Katandisja e lapidarëve

redaktor

Letër e nënshkruar,

Dr. Arqile Veshi

 

Sipas “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe”, botim i vitit 1980, me fjalën lapidar ‘kuptojmë çdo përmendore ose monumente të ngritura për të përjetësuar një ngjarje të shënuar me karakter historik, kulturor, patriotik ose për kujtimin e një apo shumë njerëzve të rënë për Atdhe”.

Bazuar në domethënien që kanë monumentet apo lapidarët në vendin tonë janë ndërtuar shumë vepra të tilla që përjetësojnë ngjarje dhe data të ndryshme historike. Nga monumenti i Pavarësisë në Vlorë, tek ai i Heronjve të Vigut. Por pushtetarët “demokratë” në Shkodër këta heronj me paturpësinë më të madhe i hoqën dhe i çuan në plehrat e qytetit, me mendimin se do ju humbisnin vlerat dhe kontributi që dhanë ata trima në lulen e rinisë për lirinë e popullit të vet. Qëndrime mospërfillëse ndaj monumenteve të historisë dhe kulturës mbas viteve 1990 nuk kanë qenë të pakta. Ato gati në të gjithë vendin u dëmtuan, u shkatërruan dhe u denigruan deri në atë masë sa po të shikosh “Foto ekspozitën” e hapur në Galerinë e Arteve të Shqipërisë nga një i huaj, të vjen turp edhe kur je një qytetar i thjeshtë e jo më të jesh pushtetar, politikan apo administrator. Është koha dhe vendi që në këtë periudhë që projektohet buxheti i Shtetit për vitin 2016 ka vend që të parashikohen fonde si zë më vetë për këtë qëllim. E shtroj këtë problem si qytetar i thjeshtë se sa herë shkoj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit këtu në Tiranë, vijnë në ditë caktuara plot politikanë e pushtetarë dhe vetëkënaqen me ato tapetet herë blu e herë të kuq që u shtrohet para monumentit “Nëna Shqipëri” por asnjëri nuk kalon më andej për të parë se si janë katandisur varrezat e tjera të dëshmorëve apo Heronjve të Popullit. Këtu në kryeqytet, pa lerë më ne qyteti apo fshatra të tjera të vendit.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *