Rezultatet e provimeve do t’i shpërblejnë edhe në universitet më të mirët e Maturës Shtetërore 2014. Për çdo program studimi, maturantët që kanë fituar statusin e studentit me rezultatet më të mira në provime do të përjashtohen nga detyrimi i derdhjes së taksës vjetore të shkollimit. Në udhëzimin që tashmë u është dërguar të gjitha universiteteve publike në vend thuhet se “ Në çdo program studimi, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe programet e integruara të studimeve të ciklit te dytë me kohë të plotë, 3 studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (piket e fituara në sistemin meritë-preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”. Përjashtim në këtë rast bën vetëm Universiteti i Arteve të Tiranës. Për këtë institucion të arsimit të lartë publik, udhëzimi përcakton se tre studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë) në nivel fakulteti, nuk paguajnë tarifën vjetore të shkollimit. Çka do të thotë se do të jenë vetëm 3 kandidatët që do të përjashtohen nga taksa e shkollimit në Universitetin e Arteve. Rimbursimi i studimeve do të ofrohet edhe për një sërë kategorish të tjera që klasifikohen si shtresa në nevojë dhe me mungesë të ardhurash. Konkretisht bëhet fjalë për studentët që u përkasin shtresave sociale në nevojë, si personat që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët para dhe tetraplegjikë, jetimët, studentët të cilëve njëri nga prindërit u është ndarë nga jeta dhe familja e tyre mbahet me ndihmë ekonomike, romët dhe ballkano-egjiptianët, studentët e ish të dënuarve politikë, si dhe fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë në krye të detyrës. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit publik të arsimit të lartë si përsëritës, i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin do të vazhdojë studimet. Ndërsa studentët, që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë, në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni tarifat e studimit të detajuara për të 270 programet studimore në 12 universitetet publike të vendit.
UNIVERSITETI I TIRANËS
Histori 30, 000
Gjeografi 30, 000
Gjuhë-Letërsi 30, 000
Gazetari 30, 000
Arkeologji 30, 000
Biologji 25,000
Bioteknologji 25, 000
Matematike 25, 000
Fizikë 25, 000
Informatikë 25, 000
Kimi 25, 000
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 25, 000
Kimi Industriale dhe Mjedisore 25, 000
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 25, 000
Teknologji informacioni dhe komunikimi 25, 000
Gjuhë Angleze 25, 000
Gjuhë Gjermane 25, 000
Gjuhë Frënge 25, 000
Gjuhë Greke 25, 000
Gjuhë Spanjolle 25, 000
Gjuhë Turke 25, 000
Gjuhë Ruse 25, 000
Gjuhë Italiane 25, 000
Psikologji 40,000
Punë Sociale 40,000
Filozofi 40,000
Shkenca Politike 40,000
Sociologji 40,000
Administrim e Politika Sociale 40,000
AdministrimBiznes 35,000
Ekonomiks 35,000
Financë 35,000
Informatikë Ekonomike 35,000
Drejtësi 40,000
Universiteti Mjekësor i Tiranës
Mjekësi e Përgjithshme 45,000
Farmaci 45,000
Shëndet publik 40,000
Stomatologji 45,000
Logopedi 35,000
Infermieri e Përgjithshme 35,000
Mami 35,000
Teknik i lartë laboratori 35,000
Fizioterapi 35,000
Imazheri 35,000
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznesi 35,000
Financë Kontabilitet 30,000
Menaxhim Rural 30,000
Ekonomi dhe Politikë agrare 25,000
Informatikë Biznesi 25, 000
Ekonomiks i Aplikuar 25000
Mbrojtje bimësh 25,000
Prodhim Bimor 25,000
Hortikulturë 25,000
Zootekni dhe Biznes Blegtoral 25,000
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 25,000
Agromjedis dhe Ekologji 25,000
Inxhinieri Agrare dhe Agromekanizëm 25,000
Teknologji Agroushqimore 25,000
Vreshtari 25,000
Mbarështim pyjesh 30,000
Përpunim Druri 30,000
Mjekësi Veterinare 40, 000
Universiteti Politeknik i Tiranës
Inxhinieri Ndërtimi 35,000
Inxhinieri Hidroteknike 25,000
Inxhinieri Mjedisi 25,000
Arkitekt (arkitekt) 40,000
Arkitekt (urbanist) 40,000
Inxhinieri Gjeodet 25,000
Inxhinieri Elektrike 25,000
Inxhinieri Mekatronike 25,000
Inxhinieri Fizike 25,000
Inxhinieri Matematike 25,000
Inxhinieri Mekanike 25,000
Inxhinieri tekstil dhe Modë 25,000
Inxhinieri Materiale 25, 000
Inxhinieri Ekonomike 25, 000
Inxhinieri Gjeologjike 25, 000
Inxhinieri Gjeoburimesh 25, 000
Inxhinieri Gjeoinformatikë 25, 000
Inxhinieri Gjeomjedis 25, 000
Inxhineiri Elektronike 30,000
Inxhinieri Informatike 30,000
Inxhinieri Telekomunikacioni 30,000
UNIVERSITETI “FAN NOLI” KORÇË
Gjuhë-Letërsi 20,000
Gjuhë Angleze 20,000
Mësuesi për arsimin fillor 20,000
Mësuesi për arsimin parashkollor 20,000
Histori-Gjeografi 20,000
Filozofi-Sociologji 20,000
Matematikë Fizikë 20,000
Matematikë Informatikë 20,000
Biologji-Kimi 20,000
Teknologji Informacioni 20,000
Infermieri e Përgjithshme 20,000
Mami (Infermier) 20,000
Administrim dhe Politika Sociale 20,000
Financë–Kontabilitet 20,000
Menaxhim 20,000
Administrim Biznesi në Marketing 20,000
Administrim Biznesi në Turizëm 20,000
Agroushqim 20,000
Agrobiznes 20,000
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
Gjuhë-Letërsi 25, 000
Histori-Gjeografi 25, 000
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 25,000
Gjuhë Angleze 25, 000
Gjuhë Frënge 25, 000
Gjuhë Italiane 25, 000
Gazetari 25, 000
Gazetari-Anglisht 25, 000
Biologji-Kimi 25, 000
Matematikë-Fizikë 25, 000
Teknologjitë e Informacionit 25, 000
Teknolog Laborant (2 vjeçar) 25, 000
Fizikë Kompjuterike 25, 000
Matematikë Informatike 25, 000
Infermieri e Përgjithshme 25, 000
Infermieri-Mami 25, 000
Fizioterapi 25, 000
Logopedi 25, 000
Imazheri 25, 000
Teknologji Laboratori 25, 000
Mësuesi për arsimin fillor 25, 000
Mësuesi për arsimin parashkollor 25, 000
Edukim Qytetar 25, 000
Punonjës Social 25, 000
Filozofi-Sociologji 25, 000
Psikologji 25, 000
Edukim fizik dhe sporte 25, 000
Administrim-Biznes 25, 000
Financë-Kontabilitet 25, 000
Ekonomia dhe e Drejta 25, 000
Informatikë Ekonomike 25, 000
Ekonomi Turizmi 25, 000
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 25, 000
Shkenca Juridike në Biznes 25, 000
Shkenca Juridike në sektorin publik 25, 000
UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS
Biologji-Kimi 20, 000
Matematikë-Informatikë 20, 000
Teknologji Informacioni 20, 000
Infermieri e përgjithshme 20, 000
Infermieri Mami 20, 000
Histori – Gjeografi 20, 000
Gjuhë – Letërsi Shqipe 20, 000
Gjuhë Letërsi Angleze 20, 000
Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek 20, 000
Mësuesi për Arsimin Fiillor 20, 000
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 20, 000
Kontabilitet – Financë 20, 000
Administrim – Publik 20, 000
UNIVERSITETI I SHKODRES
Gjuhë-Letërsi 20, 000
Gazetari dhe Komunikim 20, 000
Histori 20, 000
Gjeografi 20, 000
Matematikë 20, 000
Fizikë 20, 000
Informatikë 20, 000
Biologji – Kimi 20, 000
Infermieri e Përgjithshme 20, 000
Infermieri (Mami) 20, 000
Infermieri (Fizioterapi) 20, 000
Mësuesi për Arsimin Fillor 20, 000
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 20, 000
Psikologji 25, 000
Punë Sociale 25, 000
Edukim Fizik dhe Sporte 20, 000
Financë-Kontabilitet 20, 000
Administrim-Biznes 20, 000
Turizëm 20, 000
Gjuhë Angleze 20, 000
Gjuhë Italiane 20, 000
Gjuhë Gjermane 20, 000
Gjuhë Frënge 20, 000
Drejtësi 25,000
UNIVERSITETI I VLORES
Matematikë 20, 000
Shkenca Kompjuterike 20, 000
Teknologji Informacioni 20, 000
Informatikë 20, 000
Inxhinieri Navale 20, 000
Inxhinieri Mekanike 20, 000
Navigacion dhe Peshkim Detar 20, 000
Biologji 20, 000
Inxhinieri Elektrike 20, 000
Administrim Biznesi 20, 000
Menaxhim Turizmi 20, 000
Ekonomiks 20, 000
Financë 20, 000
Kontabilitet 20, 000
Marketing 20, 000
Mësuesi për Arsimin Fillor 20, 000
Mësuesi për Arsimin 20, 000
Parashkollor 20, 000
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 20, 000
Gjuhë Angleze 20, 000
Gjuhë Italiane 20, 000
Histori – Gjeografi 20, 000
Drejtësi 20, 000
Infermieri e Përgjithshme 20, 000
Infermier Mami 20,000
UNIVERSITETI I DURRESIT
Administrim Biznesi 25,000
Menaxhim – Marketing 25,000
Shkenca Ekonomike 25,000
Financë –Kontabilitet 25,000
Bankë Financë 25,000
Menaxhim Hotel Restorant 25,000
Menaxhim Turizëm Kulturor 25,000
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 25,000
Drejtësi 25,000
Shkenca Politike 25,000
Administrim Publik 25,000
Politikë Ekonomike 25,000
Marrëdhënie me Publikun 25,000
Histori 25,000
Infermieri e Përgjithshme 25,000
Mami 25,000
Fizioterapi 25,000
Navigacion dhe Peshkim Detar 25,000
Teknikë Elektrike (2- vjeçar) 25,000
Hidroteknikë Ujësjellës 25,000
Kanalizime (2- vjeçar) 25,000
Asistencë Stomatologji(2-vjeçar) 25,000
Menaxhim Ndërtimi (2- vjeçar) 25,000
Menaxhim Transporti (2- vjeçar) 25,000
Asistencë Ligjore (2- vjeçar) 25,000
Asistencë Administrative 25,000
Teknologji Automobilash (2-vjeçar) 25,000
Teknikë e Rrjeteve Kompjuterike (2-vjeçar) 25,000
Informatikë Praktike (2- vjeçar) 25,000
Gjuhë Angleze 25,000
Mësuesi për arsimin fillor 25,000
Mësuesi për arsimin parashkollor 25,000
Ekspert në proces formimimi 25,000
Psikologji-Sociologji 25,000
Gjuhë Letërsi-Anglisht 25,000
Gjermanisht-Anglisht 25,000
Shkenca Kompjuterike 25,000
Sistemet e Informacionit 25,000
Teknologji Informacioni 25,000
Matematikë-Informatikë 25,000
Informatikë-Anglisht 25,000
Multimedia dhe Televizioni Dixhital 25,000
Menaxhim i Bankave (Program në Gjuhë Angleze) 25,000
Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 25,000
UNIVERSITETI I ARTEVE TIRANË
Regji Filmi dhe TV 40,000
Aktrim 40,000
Regji 40,000
Skenografi – Kostumografi 40,000
Koreografi 40,000
Pikturë, Skulpturë 40,000
Muzikologji, Kompozim 40,000
Dirizhim, Piano, Violinë, Violinçel 40,000
Violë 40,000
Kitarë 40,000
Kontrabas 40,000
Flaut 40,000
Oboe 40,000
Klarinetë 40,000
Fagot 40,000
Korno 40,000
Trombë 40,000
Trombonë 40,000
Bastub 40,000
Kanto 40,000
Pedagogji Muzikore 40,000
Fizarmonikë Klasik 40,000
Universiteti i Sporteve
Shkencat e Lëvizjes 35,000
Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit 35,000
