtetuese spanjolle një akt antikushtetues, por është normal nga këndvështrimi i popullsisë së katalonjës. Janë në përballjen e parë masive dhe të tensionuar dy koncepte për shtetin: atë të federuar kundrejt shtetit me një bazë të gjerë nacionale.

Madridi kërkon ruajtjen e tërësisë së Spanjës, e cila prej shumë dekadave ka qenë e tillë, një shtet i unisuar, por në të cilin regionet e ndryshme kanë të drejta të mëdha, duke përjashtuar baskët veriorë, të cilët, edhe ashtu janë të ndarë në dy shtete.

Referendumi i sotëm (dje) është një përpjekje serioze për kthimin e nocionit të shtetit me një shumicë të veçantë brenda një kombi, duke krijuar edhe një njësi të veçantë, e cila do të jetë pak më e madhe se Shqipëria e sotme londineze. Popujt kanë të drejtë të ndahen, por kanë edhe të drejtën historike që të bashkohen.

Disa e kërkojnë ndarjen për të patur një jetë më të qëndrueshme, fizionomi më të veçantë shtetformuese, përbashkim të një shumice që, edhe pse e quajnë veten spanjollë, ndjehen më shumë katalonjës.

Të tjerë e kërkojnë bashkimin pasi vetëm në këtë rrugë mund të jenë forcë e respektuar në rajonin ku bëjnë pjesë, vihet në vend një padrejtësi historike, e cila, duke qenë e tillë, kërkon rishikimin e domosdoshëm të vendimeve që i kanë përgjysmuar. Katalonja është njëri ndër shembujt e ndarjes. Shqipëria dhe Kosova, fillimisht, janë njëri ndër shembujt e bashkimit.

Nëse në rastin e parë ka edhe zhvillime logjike, në rastin e dytë gjithçka është logjike dhe e natyrshme. Në Katalonjë, sipas mediave, policia ka ndërhyrë dhe nëpër rrugë po zhvillohen përleshje. Ka të plagosur, bllokime qendra votimi, të arrestuar, përplasje mes policisë dhe njerëzve;dëshira për votim po kthehet në revoltë dhe pastaj do të shkojë drejt ballafaqimit. Askush nuk e dinte me saktësi se cili do të ishte rezultati i votimit në këtë referendum.

Tani të gjithë e dinë. Ka një shkak. Policia. Edhe ata që nuk do të donin të votonin për shkëputje, tani do të duan. Sepse Madridi dërgoi policinë,forcat e sigurimit, pra elementët e dhunës dhe të shtypjes. Ku ka dhunë, ka dëshirë më të madhe për liri.

Ndërsa për të drejtën e bashkimit duhet të presim , të presim dy gjëra:

– që të kemi edhe një herë një lider vizionar si Ukshin Hoti, i cili e mbronte këtë ide edhe në gjyqet e ashpra, vdekjeprurës të beogradit, dhe një lider tani nuk e kemi…

– që vetë njerëzit ,në dy anët e kufirit, të mos e njohin atë….dhe nëse do i detyrojnë ta njohin, bashkë me kufirin të largojnë edhe polikanët e ditës….

Katalonja mund të jetë një shembull i ndarjes, edhe kur je mirë.

Shqiptarët mund të jenë një shembull bashkimi,edhe kur je keq!

Share This Article
21 Comments
  • UNË SOT JAM KATALONAS!
    KATALONIA, NJËSOJ SI KOSOVA DO TA FITOJ PAVARËSINË, PËR TË CILËN UNË E UROJË! EDHE PAVARËSINË E KURDISTANIT POASHTU!

    • Katalonja e ndjen veten dryshe nga Spanja qendrore sepse gjuhen e ka ndryshe nga spanjishtja zyrtare. Kete ndjenje per pavaresi e shfrytezuan bolsheviket xhihadiste sllavo-komuniste para viteve 1930 dhe gjate vieteve 1930 per t’i futur ne thes. Katalonjasit ishin shumica ne sllavo-komunistet spanjolle qe luftonin forcat kombtare spanjolle gjate luftes civile spanjolle 1936-1939.

    • Pa na thuaj o Ilir a eshte e zonja Katalonia te sigurohet ruajtjen nga atentatorët islamike, pa ndihmen e shtetit ?
      Shume katalanas nuk duan ndarje, por nje referendum pavaresine..
      Po filloje prape moda e ndarjes se Shteteve te shohim cdo ndodhi…
      Nuk duan Spanjën po duan BE?!

  • Bedri nje verejtje miqsore.
    .
    Duhet ta kishe kursyer kete artikull se e ul shume piacen.
    .
    Nqs eshte dikush ne Europe ndoshta dhe ne bote qe duhet te heshtin ne kete rast jane shqipfolesit si ne kosove ashtu dhe ne shqiperi.
    .
    Kushtet ishin ideale pas 1991 qe shqiperia dhe kosova bashke apo vec e vec te ishin 100 here me mire se sot….pra jem kthyer nen vleren e vilajeteve te kohes osmane…
    .
    Ju lutem Bedri mos bej autogol…heshtja eshte flori ne kete rast….kam mendimin se neser do behesh pishman cfare ke shkruar sot me nxitim…..por ne nje rast te kerkoj te falur…nqs merr honorare…..ti hash gezuar…

  • Mos njohja e pavaresise se Kosoves nga Spanjollet eshte nje aresye me shume se perse Katalonjet duhet te ndahen me vehte e pas ketaj i vjen radha edhe Britanise se Madhe duke u kthyer ne Angli!Nuk e di ç’fare mendimi ka shoku Lu per keto zhvillime apo ata jane protagoniste!

    • O Arben
      Katalanasit jane dy llojesh, qe duan dhe qe nuk duan ndarje me vete, se mbajtja e Shtetit do t’a renditje shume buxhetin e shtetit.
      Kjo analize eshte e njesnshme

      • SHIKO SE SA LLOJ JANE, E TREGOI REZULTATI

        90% PRO SHKEPUTJES.

        KATALONASIT KANE IDENTITET TE NDRYSHEM

        NGA SPANJOLLET, POR KATALONJA PRODHON

        SHUME ME TEPER SI NIVEL PER FRYME SE

        PJESA E TJETER E SPANJES DHE QEVERRIA

        NUK KA PRANUAR, QE EDHE TAKSAT E

        MBLEDHURA NE KATALONJE, TE SHKOJNE

        NE PJESEN KRYESORE PRAPE NE KATALONJE

        E TE MOS RISHPERNDAHEN.

        TANI QE ERDHI KRIZA, DOLI SEJCILI NE KEMBE TE

        VETA, DHE NJEREZIT PUNETOR E TE NDERSHEM

        NUK KANE PERSE TE PAGUAJNE PER PARAZITET

        QE PRESIN NGA ASISTENCA E SHTETIT

        DHE NGA KREDITE PA KRITER.

        KY ESHTE THELBI I CESHTJES KETU.

        • O Arben
          Po ETA qe që terrorizojnë për dekada Spanjën, apo jo?
          Beri armëpushim tani ETA, e ndryshoje taktike, po jane ekstremista te majte, apo jo?
          Ata jane komuniste, qe do t’a cojne Katalonien drejt izolimit!
          Pse qenkan me te zhvilluar ekonomikisht, nuk do te thote, qe jane paqësor!
          I kane pru shume gjakderdhje Spanjës me atentatet dhe akoma po genjen masat…keto pasardhesit e ETA-s…

  • Si shume te paska prekur “21 janari” spanjoll shoku Bedri.

    Apo mos te ka shkuar gje ne mendje te futesh ne xhep dhe nenshtetesine katalonase? E sata do ishte, e treta apo e teta?

    • Ka shumë fëmijë të diktatorëve shqiptar, që kanë marrë mbrojtje nga katalanasit terrorist të ETWAS e pse te mos marrin dhe Bedriu?

  • Bedri, kete here ia ke fut pak pordhes! Karalonjasit kane gjuhen e tyre dhe historine e tyre. Nuk eshte si Serbia dhe Mali i Zi qe kane te njejten gjuhe dhe as si Shqiperia me Kosoven. Katalonja eshte krahina me e pasur e Spanjes bashke me vendet baske.

  • O Zotëria Bedri!
    Atje forcat separatiste jane te forta, por të mos harrojmë që Kosova nuk ka ushtruar kurrë sulme duke vrarë njerëz të pafajshëm, si ETA në Spanjë…apo ke harruar?
    Pse nuk e përmend fare këtë fakt?
    Ti nuk do të këndosh komunistët Katalunas, apo jo?

  • O Arben
    Katalanasit jane dy llojesh, qe duan dhe qe nuk duan ndarje me vete, se mbajtja e Shtetit do t’a renditje shume buxhetin e shtetit.
    Kjo analize eshte e njesnshme

  • Urime Katalanasve per fitoren e paparashikuar ne Katalanje.Rroft Katalanja.Bedri Islami,eshte nje analist,qe sot shkrun keshtu e neser ashtu,pra nje gazetar pa shtyll korrizore .Pse sepse thote ne shkrim,se kan te drejte te ndahen,por kann te drejte edhe te bashkohen,por Katalansit nuk Duan bashkim,por Pavarsi,dhe per ket edhe votuan,dhe dridhen Europen plake!Pavarsin e kerkojne shume,Territore,ne Shtete te ndryshme te Botes.Edhe ne Kamerun sot lindi nje Shtet i ri,dhe pati te vdekur,pati te plagosur,si ne Katalanje,qe nga dita e sotme nuk do te quhet Spanje,por me emrin e vertete Katalanje!Kete e kerkojne,edhe ne Europen Perendimore,rasti i Belgjikes,Valonija,rasti i Gjermanise,Bajerni.Por nuk dihet se edhe ne Amerike,ka shtete qe kerkojne Pavarsine!Mendohet se edhe ne Amerike,vlon ne Popull deshira per Pavarsi.Rasti i Teksasit,i Kalifornise,i Florides,dhe keshtu rrjedhimisht,Porto Riko,shkeputet,nga Amerika,duke u bere Shtet sovran e i Pavarur!Pra Shekulli i ri ka hy rrembyeshem ,dhe kush pretendonte se luftrat moren fund u zhgenjye rende,u zhgenjeva edhe une sepse mendoja se isha me fat,qe linda ne nje kohe ku nuk kishte luftera,por siq edhe lexohet siq edhe shikohet ne Media,Popujt po kerkojne Pavarsi,dhe Pavarsija nuk dhurohet por fitohet.Umberto Bosi,ne Liga Nord,nuk ka vdek,Italija e vertete,mund te Pavarsohet,me Kryeqytet Milanon,dhe Romaket,qe banojne nga Milano e poshte,nuk mund te quhen paskesaj Itali,sepse Italija e vertete eshte nga Milano e lart.Romaket thjesht mund te quhen Roma e Vogel(litel Rom),qe eshte nga Milano e posht,deri ne Siqeli!Pra ne krahasim me Italine e vertete eshte prap me e madhe,sepse Italija e vertete,i dha emrin,pasardhesve te Perandorise Romake,qe nuk njiheshin si Italijane por si Romake.Pra nje Pavarsi e Italise,rikthen Emrin e vjeter,per Shtetin Romak,me kryeqytet Romen,pra Kryeqyteti i Romes se Vogel(LItel Rom)!Rroft Italija!

  • Bedriu dhe te tjere te kafshojne gjuhen per tema delikate qe lidhen me te ardhmen e shqiptareve …Mundesisht asnje prononcim apo krahasim ….Sepse ,shkeputet apo nuk shkeputet Katalonja ,,,Spanje do te kete ,,,pra votim ne BE …do te kete ,Kosova pret njohje nga pese shtete te BE…Dhe ne se gazetaret duhet te kafshojne gjuhen ,qeveria dhe politikanet duhet vetem te heshtin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *