Kupola Runit në Ishujt Marshall, që mban mijëra metra kub mbetjesh radioaktive është një trashëgimi e testimit bërthamor të realizuar nga SHBA-ja në të kaluarën.
Tani, banorët lokalë dhe shkencëtarët paralajmërojnë për një derdhje të mundshme të këtyre mbeturinave në oqean për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Më shumë se tre dekada më parë, kupola Runit, në Ishujt Marshall në Oqeanin Paqësor, është përdorur nga SHBA-ja për të groposur disa ton mbetje radioaktive që ishin rezultat i testimeve bërthamore të kryera midis viteve 1946 dhe 1958.
Ndërtesa në formën e kuoplës quhet “Runit Dome”, edhe pse vendasit e quajnë “Varr”’, sipas “The Guardian”. Ajo është një kapsulë e ndërtuar nga 358 panele betoni, të trasha 45 centimetra, që fshehin disa 85 mijë metra kub të mbetjeve radioaktive. Uji mblidhet në skajet e kupolës, ku pjesët e betonit kanë filluar tashmë të gërryhen.
Mbeturinat radioaktive kanë filluar të rrjedhin nga krateri, gjë që është konfirmuar edhe nga një raporti i vitit 2013 të Departamentit amerikan të Energjisë. Banorët vendas, shkencëtarët dhe aktivistët e mjedisit kanë frikë se një fatkeqësi natyrore mund të shkatërrojë betonin duke bërë që përmbajtja e tij të përhapet në Oqeanin Paqësor, dhe këto frika janë të bazuara.
Sipas një studimi mbi integritetin strukturor të “Runit Dome” të kryer nga Departamenti i Energjisë, ekziston mundësia që tornadot mund të shkatërrojnë, ose dëmtojnë panelet e betonit, apo të përmbytin ishullin. Kupola nuk ka qenë kurrë një zgjidhje e përhershme.
Sipas OBSH-së, projekti prej 218 milionë dollarët u projektua si një mënyrë e përkohshme, një mënyrë për të ruajtur materialin e kontaminuar derisa të mund të zhvillohet një plan i përhershëm kundër ndotjes. Ndërkohë, qeveria amerikane tani insiston se i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta dhe se juridiksioni i kupolës dhe përmbajtja e saj i ka kaluar Ishujve Marshall.
Ndërkohë, banorët e ishullit argumentojnë se një komb me një popullsi prej 53 mijë njerëz dhe një GDP prej 190 milionë dollarë, shumica e të cilave vjen nga programet e ndihmës amerikane, është thjesht e paaftë për të përballuar katastrofën e mundshme radioaktive.
