Festa me rastin e 20 Shkurtit, ditës së rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, nuk tërhoqi vëmendjen që ka tërhequr vitet e tjera. Në qendër ishte menduar të vihej si gjithnjë Berisha, dhe fjalimi i tij i improvizuar, por gazetat e interesuara për t’u fokusuar tek kjo ngjarje, të shkurajuara ndoshta prej fjalimit të mërzitshëm të Berishës, kishin kërkuar të tjera lajme brenda lajmit. Mirëpo lajmet e zgjedhura ishin çikërrima të natyrës bulevardeske.
Një lajm ishte prania në tubimin e mbajtur në qytetin Studenti e Eduard Selamit, fakti që ai ishte aty në rreshtin e parë, që ishte pranë Topallit e Bogdanit (deputetit, jo futbollistit), që i shtrëngoi dorën Berishës, e që po ato duar i përplasi disa herë gjatë fjalës së boss-it. Lajmi i dytë ishte fjala e eksituar që ka mbajtur djali 33 vjeçar i Rajmonda Bulkut. “Mamaja ime ishte 33 vjeç 22 vjet më parë. Unë jam 33 vjeç sot”, tha ai, dhe më poshtë shpjegoi simbolikën e së njëjtës moshë me të ëmën në kohë të ndryshme: “Tani është në dorën e brezit tim, që të shembim murin e bllokimit, që e mban Shqipërinë larg BE-së”. Çfarë idiotësie!
Email nga adresa: [email protected]
